Ditën e sotme (18 dhjetor), Këshilli i Mandateve i hapi rrugë kërkesës së SPAK për arrestin e Berishës duke i hequr imunitetin këtij të fundit me 6 vota pro, mes të cilave edhe ajo e Enkelejd Alibeajt.
I ftuar në studion e emisionit “5 pyetjet” nga gazetari Ilir Babaramo në Report Tv, juristi Arbër Hoxha, teksa foli për pasojat që mund të vijnë për Berishën, tha se kreu i Rithemelimit do të vihet në arrest shtëpie dhe nuk do të ketë asnjë të drejtë kontakti përveçse me njerëz të familjes.
“Në rast se Berishës do i caktohet masa e sigurisë arrest shtëpie, Berisha nuk ka sasnjë të drejtë të dalë nga banesa e tij dhe nuk ka të drejtë të takohet me persona të tjerë veçse familjarë. Neni 289 thotë kur Kuvendi nuk miraton kërkesën e SPAK për të dhënë një masë tjetër, SPAK mund t’i caktohet pa autorizimin e Kuvendit të ndryshme nga arresti në shtëpi apo në burg. Ky pretendim i Berishës është ngritur në kërkesën ankimore dhe kjo kërkesë është gjykuar nga gjykata e Apelit”- u shpreh juristi.
Ndërsa anëtari i kryesisë së Rithemelimit, Eno Bozdo tha se SPAK po mban standarte të dyfishta lidhur me kërkesën për arrestin e Berishës. Ai shtoi se mbledhja duhet të ishte pezulluar përderisa 30 deputetë kanë dorëzuar në gjykatën Kushtetuese një kërkesë ku prezumohet se masa shtrënguese ndaj kreut të Rithemelimit, ishte antikushtetutese.
“Këto po mbahet një standart tjetër. Këtu minimalisht duhet të kishte thënë “stop”. Ne e kemi interpretuar këtë gjë ndryshe. Sa kohë gjyjkata Kushtetuese ka marrë kërkesën, mbledhja duhet pezulluar derisa të dilte vendimi. Nuk besoj se Berisha është nga ata persona që mund të largohet nga vendi. Kjo është bërë duke e ditur reagimin e Berishës dhe për ta futur atë me patjetër në arrest shtëpie apo me burg. Sali Berisha do jetë në arrest shtëpie për një vepër penale që as SPAK nuk e di nëse ekziston. Pra ka dyshime për diçka por nuk ka prova për ta treguar. Nuk më bind dot njeri mua që kjo nuk është vepër politike pa skenar politik ”- tha Bozdo.
Nga ana tjetër, gazetari Ferdinand Dervishaj tha se ka dyshime se dikush kërkon ta ndëshkojë Berishën, duke theksuar se duhet të ketë prova për të ndodhur një gjë e tillë dhe shtoi se një ndërhyrje e Gjykatës Kushtetuese mund t’i zhbëjë gjëra.
“Ndërhyrja e GJK mund t’i zhbëjë gjërat sepse rrëzon të gjithë zinxhirin e veprimeve të kryera më pas. Kjo është shumë e thjeshtë. Duket sikur dikush kërkon me patjetër që këtë njeri ta ndëshkojë. Nuk është në nderin e SPAK-ut. Në këtë histori të mos shkojnë me tifozllëk, nuk jemi në stadium. Nuk duhet që Berisha të marrë ndëshkim se kështu e do opinioni, por me prova” tha ai.
Gjithashtu, për juristin Franc Nuri, procesi doli që në fillim nga “shinat” kushtetuese, duke argumentuar se fillimisht duhet të ishte marrë autorizimi i Kuvendit dhe më pas SPAK të vepronte në bazë të atij vendimi e jo t’i caktonte Berishës masë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë vendit” për aferën ‘Partizani’.
Gazetari Ferdinand Dervishaj ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “5 pyetjet” në Report Tv ku tha se SPAK ka thelluar hetimet për tjetërsimin e pronave të ushtrisë dhe theksoi se diçka të tillë e tregoi edhe Rama gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS ku nënkuptonte ish-ministren Olta Xhaçka.
Ai tha se tashmë hetimet janë hapur në disa çështje të ndryshme dhe se shkojnë deri në nivel gjeneralësh, të cilëve u janë sekuestruar telefonat.
“Filloi si padi për pronat e forcës detare por është shpërndarë në disa çështje, edhe për atë të helikopterëve. Janë blerë të rinj. Mesa di unë ka edhe histori që shkojnë deri në orgji. Janë sekuestruar rreth 20 celularë të elitës në rang gjeneralësh. Deri këtu maten hetimet e SPAK për ministrinë e Mbrojtjes që drejtohej nga Olta Xhacka. Meqë kryeministri foli për këtë pjesë, besoj se së shpejti do kemi zhvillime për këtë pjesë. Di që shkon edhe në nivel të ish-shefi të shtabit të përgjithshëm, nivel gjeneralësh. Nuk e di se çfarë do ndodhë me Xhaçkën. Në këtë çështje ka hedhur firmën edhe presidenti aktual por nuk e di se kush është niveli i hetimeve”- tha Dervishaj.
Eshte e natyrshme qe Bozdo do mbroj liderin e tij,se vete me urdher te liderit ben namin me koncensione 1 muaj para se te largoheshin dhe mender prokuroria e atehershme megjithe korrupsionin e tyre nuk hapi nje ceshtje , dhe fket ky karafil i korruptuar per dy standarte.Mire kho qe eshte vj dhje por kur te vije rasti i Gerdecit dhe 11 Janarit cfar prrallash do degjojme!
PërgjigjuDo i hane m**** sic ja kane ngren deri tani
PërgjigjuEpo dikush doli qe t'a rrezoje Berishen nga kali i paprekshmerise!Por askush nuk kerkon t'a ndershkoje ,perkundrazi,ja beri vetes cdo gje,prova ka plot dhe sikur te fillohet qe nga 90' per cdo gje qe ka bere,nuk do e shikonte me driten e Diellit po te ishte nje qytetar i rendomte.Por po e trajtojme /me dorreza/ dhe denimin rrezik t'a kete dhe me te lehte se Al Capone dikur, qe njihej si gangster qe kishte bere shume vrasje,por qe u denua per evazion fiskal dhe ate denim nuk e beri te plote se Zoti i dha denimin me te rende i dha sifilizin qe ja beri trurin me keq se nje femije!
Përgjigju