Dëshmia e Afërdita Ferracakut: Milena Deraj na tha se po ndërtonte me Tom Doshin, ja përgjigja që na ktheu politikani

26 Maj 2023, 14:27| Përditesimi: 26 Maj 2023, 14:29

  • Share

1684330270_B3AB754DOSHI0FR20180416182544.jpg

Report Tv ka siguruar dëshminë e Afërdita Ferracakut, e cila thotë se e ka njohur Milena Deraj përmes Elira Shytit dhe në bisedë e sipër i ka treguar se punon në departamentin e bonove të thesarit te Banka e Shqipërisë. Pasi i ka sugjeruar investimit, është kthyer disa herë të tjera duke insistuar që të investonte paratë. Këtu thotë se ka nisur dyshimet se e mashtronte pasi i thoshte se ka interesa aq të larta që shkonin në 100% të vlerës.

Afërdita thotë se u habit dhe iu kthye në mendje skema piramidale ku kishte interesa të larta dhe humbi shuma të ndryshme parash. Pasi ia ka bërë të qartë se s’ka mundësi për investime, Milena i ka treguar se bashkëshorti i saj punonte te Ministria e Brendshme dhe kishte njohje të  rëndësishme që mund t’i nxirrte pasaporta shqiptare.

Kjo gjë i interesonte dhe ia propozoi disa miqve në Kosovë por Milena kërkonte pagesë 10 mijë euro që i dukej e ekzagjeruar. Edhe për këtë u tërhoq se s’kishte besim. Gjatë takimeve dëgjonte vazhdimisht Milenën që pretendonte se njihte prokurorë e gjyqtarë dhe se kishte dijeni për çështjen e të afërmve të saj në Shkodër duke i thënë se njeh prokurorin Arjan Ndoj që mund t’ja zgjidhte. Për këtë ka njoftuar Abedin Ferracakun, i cili erdhi në Tiranë të takonte Milenën dhe më pas vunë kontakt bashkë.

Rreth 10 ditë para zgjedhjeve mësoi se Milena kishte marrë shifrën 340 mijë euro për t’i ndihmuar por s’kishte  bërë asnjë veprim për këtë çështje. Pas interesimit që kishin bërë e të njohurit, kanë dëgjuar se Milena ishte duke investuar në një pallat me Tom Doshin.

Duke qenë se kanë marrëdhënie familjare me këtë të fundit thonë se e kanë takuar në zyrat e tij, ku i ka thënë se Milena Derajn e njeh si emër por është mashtruese dhe të mos merren me të se s’po investon për asnjë pronë.

Po ashtu shprehet se i kanë kërkuar paratë pa kërcënim duke i thënë se mund t’i mbajë 50 mijë euro. Sipas Afërditës, i kishin thënë se paratë i duheshin se ishin në hall prej proceseve gjyqësore. Në dëshminë e saj mohon pretendimet se e kanë kërcënuar apo e kanë marrë peng.


Lajmi kryesor:

Mashtrime për 'pazare’ me burgimet përjetë, lihet në burg Milena Deraj! 30-vjeçarja shkoi në polici pasi u kërcënua, zbardhen SMS-të! Përmendi Arjan Ndojin e Tom Doshin


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?