Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim kapitenin e anijes shtetasin E. K, që dyshohet të ketë hedhur mbetje vajore duke ndotur ujin në detin e Shëngjinit.
Policia njofton se rreth orës 15: 10 , jemi njoftuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, se kanë konstatuar ndotje të ujit, në fillimin e shetitores në bregdetin e Shëngjinit.
Gjatë verifikimeve të kryera dhe pas administrimit të raportit të nisjeve të anijeve në portin e Shëngjin, nga shërbimet e Policisë, ka rezultuar se ka dalë në lundrim anija tregtare me kapiten shtetasin E. K, për të cilin u bë shpallja në kërkim, për veprën penale "Ndotja e ajrit, ujit dhe tokës" , pasi dyshohet të ketë hedhur mbetje vajore në detin e Shëngjinit.
Gjithashtu, janë marrë mostra të ndotjes për ekzaminim të mëtejshme, si dhe është administruar praktika e daljes së anijes nga porti. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Lajmi kryesor:
Derdhet naftë, ndotet në 1 km vija bregdetare e Shëngjinit, shpallet në kërkim kapiteni i anijes! Era e rëndë ‘pushton’ zonën (VIDEO)
M.Q.//ReportTv.al