Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa i është kthyer ashpër ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari. Ajo ka kërkuar dorëheqjen e tij dhe të ministres së Brendshme duke i akuzuar për mosgarantimin e jetës së qytetarëve shqiptarë si dhe të aktorëve të drejtësisë.
“Turp të vijë ty që sot këtu po bën avokatin e një vrasësi. Turp që si zv ministër i brendshëm nuk i je pagjetur thirrjes për ndihmë që të ka bërë KLGJ. Që sot nuk mban përgjegjësi bashkë me kolegen për vrasjen e gjyqtarit që jepte vendim në emër të Republikës të Shqipërisë.
Kur policia e shtetit thotë nuk kam kapacitet për të mbrojtur një gjyqtar, çfarë kapaciteti keni ju për të siguruar jetën e qytetarëve shqiptarë. Sot i promovuar pikërisht për këto dështime për papërgjegjshmëri për qytetarët shqiptarë. Këto janë rezultatet e reformës në drejtësi që thua ti? Këto janë rezultatet e keqqeverisjes tuaj që nuk çon policët që të mbrojnë gjyqtarët e shtetit.
Ne 1 minutë heshtje e mbajmë por nuk do të thotë që Kuvendi duhet të heshti. Ju keni tejkaluar çdo skenar, dhe ato që bëheshin filma sepse Shqipëria sot nuk ofron siguri. të dy jeni skandalozë me qëndrimet që mbani. Të dy duhet të jepni dorëheqjen”, tha Zhupa.
Lajmi kryesor:
Vrasja e gjyqtarit/ PD në Kuvend: Të dorëhiqet ministrja e Brendshme! Koçiu: Ju i linçoni gjyqtarët! Lamallari: Turp, po bëni politikë
K.B/r.k./ReportTv.al