Deputeti i PS Qefalia: Kam propozuar që të amnistohen protestuesit e Berishës që sulmuan me forcë në selinë blu

27 Mars, 22:33| Përditesimi: 27 Mars, 22:54

  • Share

Amnistia Penale javën tjetër kalon për votim në seancë plenare, ku dhe duhen 84 vota. Deputeti i PS Xhemal Qefalia në Repolitix në Report tv tha se të gjitha gjasat janë që të kalojë.

"Lajmi është që të enjten në datë katër do zhvillohet seanca dhe të gjitha gjasat janë që amnistia të kalojë. Të gjitha hamendësimet janë bërë sepse po gjykohen po futen këto që janë dënuar nga GJKKO e krimeve kundër korrupsionit janë gjëra që nuk kanë sjellë në vëmendje të opinionit publik apo politik për të nxjerrë emra se kush përfiton.

Është parë që mazhoranca ka treguar humanizëm për ta sjellë në kuvend, zakonisht në memorien parlamentare në të gjitha amnistitë ka pasur dakordësi dhe nga opozita. Një individ që kalon nga statusi i paraburgosurit në të dënuar ai konsiderohet i dënuar. Unë kam një listë dhe kam nxjerrë emra individësh një jurist në Sarandë që i falej një vit. Tre policë nga Kukësi. Ne jemi dakort ta tërheqim. Nëse ka një mosdakordësi që kjo të mos kalojë çfarë problemi ka le të vazhdojnë të qëndrojnë ato në burg".

Madje deputeti u shpreh se ka propozuar që të amnistohen edhe protestuesit e Sali Berishës që sulmuan me forcë selinë blu .

"Kam propozuar në komisionin e sigurisë kombëtare që protestuesit që kanë protestuar te Basha i cili ishte i izoluar me Enkelejdin, unë kam propozuar që edhe ato të falen. të amnistohen. Ndoshta Basha këtu nuk ishte plotësisht dakort."


Lajmi kryesor:

'Repolitix'/ Qefalia: PS është për lista të hapura! Baçi: Në zgjedhje hyjmë edhe me këtë sistem, ne e mundim PS


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?