Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli dhe deputeti i zgjedhur, Ilir Metaj

Politikë

Deputeti i zgjedhur i PS Metaj thumbon Leli: Kalon kohën nëpër aktivitete fasadë në vend që të punojë, Vlora ka nevojë për turistë, jo për kryetar bashkie turist

28 Maj 2021, 11:28| Përditesimi: 28 Maj 2021, 11:50

  • Share

Deputeti i zgjedhur i PS në Vlorë, Ilir Metaj me një foto nga plazhi i ri publik i Vlorës ka thumbuar kryebashkiakun, Dritan Leli.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Metaj shkruan se plazhi i bukur është shndërruar në një lëndinë, pasi sipas tij Leli në vend që të angazhohet me punë konkrete, kalon kohën nëpër aktivitete fasadë pa vlerë.

“Nuk e di, kë pret Leli të vijë e të bëjë punët e përditshme të Bashkisë.”, shkruan ai me një tonë habie ironike.

Meta shprehet se Leli mund të presë dhe se kjo nuk e pengon të mbushë fejsbukun me foto kostumesh që ndërron përditë.

Por sipas tij, Vlora nuk pret, sezoni turistik nuk pret, ndërsa bizneset mezi presin sezonin turistik.

“Vlora ka nevojë për turistë, jo për kryetar bashkie turist në qytetin e tij.”, shkruan ai në fund të postimit.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shpetimi07: 29/05/2021 08:57

    Mesa kam pare ne fb keto dite, Leli me kustum dhe kollaro ka qene vetem tek aktivitetet e defender21 dhe pritja me ambasadoren amerikane, dhe ky i quan aktivitete fasade dhe te kota. Na doli dhe nje deputet me ruset qe se meriton te jete ne kuvendin e shqiperise, ambasada te shikoj me kujdes keta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?