Ina Zhupa, deputete e PD
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar sot (19 shkurt) në mbështetje të banorëve të Ksamilit, që po protestojnë për mbrojtjen e banesave të tyre në Manastir, te plazhi i “Pasqyrave”.
Banorët janë kërcënuar që të ikin vetë, pasi aty do jepet për një investim strategjik.
“Vjedhje dhe skandal të marrësh pronat e qytetarëve. T’i rrafshosh me qëllimin për ta marrë një investitor strategjik. Pikat e vogla të Mirela Kumbaros po i marrin shpirtin qytetarëve të zonave bregdetare kryesisht, ku lakmia është më e madhe”, shprehet Zhupa ndër të tjera në profilin e saj në rrjetin social Facebook.
Zhupa e ka denoncuar masakrën në jug me këtë ligj dhe ka zhvilluar interpelanca me ministren Mirela Kumbaro.
Reagimi i plotë i Ina Zhupës në Facebook:
“Ndalni grabitjen e pronave të banorëve të Manastirit, për vjedhjet strategjike.
Hajdutëria dhe babëzia mbi pronat e lakmuara të vendit vazhdon në emër të investimeve strategjike. Edhe në muajt e fundit para përzënies me votë, kjo qeveri nuk i ndal vjedhjet strategjike.
Banorëve të Manastirit mbi plazhin Pasqyra do ju prishen shtëpitë e tyre në interes të ndërtimit të një investimi strategjik. Banorët e zonës kanë protestuar sot në Sarandë, po asnjë institucion nuk reagon. Ata kërcënohen për të ikur nga shtëpitë e tyre.
Vjedhje dhe skandal të marrësh pronat e qytetarëve ti rrafshosh me qëllimin për ta marr një investitor strategjik. Pikat e vogla të Mirela Kumbaros po i marrin shpirtin qytetarëve të zonave bregdetare kryesisht, ku lakmia është më e madhe.
I kam denoncuar që në fillim gjithë masakrat që bëhet me këtë ligj për “vjedhjet strategjike” dhe i garantoj banorët se ne do qëndrojmë në krahun e tyre”.
Lajmi kryesor:
Sarandë/ Protestë kundër ndërtimit të resortit turistik! Investimi strategjik te plazhi i ‘Pasqyrave’ me leje të KKRRT, banorët: Do na shemben banesat, duam certifikatë pronësie
A.Q/ReportTv.al
