Klajda GJosha

'Dërgimi i çështjes së detit në Hagë', Gjosha: Fsheh shumë të panjohura! Rama u mundua të hiqte vëmendjen duke folur për presidentin

20 Tetor 2020, 20:17| Përditesimi: 20 Tetor 2020, 21:21

  • Share

Vendimi i ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias dhe kryeministrit Edi Rama për të çuar çështjen e detit në Gjykatën e Hagës, për ish-ministrjen e LSI Klajda Gjosha është një veprim që fsheh shumë të panjohura dhe që tregon sipas saj një mungesë të theksuar transparence.

"Dërgimi i cështjes së detit në Hagë, pa nxjerrë në pah se ku qëndron ngërci i bisedimeve, duket qartë se fsheh shumë të panjohura dhe një mungesë të theksuar transparence. Përderisa vendet kanë pasur mos dakordësi, do të thotë se bisedime për marrëveshje ka pasur! Pyetja ime për Kryeministrin është: Cfarë është diskutuar për cështjen e detit dhe ku ka caluar marrëveshja? Besoj që opinioni publik meriton të njihet me të vërtetën", shkruan ajo.

Më tej ajo thotë se sot Rama, u mundua u mundua të hiqte vëmendjen e cështjes së detit duke folur për Presidentin e Republikës.

Sot pamë një Kryeministër me dy fytyra, që herë ushtron presion ndaj Greqisë sic bëri edhe në 2014 dhe herë përulet me nderim ndaj shtetit fqinj. Nuk e di nëse është pozicioni i Ministrit të Jashtëm ky i sotmi, por që realisht tregon një mungesë koherence dhe vazhdimësie në politikën e jashtme.

U mundua të hiqte vëmendjen e cështjes së detit duke folur për Presidentin e Republikës. Por harroi që uli vendin e tij përballë vendit tjetër dhe tregoi edhe njëherë se politika e tij është e lodhur, jo përfaqësuese dhe denigruese për vendin", shkruan Gjosha.


Lajmi kryesor:

Ligji i luftës, Shehu: S'ka një të tillë mes Greqisë dhe Shqipërisë, nul që kur u firmos traktati i miqësisë! Gjosha për 'Detin': Dërgimi i çështjes në Hagë fsheh të panjohura


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?