Dervishaj bën deklaratën e fortë: SPAK po heton gjeneralë të ministrisë së Mbrojtjes, 20 telefona të sekuestruar! Priten zhvillime për këtë çështje

18 Dhjetor 2023, 22:21| Përditesimi: 18 Dhjetor 2023, 23:14

  • Share

 

Gazetari Ferdinand Dervishaj ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “5 pyetjet” në Report Tv ku tha se SPAK ka thelluar hetimet për tjetërsimin e pronave të ushtrisë dhe theksoi se diçka të tillë e tregoi edhe Rama gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS ku nënkuptonte ish-ministren Olta Xhaçka.

Ai tha se tashmë hetimet janë hapur në disa çështje të ndryshme dhe se shkojnë deri në nivel gjeneralësh, të cilëve u janë sekuestruar telefonat.

“Filloi si padi për pronat e forcës detare por është shpërndarë në disa çështje, edhe për atë të helikopterëve. Janë blerë të rinj. Mesa di unë ka edhe histori që shkojnë deri në orgji. Janë sekuestruar rreth 20 celularë të elitës në rang gjeneralësh. Deri këtu maten hetimet e SPAK për ministrinë e Mbrojtjes që drejtohej nga Olta Xhacka. Meqë kryeministri foli për këtë pjesë, besoj se së shpejti do kemi zhvillime për këtë pjesë. Di që shkon edhe në nivel të ish-shefi të shtabit të përgjithshëm, nivel gjeneralësh. Nuk e di se çfarë do ndodhë me Xhaçkën. Në këtë çështje ka hedhur firmën edhe presidenti aktual por nuk e di se kush është niveli i hetimeve”- tha Dervishaj.


Lajmi kryesor:

SPAK ‘rrugë të lirë’ për arrestimin e Berishës, juristi: Do të vihet në arrest shtëpiak! Bozdo: Standart i dyfishtë! Dervishaj: Dikush po kërkon ta ndëshkojë


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?