Franca shpallet kampione bote duke mposhtur Kroacinë. Është hera e dytë në historinë e Botërorit që Franca fiton Kupën. Një ndeshje emocionuese dhe plot gola.
Mbappe, Pogba dhe Griezmann kanë qenë golashënuesit e kombëtres franceze. Kroacia arriti denjësisht në këtë finale të madhe. Mandzukiç dhe Perisiç kanë shënuar për Kroacinë.
Ëndrra e kroatëve ka marrë fund tashmë pavarësisht se ka qenë një ndër skuadrat që ka lënë zemrën në fushë. Gjatë këtij Botërori Franca ka 6 fitore dhe një barazim. Me këtë ndeshje është mbyllur dhe ky Botëror i surprizave.
Momente nga ndeshja Francë-Kroaci
Franca (4-2-3-1) - Lloris, Pavard, Varane, Umtiti, Hernandez; Pogba, Kanté; Matuidi, Griezmann, Giroud; Mbappé.
Kroacia (4-2-3-1) - Subasic, Vrsaljko, Strinic, Lovren, Vida; Rakitic, Modric; Brozovic, Perisic, Mandzukic; Rebic.
Këngëtarja shqiptare Era Istrefi mori pjesë sot në finalen e Botërorit në Moskë, në ceremoninë hapëse, ku këndoi përkrah Nicky James dhe Will Smith.
Menjëherë pas përfundimit të performancës së saj, Era ka postuar një foto në Instagramin e saj ku duket duke bërë simbolin e shqiponjës para miliona tifozëve që ndodheshin në Lushnig për të ndjekur ndeshjen Francë-Kroaci.
Këngëtarja shqiptare e shoqëron foton me përshkrimin “Respekt për të gjitha kombet”.
Çtë themi më shumë për Erën, sërish nga bëri na krenarë!
Fotoja e postuar nga Era Istrefi në Instagram:
Didier Deschamps është i tretë në histori që e fiton Kupën e Botës si lojtar dhe si trajner. Me triumfin në finalen e madhe të Moskës ndaj Kroacisë 4-2 trajneri francez arriti brazilianin Mario Zagallo dhe gjermanin Franz Beckenbauer të vetmit që e kishin fituar deri tani Kupën e Botës si lojtar dhe trajner.
Didier Deschamps ishte kapiten i Francës që ngriti në qiellin e Parisit Kupën e Botës në vitin 1998 ku transalpinët e fitonin për herë të parë në histori. Ndërsa 20 vite më pas Deschamps drejtoi djemtë e tij tek titulli kampion në Rusi.
Po ashtu mund të kujtojmë që Didier Deschamps e dërgoi Francën edhe në finalen e Europianit të para dy viteve ku u mposht 1-0 nga Portugalia.
Një sukses si francezi e kishin arritur më parë Mario Zagallo me Brazilin që fitoi Botërorët në vitet 1958 dhe 1962 si lojtar dhe doli kampion bote në 1970 si trajner.
Ndërsa gjermani Beckenbauer u shpall kampion Bote si lojtar në vitin 1974 dhe si trajner udhëhoqi Gjermaninë drejt titullit kampion në vitin 1990.
Didier Deschamps është në olimpin e më të mirëve duke iu bashkuar Zagallos dhe Beckenbauer që Botërorin e kanë fituar si lojtar dhe trajner.
Futbollisti francez Antoine Griezmann u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes në këtë finale botërori duke shënuar me penallti e më pas duke kontribuar në golin që zhbllokoi rezultatin. Në përfundim të ndeshjes, Griezmann iu drejtoi një mesazh shokëve të tij të kombëtarës, duke iu thënë: ‘Sonte do të fle unë me Kupën e Botës’.
Griezmann ka thënë se ndihet i lumtur për lojën e skuadrës së tij.
“Bëmë një lojë shumë të mirë. U rritëm hap pas hapi dhe arritëm kulmin në pjesën e dytë. Kemi punuar fort, dhe në fund kemi triumfuar. Jam shumë i lumtur që do të kthehemi me trofeun në Francë. Sot do të fle unë me Kupën e Botës."-ka thënë Griezmann.
Francezët kanë mbushur rrugët pas fitores së Fracës përballë Kroacisë në Lushnig të Moskës.
Francezët, të njohur për shpirtin e tyre festiv, me flamuj në duar këndojnë dhe kërcejnë rrugëve pas shpalljes “kampion bote”.
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:
Skuadra e Didier Dechampe merr kupën pas një botërori të mbushur me surpriza, pas një loje me performancë absolute, ku francezët ia dolën për të na dhuruar emocione.
Sinjalet e para Franca i dha që në Euro 2016, ku arriti në finale përballë Portugalisë, por turi në këtë botëror konfirmoi gjendjen e shkëlqyer fizike të gjelave.
Franca nisi rrugëtimin me ndeshjen përballë Australisë, me një rezultat 2-1.
Në fazën në grupe, Franca u përball gjithashtu me Perunë, të cilën e mundi me rezultatin 1-0.
Ndeshja përballë Danimarkës u mbyll me barazim 0-0, por nuk e pengoi Francën të grumbullonte 7 pikë në grupin C, e të dilte e para.
Me 7 pikë, me një ekip gati për t’u sprovuar, Franca u fut në fazën e 1/8-ave ku u përball me Argjentinën e Messit, të cilën e mundi me rezultatin 4-3.
Në fazën çerekfinale, Franca mundi Uruguain 2-0 duke shkuar në gjysmëfinale përballë Belgjikës të cilën e mundi me rezultatin e lehtë 1-0.
Këtu Franca merr qetësinë dhe vjen në një finale magjike. Mund me një rezultat fantastik skuadrën ballkanase të cilës i shkatërroi “ëndrrën” për të marrë një trofe të mundshëm e për të bërë historinë.