TIRANË - U luajt sot derbi i zjarrtë i kryeqytetit, i vlefshëm për Superligën shqiptare, Partizani-Tirana, i vlefshëm për javën e 24-t të Kategorisë Superiore, e përfunduar 1-1.
Takimi ishte programuar për në orën 13:30, por për shkak të mbërritjes me vonesë të autobusit të ekipit bardheblu, derbi nisi në orën 14:00.
Edhe FSHF konfirmoi shtyrjen me një njoftim të shkurtër sot (9 Shkurt).
“Departamenti i Garave në FSHF njofton se ndeshja derbi Partizani–Tirana do të nisë në orën 14:00 dhe jo në 13:30 siç ishte planifikuar fillimisht.
Ky ndryshim është bërë për arsye logjistike dhe për të lehtësuar lëvizjen në zonën e stadiumit, duke u mundësuar tifozëve të mbërrijnë në kohë në “Arenën e Demave”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Atmosfera e derbit është disi e tensionuar para ndeshjes. Në momentin që mbërrijnë tifozët e Tiranës në stadium, tifozët e Partizanit që janë brenda tij, gjuajnë nga tribuna me sende, për t'i goditur.
Ndërsa tifozët e Tiranës nuk janë më shumë se 200 persona, pasi kapaciteti i stadiumit 'Arena e Demave' nuk e lejon. Më pas, teksa tifozeria bardheblu u akomodua në stadium, ultrasit e Partizanit, dolën në fushë dhe u drejtuan drejt tribunës kundërshtare.
Nuk mungoi konflikti në distancë, teksa efektivët ndërhynë për të shuar 'zjarrin' e ndezur dhe për të ndarë tifozët. Një efektiv policie mbeti i plagosur, ndërsa dy tifozë të Partizanit u shoqëruan në komisariat nga policia.
Pas barazimit të Partizanit në derbin me Tiranën në minutat e fundit, lojtarët dhe stafet e dy ekipeve u përfshinë në një sherr masiv në mes të fushës.
Nuk munguan kartonat e kuq nga gjyqtari Eldorjan Hamiti.
Ai mund të ketë nxjerrë 7 kartona të kuq, teksa ndeshja ende po luhet në minutat e fundit.
4 prej kartonëve ishin për në fushën e lojës, teksa ndeshja po luhet 9 me 9 në sekondat e fundit dhe rezultati është 1-1 pas barazimit të Sembenes.
Një punonjës policie është dërguar në spital pas sherrit mes tifozëve të Tiranës dhe Partizanit para nisjes së derbit të kryeqytetit mesditën e sotme në Arena e Demave.
Gjithashtu policia bën me dije se janë shoqëruar në komisariat dy tifozë të skuadrës së Partizanit. Derbi nisi 30 minuta me vonesë nga sa ishte parashikuar, në orën 14:00.
'Gjatë hyrjes në stadiumin “Arena e Demave”, Tufinë, të tifozëve dhe sportdashësve për të ndjekur ndeshjen e futbollit Partizani-Tirana, është goditur me sende të forta një punonjës policie, i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit dy shtetas (tifozë të skuadrës së futbollit Partizani), për akte të dhunshme para dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes.
Në vijim do të keni informacion me të dhëna më të plota në lidhje me rastin.', njofton policia.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)
Te zihesh per keto dy klube morracakesh,, o zot,,,ruaji se nuk di se c'bejne....
Përgjigju