Deschamps në histori, kampion Bote si lojtar e trajner

15 Korrik 2018, 20:19| Përditesimi: 15 Korrik 2018, 20:20

  • Share

Didier Deschamps është i tretë në histori që e fiton Kupën e Botës si lojtar dhe si trajner. Me triumfin në finalen e madhe të Moskës ndaj Kroacisë 4-2 trajneri francez arriti brazilianin Mario Zagallo dhe gjermanin Franz Beckenbauer të vetmit që e kishin fituar deri tani Kupën e Botës si lojtar dhe trajner.

Didier Deschamps ishte kapiten i Francës që ngriti në qiellin e Parisit Kupën e Botës në vitin 1998 ku transalpinët e fitonin për herë të parë në histori. Ndërsa 20 vite më pas Deschamps drejtoi djemtë e tij tek titulli kampion në Rusi.

Po ashtu mund të kujtojmë që Didier Deschamps e dërgoi Francën edhe në finalen e Europianit të para dy viteve ku u mposht 1-0 nga Portugalia.

Një sukses si francezi e kishin arritur më parë Mario Zagallo me Brazilin që fitoi Botërorët në vitet 1958 dhe 1962 si lojtar dhe doli kampion bote në 1970 si trajner.

Ndërsa gjermani Beckenbauer u shpall kampion Bote si lojtar në vitin 1974 dhe si trajner udhëhoqi Gjermaninë drejt titullit kampion në vitin 1990.

Didier Deschamps është në olimpin e më të mirëve duke iu bashkuar Zagallos dhe Beckenbauer që Botërorin e kanë fituar si lojtar dhe trajner.


Lajmi kryesor:

Merr fund ëndrra kroate, Franca shpallet kampione bote


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?