Damian Gjiknuri ka folur për herë të pas pas fitores së thellë së PS në Vlorë dhe sigurimit të 9 mandateve. Në një intervistë për gazetarin e Report TV Armand Xhelili, Gjiknuri, i cili deri më tani rezulton si kandidati më i votuar, shprehu mirënjohje për mbështetjen.
Sipas tij, vlonjatët vlerësuan modelin politik dhe rolin që ai ka patur si drejtues i qarkut.
“Ndihem shumë mirë pasi kam qenë katër vite i larguar dhe të rikthehesh pas katër viteve është një garë e vështirë. Ndihem shumë i kënaqur, i përmbushur pasi u bë një fushatë shumë e mirë dhe mbi të gjitha gjeta mirënjohjen e qytetarëve pavarësisht se isha larguar për katër vite dhe kjo është një vlerë e shtuar për atë cfarë kam thënë në fushatë. Vlonjatët vlerësuan modelin politik dhe rolin që kam qenë si drejtues por edhe mënyrën se si kam drejtuar politikisht Vlorën. U jam shumë borxhli për këtë vlerësim që më kanë bërë.”, u shpreh Gjiknuri.
Pyetjes se “Jeni shprehur se në çdo bashki që keni bërë, do të qëndroni deputet se aty ku do të merrni maksimumin e votave”, Gjiknuri iu përgjigj:
“Patjetër ku më votoi populli sepse qytetarët janë ata që vendosin se ku do të ushtroj detyrën time.”
I pyetur për votën e diasporës, ai tha se pret të marrë gjithashtu një mbështetje nga vlonjatët që jetojnë jashtë për ndryshimet që ka pësuar qyteti.
“Unë parashikoj që vlonjatët e diasporës të bëjnë ata që bënë vlonjatët e Shqipërisë pasi një pjesë e tyre janë dëshmitarë e ndryshimeve të Vlorës dhe janë të lidhur me familjarët e Vlorës kështu që mendoj se do të kem edhe mbështetjen e qytetarëve të Diasporës. Mbi të gjitha edhe si një votë mirënjohjeje për atë që bëra në Komisionin e reformës zgjedhore që mundësova votën e diasporës për herë të parë në Shqipëri.”, shtoi ai.
Sa i përket mandatit të 9-të, Gjiknuri tha se ishte një bashkëpunim i gjithë ekipit të PS.
Komente
