Përfaqësues të PD dhe LSI kanë reaguar në lidhje me deklaratat e ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias dhe kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e detiti që kanë vendosur ta çojnë në Gjykatën e Hagës dhe për heqjen e ligjit të luftës.
Sipas Tritan Shehut ish-ministër i PD, mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk ka një ligj lufte dhe se ky është hequr që kur është firmosur traktati miqësisë mes Greqisë e Shqipërisë në vitin ’96.
Nëse Shqipëria dhe Greqia do të ishin në gjendje lufte, sipas Shehut sot ministri grek sipas tij nuk do të ishte në Tiranë. Sakaq ai akuzon kryeminsitrin se gjatë këtyre viteve qeverisje shkatërroi marrëdhëniet me vendin fqinj, duke sjellë pasoja të mëdha për vendin. Shehu thekson se nëse një ligj i tillë ekziston në sirtarët e Athinës, i takon Greqisë ta djegë.
Vendimi i ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias dhe kryeministrit Edi Rama për të çuar çështjen e detit në Gjykatën e Hagës, për ish-ministrjen e LSI Klajda Gjosha është një veprim që fsheh shumë të panjohura dhe që tregon sipas saj një mungesë të theksuar transparence.
Ish-ministri i PD Tritan Shehu, ka deklaruar se nuk ekziston asnjë ligj lufte mes Greqisë dhe Shqipërisë.
Përmes një postimi në facebook ai shkruan se ky ligj është nul që kur është firmosur traktati miqësisë mes Greqisë e Shqipërisë në vitin ’96. Për vendimin e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të jashtëm grek Nikos Dendias se për çështjen e detit do të vendosë Gjykata e Hagës, Shehu e quan një pikë kthese të Ramës.
"Një kollare me simbolet e flamurit nuk mund të shlyeje demet e medha ndaj këtij vendi. Shumë shumë ajo sot flet për komplekset e fajit. Rama mbas shumë piruetave e pasojave negative pranon atë që kundershtoi.
Mbasi shkatërroi atë marrëveshje normale për kufijte detare të vitit 2009, mbasi kundërshtoi idene e dy qeverive te atëhereshme Berisha e Samaras per gjykim ne Hagë, mbasi na sulmoi në për mbështetje edhe se fundmi të kësaj rruge, sot “gellitit” çfarë ka thënë e kthehet te Gjykata Nderkombëtare. Ajo kollare nuk mund të fshehë tashmë humbjen e asaj mundësie, më të mirë të mundshme me ate marrëveshje dhe as pasojat per vendin tonë", shkruan Shehu.
Më tej ai shton se nëse Shqipëria dhe Greqia do të ishin në gjendje lufte, sot ministri grek sipas tij nuk do të ishte në Tiranë. Sakaq ai akuzon kryeminsitrin se gjatë këtyre viteve qeverisje shkatërroi marrëdhëniet me vendin fqinj, duke sjellë pasoja të mëdha për vendin. Shehu thekson se nëse një ligj i tillë ekziston në sirtarët e Athinës, i takon Greqisë ta djegë.
"Rama duhet te kuptoje se nqs Shqiperia e Greqia do te ishin ne gjendje lufte, sot Mininistri Grek nuk do te ishte ne Tirane. Lerini ata qe mund te kene disa “fashikuj” te vjeter e pa vlerë ne sirtare ne Athinë t’i djegin vete ato pa u “paguar” prej nesh per kete dhe mos u mburrni keshtu sot me ate kollare se i dhate fund nje “lufte” imagjinare.
Ndersa sa per maredheniet me Greqine qe ju sistematikisht, qellimshem i shkaterruat prej 2013 duke cenuar keshtu edhe interest tona kombetare, gje qe nuk mund ta kompesioni me ate kollare, ato vertet do te permiresohen e forcohen, por pas 25 prillit", shton Shehu.
Vendimi i ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias dhe kryeministrit Edi Rama për të çuar çështjen e detit në Gjykatën e Hagës, për ish-ministrjen e LSI Klajda Gjosha është një veprim që fsheh shumë të panjohura dhe që tregon sipas saj një mungesë të theksuar transparence.
"Dërgimi i cështjes së detit në Hagë, pa nxjerrë në pah se ku qëndron ngërci i bisedimeve, duket qartë se fsheh shumë të panjohura dhe një mungesë të theksuar transparence. Përderisa vendet kanë pasur mos dakordësi, do të thotë se bisedime për marrëveshje ka pasur! Pyetja ime për Kryeministrin është: Cfarë është diskutuar për cështjen e detit dhe ku ka caluar marrëveshja? Besoj që opinioni publik meriton të njihet me të vërtetën", shkruan ajo.
Më tej ajo thotë se sot Rama, u mundua u mundua të hiqte vëmendjen e cështjes së detit duke folur për Presidentin e Republikës.
Sot pamë një Kryeministër me dy fytyra, që herë ushtron presion ndaj Greqisë sic bëri edhe në 2014 dhe herë përulet me nderim ndaj shtetit fqinj. Nuk e di nëse është pozicioni i Ministrit të Jashtëm ky i sotmi, por që realisht tregon një mungesë koherence dhe vazhdimësie në politikën e jashtme.
U mundua të hiqte vëmendjen e cështjes së detit duke folur për Presidentin e Republikës. Por harroi që uli vendin e tij përballë vendit tjetër dhe tregoi edhe njëherë se politika e tij është e lodhur, jo përfaqësuese dhe denigruese për vendin", shkruan Gjosha.