Sociale

Sarandë/ Protestë kundër ndërtimit të resortit turistik! Investimi strategjik te plazhi i ‘Pasqyrave’ me leje të KKRRT, banorët: Do na shemben banesat, duam certifikatë pronësie

19 Shkurt, 15:22| Përditesimi: 19 Shkurt, 17:02

  • Share

Banorët e fshatit Manastir, që jetojnë prej 30 vitesh pranë plazhit të njohur “Pasqyra” në Ksamil, protestuan këtë të mërkurë para zyrave të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Sarandë.

Banorët kërkojnë certifikatat e pronësisë për shtëpitë, të cilat i kanë prej vitesh në proces legalizimi. Ata thanë se banesat e tyre rrezikojnë të shemben nga IKMT, për t’i hapur rrugë ndërtimit të një resorti turistik.

“Unë jam banor i Manastirit tek pasqyrat dhe kam 30 vite që kam bërë investime të miat atje dhe tani vijnë nga Tirana dhe thonë ikni ju, se vijmë ne atje me shtëpi. Duan që ta na heqin me shtëpi. Ne duam që Kadastra këtu të na shërbejë, se na takon ne atje. Duam të drejtën tonë që ça janë bashki dhe Kadastra të na shërbejë neve. Na thanë që do të vijmë ta diskutojmë dhe ta shohim nga afër çështjen tuaj. Thonë se ju jeni të padëshirueshëm atje, tek Pasqyrat”, shprehet një prej tyre.

Vendimi për ndërtimin e “Ksamil Seaside Resort & Residential, The Mirrors, Faza I” është miratuar një vit më parë nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit. Ndërsa së fundmi kompania që ka marrë lejen e ndërtimit, ka vendosur tabelat në zonën ku ndërtohet resorti, ç’ka ka sjellë revoltën e banorëve.

“Kam 30 vite atje jam me taksa të paguara dhe jam me shtëpi. Ne do të vazhdojmë me bllokim rruge, unë e kam bërë me djersë dhe do ta ruaj me gjak shtëpinë time. Kërkojë të drejtën time. Kemi vajtuar dhe në ministri dhe na kanë thënë që do vijmë që ta shohim çështjen tuaj dhe nuk kanë ardhur akoma, po i presim që të vijnë. Nuk duam gjë tjetër vetëm të na lënë që të jetojmë në shtëpitë tona”, vijon ai.

Banorët thanë se ende nuk janë njohur zyrtarisht me vendimin për shembjen e banesave të tyre, por ndihen të rrezikuar pasi kanë parë lejen e zhvillimit të resortit turistik, i cili shtrihet në hapësirën ku ata kanë banesat. Protestuesit kërkojnë transparencë dhe drejtësi, duke theksuar se kanë ndërtuar shtëpitë me kursimet e një jete dhe se shumë prej tyre nuk kanë alternativa të tjera strehimi.

“Unë jam me 3 fëmijë, të dal tani jashtë nga shtëpia, ku të vemi, më mirë të na vrasin! Na kanë vënë postbllok atje, ‘pronë private’! Duam takim me Avokatin e Popullit”.

Këta banorë kanë ndërtuar shtëpitë në zonën e Manastirit pas vitit 1996 dhe aktualisht janë në proces legalizimi. Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka refuzuar kërkesat e tyre për pagesën e tokës dhe për pasojë nuk kanë certifikata pronësie.

Ora 16:58
Deputetja Zhupa: Ndalni grabitjen e pronave të banorëve të Manastirit, për vjedhjet strategjike! Do u prishen shtëpitë te 'Pasqyrat'

Ina Zhupa, deputete e PD

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar sot (19 shkurt) në mbështetje të banorëve të Ksamilit, që po protestojnë për mbrojtjen e banesave të tyre në Manastir, te plazhi i “Pasqyrave”.

Banorët janë kërcënuar që të ikin vetë, pasi aty do jepet për një investim strategjik. 

“Vjedhje dhe skandal të marrësh pronat e qytetarëve. T’i rrafshosh me qëllimin për ta marrë një investitor strategjik. Pikat e vogla të Mirela Kumbaros po i marrin shpirtin qytetarëve të zonave bregdetare kryesisht, ku lakmia është më e madhe”, shprehet Zhupa ndër të tjera në profilin e saj në rrjetin social Facebook.

Zhupa e ka denoncuar masakrën në jug me këtë ligj dhe ka zhvilluar interpelanca me ministren Mirela Kumbaro. 

Reagimi i plotë i Ina Zhupës në Facebook

“Ndalni grabitjen e pronave të banorëve të Manastirit, për vjedhjet strategjike.

Hajdutëria dhe babëzia mbi pronat e lakmuara të vendit vazhdon në emër të investimeve strategjike. Edhe në muajt e fundit para përzënies me votë, kjo qeveri nuk i ndal vjedhjet strategjike. 

Banorëve të Manastirit mbi plazhin Pasqyra do ju prishen shtëpitë e tyre në interes të ndërtimit të një investimi strategjik. Banorët e zonës kanë protestuar sot në Sarandë, po asnjë institucion nuk reagon. Ata kërcënohen për të ikur nga shtëpitë e tyre. 

Vjedhje dhe skandal të marrësh pronat e qytetarëve ti rrafshosh me qëllimin për ta marr një investitor strategjik. Pikat e vogla të Mirela Kumbaros po i marrin shpirtin qytetarëve të zonave bregdetare kryesisht, ku lakmia është më e madhe. 

I kam denoncuar që në fillim gjithë masakrat që bëhet me këtë ligj për “vjedhjet strategjike” dhe i garantoj banorët se ne do qëndrojmë në krahun e tyre”.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ajo: 20/02/2025 06:43

    Shkaterroni cdo gje qe ka mbetur ne natyre,se edhe ato ndertime masive vetem shkaterim sjellin dhe plera.

    Përgjigju
  • Turi: 20/02/2025 01:43

    Prona duhet te vej te pronari. Pronori sipas ligjeve te shtetit e zhvillon. Mos te ankohen hajdutet per pronat e pronarve. Pronaret legjitim duhet te marin pronat qe ja u ka mare shteti 50 vjet dhe 35 hajdutet ordiner. Prona te i zoti.

    Përgjigju
  • Iris: 20/02/2025 00:37

    Tani po provoni vete se c'kane hequr pronaret e vertete te atyre zonave per shkak se ua zute ju token.S.d.q protestat aty jane pa vlere.Besoj se e dini kush eshte koka e gjarperit me emrin KKRRT?Vetem te strofulla e Tij ja vlen te protestosh.

    Përgjigju
  • Bim: 19/02/2025 18:21

    Shpresojm qe nga ajri ta arrijm ta dallojm nje peme ne Shqiperi

    Përgjigju
  • Soll Lili: 19/02/2025 17:16

    Grabitesit e pare te pronave ne ksamil ankohen kunder grabitsve te dyte me arsyetimin se ata jane me legjitim se grabiten te paret.

    Përgjigju
  • Or tej: 19/02/2025 16:34

    Futini sa me shume beton bregdetit me investitoret strategjike or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?