Teuta 2-1 Tirana

Sport

Derbi i kryeqytetit mbetet rrugëve, Tirana - Dinamo spostohet në Elbasan! Agjenda e raundit të 27-të në Superligë

28 Shkurt, 10:58| Përditesimi: 28 Shkurt, 13:33

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit po përgatit raundin e 27-të. Fundjavën e 1 dhe 2 marsit luhen pesë ndeshjet e fundit të fazës së tretë, teksa spikat se derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos do luhet në "Elbasan Arena". Për të disatën ndeshje Tirana luan jashtë fushe pasi nuk ka shtëpi në kryeqytet.

Laçi - Vllaznia do të çelë siparin e javës së 27-të, me ndeshjen që do të luhet të shtunën në Laç, duke nisur nga ora 14:00. Po nesër, në orën 17:00 AF Elbasani do të presë Partizanin në stadiumin “Elbasan Arena”.

Tre ndeshjet e tjera të javës janë programuar për të dielën. Takimi i parë do të zhvillohet në orën 14:00 në stadiumin “Adush Muça”, ku do të përballen Bylisi me Skënderbeun.

Në 17:00 do të luhen dy takimet e fundit të javës së 27-të; Tirana - Dinamo dhe Egnatia - Teuta. 'Derbi i kryeqytetit' do luhet në Elbasan, ndërsa  Egnatia për herë të parë luan me prozhektorë në stadiumin e rinovuar të Rrogozhinës.

Superliga, raundi 27-të:

E shtunë, 1 mars 2025

14:00 Laçi - Vllaznia

17:00 AF Elbasani - Partizani

E diel, 2 mars 2025

14:00 Bylis - Skënderbeu

17:00 Egnatia - Teuta

17:00 Tirana - Dinamo (Elbasan)

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se në primaret e PD do të fitojnë kandidatët më të mirë?