Zamira Sina në çadrën e Lulzim Bashës para kryeministrisë në vitin 2017

Politikë

Nga çadra me Bashën kundër Ramës, pedagogia Zamira Sina në listën e mbyllur të PS për Qarkun Vlorë

13 Mars, 19:01| Përditesimi: 13 Mars, 19:11

  • Share

Ditën e djeshme partitë politike zbuluan për publikun dhe dorëzuan në KQZ listat me emrat e kandidatëve për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Çka u vu re në prezantimin e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste, ishte rekrutimi i disa personazheve që vite më parë ishin pjesë e opozitës dhe në vijën e parë të frontit në luftën qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Një prej tyre ishte Zamira Sina, dekane e Fakultetit të Ekonomisë në universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë. Sina u prezantua nga drejtuesi politik Bledi Çuçi, si kandidate në listën e mbyllur të socialistëve për Qarkun Vlorë.

Pedagogia dhe dekania Sina ka qenë një ndër “banoret” më stoike të çadrës së Lulzim Bashës para kryeministrisë në vitin 2017.

Pavarësisht kësaj, duket se Partia Socialiste ka kapërcyer çdo paragjykim për të shkuarën politike të zonjës Sina, duke e bërë pjesë të imazhit të saj kryesor për Qarkun Vlorë.

Përfshirjen e saj në listën e mbyllur të Partisë Socialiste në Vlorë, e përmendi sot edhe kryeministri Rama, në rubrikën live “Sy m’Sy”.

“Kemi dekanen e Fakultetit Ekonomik të Vlorës në listën e mbyllur. Ka qenë në çadër zonja, pedagoge, ka qenë këtu poshtë, kërkonte rritje të pagave për pedagogët dhe sot është në listën e mbyllur. Dje, deri dje, kur ishte se harrova. O Lul, kur ka qenë more vëlla? 2017 më duket ka qenë. Në 2017 ishte këtu sepse mendonte që unë duhet të ikja. Tani mendon që unë duhet të rri. Ëelcome. Goxha zonjë, dekane, njeri i respektuar”,- deklaroi Rama.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kollozeria e Rilindjes 2.0: 14/03/2025 23:00

    Keshtu mendon dbe Kollozi i Aluiznit se asaj kohe...e shifte me te ardhme...dhe jo betem ate, por wdhe ate tjetden spiker te Tv se tij ne kohen e ndritur te Berishes, qe perseri Rama e zgjodhi depute ne losta te mbyllura. Shijet e Cucit jane 12 vite pas. Ppr ketij te fundit nuhatja politike i vjen nje dozine vite me pas. Hallall

    Përgjigju
  • Socialisti i vjetër: 14/03/2025 10:13

    Po hallall, Rama të fusë çdo njeri veç atyre që kanë dhënë kontribut për dekada me radhë. E pastaj ta votojë kopeja socialiste..s'ka faj ai jo, kanë faj votuesit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?