TIRANE-Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit ka gjobitur dhe çuar për ndjekje penale firmën e parë që paguhej nga taksat e qytetarëve për të trajtuar mbetjet urbane në Rrogozhinë, por në fakt i hidhte në lumin Shkumbin duke krijuar një landfill të hapur, ndërsa gjithçka përfundonte në det. “Viola-Green SHPK” është gjobitur me 2 mln lekë, pasi mbetjet urbane të qytetit të Rrogozhinës i kishte hedhur në fshatin Zall, pranë bregut të lumit Shkumbin, pjesë e territorit të kësaj bashkie. Veç masave administrative, policia e shtetit njofton se do të ndërmarrë hetim penal për këtë rast, si dhe në çdo rast tjetër që lidhet me krimet mjedisore. IKMT thekson se ka njoftuar bashkinë Rrogozhinë për ndërprerjen e depozitimit të mbetjeve dhe rehabilitimin mjedisor të zonës.
Por kush janë pronarët e kësaj kompanie, “Viola-Green SHPK”? “Viola-Green SHPK” është themeluar në vitin 2015. Ka si objekt pastrimin dhe përpunimin e mbetjeve. Kompania është në pronësi të Fatos Jaupit me 33% të aksioneve, Marsel Shega ka 34% të aksioneve dhe Sherif Kapllani 33% të aksioneve. Marsel Shega është administrator i kompanisë. Zyrat kjo kompani i ka në rrugën "Zhan d’ark" në Tiranë. “Viola-Green SHPK” ka lidhur 4 kontrata për pastrim të mbetjeve, 2 kontrata me Bashkinë Prrenjas, një me Bashkinë e Peqinit dhe një me Kuçovën. Vlera e 4 kontratave është 198 723 683 lekë, pra këtë shumë e ka marrë nga taksat e qytetarëve nga bashkitë, por mbetjet i ka hedhur në Shkumbin duke i kthyer në një 'bombë ekologjike'.
IKMT u bën thirrje gjithë bashkive të vlerësojnë si prioritet mbrojtjen e mjedisit përgjatë kryerjes së punëve publike. "IKMT në bashkëpunim me Policinë e Shtetit do të intensifikojë inspektimet në terren, në çdo bashki apo njësi vendore, duke shoqëruar me masa të ashpra çdo shkelje të konstatuar. IKMT dhe Policia e Shtetit fton qytetarët dhe mediat të denoncojnë raste të abuzimit me mjedisin, duke telefonuar falas në 112 apo në aplikacionin Komisariati Dixhital" mbyllet njoftimi.
Ndërkohë që pas kronikave denoncuese në Report Tv se basenet e lumit Tirana, Ishëm, përroit të Arbanës ishin mbushur me mbetje spitalore, plastikë dhe inerte, prokuroria e Tiranës nis hetimin dhe kërkoi me shkresë urgjente nga pushteti lokal përgjigje. Kush i ka hedhur mbetjet? Sa herë janë kontrolluar lumenjtë? Përse nuk janë pastruar sipas pamjeve të transmetuara në media? Janë këto pyetjet e prokurorisë drejtuar zyrave të pushtetit lokal në të cilat kalojnë këto lumenj. Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit pak muaj më parë kaloi nga Ministria e Mjedisit në varësi të Ministrisë së Brendshme, ndërsa Sandër Lleshaj ka paralajmëruar se aksioni do të shtrihet në të gjithë vendin për pastrimin e lumenjve.
Nje gje me cudit kompania me zyra ne Tirane do kontrollonte plerat e Prrenjasit,Peqinit etj!? Nuk do ishte me mire nje kompani locale?
PërgjigjuSa ishte gjoba per thyerje karantine? Kjo kompani ka marre para per trajtim te mbetjeve spitalore dhe nga ana tjeter thjesht i hedh ne lume dhe qelb dynjane, i vendosin keto gjoba qesharake. TURP!!! 2 mln euro te ishte, pse jo edhe me shume, 5, 10, kane kryer krim me vetedije te plote. Plus te viheshin ne rresht per te pastruar te gjithe demin e bere me risurset e veta, ose perndryshe BURG per pronaret e kompanise. Nga ana tjeter ata qe kane vene gjoben duhen cuar per ndjekje penale. Te korruptuar!!!!
PërgjigjuNormal kur ka marre pjesen e vet ata qe kane dhene tenderin mjedisi etj etj, ne lume do ti hedhe.
PërgjigjuImagjino për 30 vjet c eshte bere?! Shoqeri e eger!
PërgjigjuKush i ka mbrojtur keta kriminele dhe me keq, kush ka ndare parate me keta pisa duhet te ndeshkohet. Keshtu kuptojme qe kemi shtet, ne mos besojme se kemi ca zuzare palaco qe nuk vrasin si Berisha, por vjedhin njesoj si ai bandit
PërgjigjuNuk e kuptoni qe kta po na grabisin e bejne sikur gjobisin e pastaj i japin tendera te tjere. Imagjino cfare demi kane bere ata e kto e gjobisin me 20 mln AAL. Min duhet e dhe ta pastroje e ti hiqet licensa.
Burg burg burg dhe vetem burg. Gjith kto viruse dhe kancera vin nga ndotja e mjedisit
PërgjigjuTe tre keta kane marre coken ne fund te muajit nga Firma pastrimit ne kembim te heshtjes te tre keta duhen te ndiqen peanalisht dhe te pushogen nga puna
PërgjigjuBRAVO,,NGORDHINI NE GJOBA KETA PALACO,,,10 MILION LEKE VERJANI GJOBEN,,POR DHE SHTETI TE CAKTOJE VENDE KU MUND TE HIDHEN INERTET OSE TE KETE PIKA TE PERPUNIMIT TE INERTEVE QE TE PERDOREN PER MBUSHJE RRUGESH,,,OSE PREGATITJE BETONI PER TU VENDOSUR ANES LUMEJVE QE TE NDALOHEN EROZIONI I TOKAVE,,...NE SKOCI ISHTE NJE FIRME QE PERZIENTE ASFALTIN ME SHISHE DHE PLASTIKE QE ISHTE GRIRE NE KOKRRIZA SHUME TE VOGLA DHE PERZIEJ ME ASFALTIN ,,,PERDOREJ PER SHTRIM RRUGESH DHE RRUGA KISHTE SHUME REZISTENCE....
PërgjigjuOrtaku me mbiemrin Demo eshte familjar i ngushte i kryebashkiakut te Beratit, Ervin Demo. Keshtu fitohen kontratat ne Shqipëri.
Përgjigjujep me shume detaje
Po inspektori i mjedisit ne bashki e merr rrogen te plote, po inspektori i policise rendit qe mbulon zonen e merr rrogen te plote, po kryetari i bashkise Rrogozhine nuk ka pergjegjesi,te tre keta duhen te pushohen nga puna dhe ne ndjekje penale.
Përgjigju