Edlir Tetova, trajneri i Egnatias

Sport

Në Rrogozhinë luhet me prozhektorë, Tetova: Mendjen te ndeshja e radhës, Egnatia katër mungesa titullarësh

28 Shkurt, 13:30| Përditesimi: 28 Shkurt, 13:33

  • Share

Egnatia dhe Teuta luajnë të diel në orën 17:00 për raundin e 27-të në Superligë. Për herë të parë në stadiumin e Rrogozhinës ndeshja do zhvillohet me prozhektorë në "Arenën Egnatia" të restauruar.

Përpara këtij dueli për mediet foli Edlir Tetova. Trajneri i Egnatias tha se mendja është vetëm në ndeshjen e radhës, ndërsa konfirmoi dëmtimet e Aleksit, Ndrecës, Malotës dhe Lushkjas.

Forma dhe dëmtimet - Vijmë nga një kualifikim, për herë të tretë jemi në gjysmëfinale dhe vazhdojmë përpara për atë që do të ndodhë. Grupi ka mungesa, por çunat që kanë qenë të gatshëm gjatë javës mendoj që do të japin më të mirën ditën e nesërme.

Ndeshja me prozhektorë për herë të parë në Rrogozhinë...

Mendoj që do të jetë një spektakël në radhë të parë, për gjithë atë që ka ofruar zoti Demrozi për Rrogozhinën, uroj të jetë një ogur i mirë edhe për ndeshjen. Ajo që i përket të shkuarës është histori, grupi është i fokusuar te ajo e nesërmja dhe mendoj që do të hymë në fushë për 3 pikët.

Humbja me Skënderbeun - Ndeshja e Korçës tashmë është e kaluar, i kemi analizuar situatat, pastaj ndeshja me Bylisin ishim më komodë, morëm një rezultat 1-3 në fushën e tyre dhe pastaj rezultati 2-2 na çoi në gjysmëfinale.

Formacioni - Unë e kam specifikuar gjithmonë që çdo lojtar është i rëndësishëm dhe ka rol specifik, kemi mungesa, por nuk mund të bëjmë më alibi për këtë pasi gjithmonë kemi pasur mungesa. Unë po kërkoj që ta kem grupin e plotë, por Aleksi, Ndreca, Malota, Lushkja janë mungesa që ndjehen në ekip.

Mendoj kur bën shumë ndryshime, merren parasysh këto, dy ndeshje është një lojtar dhe dy ndeshje një tjetër. Gjithë ekipi duhet të mbrojë. Mendoj që çdo ndeshje ka specifikat e kësaj, kemi Teutën njëherë, fokusi është këtu dhe pastaj do të shohim ndeshje pas ndeshje çfarë do të ndodhë.

Golat dhe sulmuesit - Është viti i tretë i imi këtu dhe sulmuesit nuk kanë pasur rol vendimtar te golat, golat kanë qenë të shpërndarë, është nga mënyra e lojës, ashtu si Tetova e koncepton. Ejani në stadium kemi nevojë për ju”, tha Edlir Tetova.

Pas 26 ndeshjeve të luajtura Egnatia me 48 pikë mbran kreun e Superligës, tre më shumë se ndjekësit e Vllaznisë. Ndërkohë Teuta me 27 pikë pozicionohet në vendin e tetë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se në primaret e PD do të fitojnë kandidatët më të mirë?