Një punonjës policie është dërguar në spital pas sherrit mes tifozëve të Tiranës dhe Partizanit para nisjes së derbit të kryeqytetit mesditën e sotme në Arena e Demave.
Gjithashtu policia bën me dije se janë shoqëruar në komisariat dy tifozë të skuadrës së Partizanit. Derbi nisi 30 minuta me vonesë nga sa ishte parashikuar, në orën 14:00.
'Gjatë hyrjes në stadiumin “Arena e Demave”, Tufinë, të tifozëve dhe sportdashësve për të ndjekur ndeshjen e futbollit Partizani-Tirana, është goditur me sende të forta një punonjës policie, i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit dy shtetas (tifozë të skuadrës së futbollit Partizani), për akte të dhunshme para dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes.
Në vijim do të keni informacion me të dhëna më të plota në lidhje me rastin.', njofton policia.
Lajmi kryesor:
Derbi i kryeqytetit/ Shtyhet me 30 minuta Partizani-Tirana te ‘Arena e Demave’! Sherr me shkopinj, tifozët zihen para ndeshjes! Shoqërohen dy ultras të 'Të Kuqve' (VIDEO)
G.K/E.H/ReportTv.al
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)