Mashtrime për 'pazare’ me burgimet përjetë, lihet në burg Milena Deraj! 30-vjeçarja shkoi në polici pasi u kërcënua, zbardhen SMS-të! Përmendi Arjan Ndojin e Tom Doshin

26 Maj 2023, 11:06| Përditesimi: 26 Maj 2023, 15:28

  • Share

Gjykata e Tiranës caktoi masën arrest me burg ndaj 30-vjeçares Milena Deraj e akuzuar për mashtrim në shuma të mëdha dhe me pasoja të rënda. E reja gjatë përballjes me gjykatën, pretendoi se është kërcenuar nga katër banda në lidhje me shumën prej 340 mijë euro që kishte marrë prej familjes Ferracaku me qëllim për ti shpëtuar të akuzuarit për masakrën e Velipojës nga dënimi me burg përjetë.

Në dosjen e prokurorisë, shpjegohet se hetimet filluan pikërisht pas denoncimit të bërë në polici nga vetë Migena Deraj në datën 23 maj 2023 në orën 22.00 të mbrëmjes. Në polici autorja e mashtrimit ka pretenduar se është mbjtur peng në Shkodër nga anëtarë të familjes Ferracaku të cilët e kanë kërcënuar me armë. Po kështu, Deraj pretendon se ka marrë mesazhe kërcënuese në telefon, konkretisht: Nuk duhet me lëviz kund, nesër në porën 10.00 të jesh në Shkodër bashkë me dalin.

Një tjetër mesazh i gjetur në telefonin e 30-vjecares është: E treta, sqarim për çdo gjë se përfunduan këtu ose dikush do e paguaj me jetën e familjarëve”. Mesazhi i fundit ka qenë natën e dëenoncimit, ku shkruhej: mos lëviz nga shtëpia, se po vijnë të të marrin”.  Pasi kanë marrë dëshminë e të resë, hetuesit kanë pyetur edhe personat e përmendur prej saj. Një prej tyre ka qenë edhe Aferdita Ferracaku, e cila kishte shërbyer edhe si ndërmjetëse për kontaktin e të akuzuarës me anëtarët e familjes nga Shkodra. Gjatë dëshmisë para hetuesve, Afërdita Ferracaku ka ekspozuar edhe një episode tjetër mashtrimi nga ana e 30-vjeçares.

“Milena thotë se bashkëshorti i saj punonte në Ministrinë e Brendshme dhe kishte njohje të rëndësishme ku kishte mundësi të nxirrte pasaporta shqiptare. Kjo gjë më ka interesuar dhe u kam propozuar disa miqve të saj në Kosovë, por duke qenë se Milena ka kërkuar parapagim 10 mijë euro një shumë më është dukur e ekzagjeruar dhe jam tërhequr nga ky propozim pasi nuk kishte besim.

Përveç pretendimeve se i shoqi punonte në Ministrinë e Brendshme, Milena Deraj ka pretenduar se kishte njohje me gjyqtarë dhe prokurorë të ndryshëm ku ka përmendur edhe ish prokurorin arjan Ndoja, tashmë avokat. Në dosje përshkruhet se si Deraj ka pretenduar se është takuar me Ndojën, i cili pasi ka studiuar dosjen e masakrës në Velipojë I ka thënë se duheshin 340 mijë euro për të mbrojtur të akuzuarit. Por po aty, shpjegohet se e reja ka pranuar se pas disa muajsh Ndoja është tërhequr nga kjo çështje dhe se nuk kishte dijeni për paratë që ajo I kishte marrë familjes Ferracaku.

Arjan Ndoja u shkarkua nga detyra e prokurorit në maj 2022, nga KPK ndërkohë që është në pritje të vendimit nga KPA. Ligjërisht gjatë kësaj kohe nuk I lejohet të ushtrojë aktivitet si avokat. Në 2019 ai ra pre e një atentati ku u vra shoferi I tij dhe vetë ndoja u plagos kur ndodhej në makinë me Landi Muhamrremin. E reja ka përmendur edhe emrin e deputetit Tom Doshi, duke pretenduar se njihej me të edhe pse nga hetimi, ky pretendim ka rënë poshtë. Në dosje thuhet se Migena Deraj pretendon se punonte me Tom Doshin dhe njihej me të, por edhe një rast takimi tek hoteli I tij në Tiranë, ai nuk ka qenë I pranishëm. Në një bisedë telefonike me anëtarët e familjes Ferracaku, ai u ka thënë se nuk kishte lidhje fare me Migena Derajn, e njihte si emër por as punonte dhe as po ndërtonte me të. U ka thënë se është mashtruese dhe nuk duhej ti jepnin para.

Prokuroria përshkruan në dosje pretendimet e 30-vjeçares se ajo ka dashur t`jua kthejë pas paratë anëtarëve të familjes Ferracaku pasi nuk kishte arritur t`ju zgjidhte punë me gjyqin, por pretendon se ata nuk I kanë pranuar madje I kanë kërkuar shuma shtesë. Ndryshe pretendon pala tjetër në këtë çështje, ku theksohet se Abedin Ferracaku I ka kërkuar Derajt kthimin e shumës qoftë edhe duke mbajtur një pjesë të saj.    

Milena Deraj, mashtruesja e arrestuar të mërkurën nga Policinë e Tiranës, e cila u mori 570 mijë euro familjes Ferracaku në Shkodër dhe mikeshës së saj, fillimisht mashtroi këtë të fundit. Report Tv mësoi se e mashtruar nga Deraj është Elira Shyti, me të cilën ka pasur marrëdhënie shoqërore të vazhdueshme. Duke qenë se Deraj kishte punuar në bankë, i premtoi shoqes së saj Shyti që të investonte në bono thesari, që më pas të përfitonte nga interesat. Burime bëjnë me dije se paratë Elira Shyti i ka dhënë Derajt edhe në bankë edhe në dorë.

Përmes një banke të nivelit të dytë janë kryer 2 transaksione me shumën e parë prej 47 mijë euro dhe të dytin prej 20 mijë euro. Sipas burimeve, pjesën tjetër të parave Elira ia ka dhënë Milenës në dorë. Pas kallëzimit të Shytit ajo ka deklaruar se paratë ia ka dhënë në shuma të ndryshme që variojnë nga 10 deri në 30 mijë euro, para që sipas saj i merrte borxh nga të afërmit. Megjithatë, kur Shyti po shihte se paratë nuk po i ktheheshin mbrapsht, bindi shoqen e saj Milena Deraj për firmosjen e një deklarate noteriale për shumën totale që i kishte dhënë prej 225 mijë euro.

Në kërkim të parave të saj, të cilat nuk po i ktheheshin, Elira Shyti takoi edhe burrin e Milenës, Genci Llakaj. Sipas dëshmisë së Elirës para hetuesve, Genci punonte në Kryeministri dhe ai e kishte garantuar që do t'i kthenin të gjitha lekët, bashkë me fitimin. Lidhur me rastin e mashtrimit të familjes Ferracaku në Shkodër, ndërlidhës mes Derajt dhe Ferracakëve ishte Elira Shyti.

Ora 14:27
Dëshmia e Afërdita Ferracakut: Milena Deraj na tha se po ndërtonte me Tom Doshin, ja përgjigja që na ktheu politikani

1684330270_B3AB754DOSHI0FR20180416182544.jpg

Report Tv ka siguruar dëshminë e Afërdita Ferracakut, e cila thotë se e ka njohur Milena Deraj përmes Elira Shytit dhe në bisedë e sipër i ka treguar se punon në departamentin e bonove të thesarit te Banka e Shqipërisë. Pasi i ka sugjeruar investimit, është kthyer disa herë të tjera duke insistuar që të investonte paratë. Këtu thotë se ka nisur dyshimet se e mashtronte pasi i thoshte se ka interesa aq të larta që shkonin në 100% të vlerës.

Afërdita thotë se u habit dhe iu kthye në mendje skema piramidale ku kishte interesa të larta dhe humbi shuma të ndryshme parash. Pasi ia ka bërë të qartë se s’ka mundësi për investime, Milena i ka treguar se bashkëshorti i saj punonte te Ministria e Brendshme dhe kishte njohje të  rëndësishme që mund t’i nxirrte pasaporta shqiptare.

Kjo gjë i interesonte dhe ia propozoi disa miqve në Kosovë por Milena kërkonte pagesë 10 mijë euro që i dukej e ekzagjeruar. Edhe për këtë u tërhoq se s’kishte besim. Gjatë takimeve dëgjonte vazhdimisht Milenën që pretendonte se njihte prokurorë e gjyqtarë dhe se kishte dijeni për çështjen e të afërmve të saj në Shkodër duke i thënë se njeh prokurorin Arjan Ndoj që mund t’ja zgjidhte. Për këtë ka njoftuar Abedin Ferracakun, i cili erdhi në Tiranë të takonte Milenën dhe më pas vunë kontakt bashkë.

Rreth 10 ditë para zgjedhjeve mësoi se Milena kishte marrë shifrën 340 mijë euro për t’i ndihmuar por s’kishte  bërë asnjë veprim për këtë çështje. Pas interesimit që kishin bërë e të njohurit, kanë dëgjuar se Milena ishte duke investuar në një pallat me Tom Doshin.

Duke qenë se kanë marrëdhënie familjare me këtë të fundit thonë se e kanë takuar në zyrat e tij, ku i ka thënë se Milena Derajn e njeh si emër por është mashtruese dhe të mos merren me të se s’po investon për asnjë pronë.

Po ashtu shprehet se i kanë kërkuar paratë pa kërcënim duke i thënë se mund t’i mbajë 50 mijë euro. Sipas Afërditës, i kishin thënë se paratë i duheshin se ishin në hall prej proceseve gjyqësore. Në dëshminë e saj mohon pretendimet se e kanë kërcënuar apo e kanë marrë peng.

Ora 13:59
Mashtrimi nga Milena Deraj, detaje nga dëshmia: 6 ditë para zgjedhjeve u takova me Tom Doshin! Pretendon se pasi u mor peng u detyrua që të bënte një video

1684330941_finalprojekt.00000000.Still035.jpg

Në dosjen hetimore që ka siguruar Report Tv për mashtruesen Milena Deraj, zbardhen detaje të reja për dëshminë që përmend edhe emra politikanësh. Sipas saj, dy ditë para zgjedhjeve është takuar me Abedin Ferracakun, i cili i tha se komunikoi në telefon me Tom Doshin. Më pas, Abedini, Afërdita dhe Milena u nisën për në Shkodër.

Sipas Milenës, u ndalën te një ndërtesë në Kiras ose Zus ku nuk kishte persona të tjerë edhe erdhi vëllai i Abedinit, i cili ishte i armatosur. Ajo thotë se e futën në një dhomë ku i thanë se aty ishte ulur edhe avokati Arjan Ndoj ndërsa thotë se qëndroi rreth 2 orë e 30 minuta e u kërcënua me armë se do vritej nëse përvec shumës 340 mijë euro që i kishin marrë për mashtrim, nuk do i jepte edhe 200 mijë euro të tjera.

Gjithashtu pretendon se e kanë detyruar të bëjë video ku do thoshte: “Unë e quajtura Milena Deraj për çështje e zotit Abedin Ferracaku kam marrë shumën prej 540 mijë euro për dosjen Ferracaku me prokurore Znj. Hamzaj”.

Pas disa orësh e lanë të lirë dhe u kthye për në Tiranë së bashku me Afërditën. Ajo tregon se tentoi të kontaktonte me Arjan Ndoj por e kishte të pamundur.

Për shifrën 340 mijë euro thotë se i ka kthyer vetëm 140 mijë ndërsa shumën tjetër prej 200 mijë euro i kishte investuar në fshatin Salari, Tepeleni për të bërë shtëpi guri. Ajo pretendon se shumën e eurove që i kishin dhënë nuk i pranonin por kërkonin në total 540 mijë euro të tjera. Milena Deraj pretendon se familja Ferracaku i ka kërcënuar edhe të afërmit.

Sipas saj, më 22 maj e ka telefonuar Abedin Ferracaku përmes një numri të huaj duke thënë “Të erdhi dita të pres në Shkodër”.

Ajo ppretendon se 6 ditë para zgjedhjeve, Tom Doshi e ka telefonuar për ta pyetur rreth historisë me vëllezërit Ferracaku. Sipas Milena Derajt, është takuar me Tom Doshin në zyrën e tij ku i ka thënë se do ja kthente paratë.

Ora 13:28
Komunikimet përmes aplikacionit Signal, si ia dha paratë familja Ferracaku mashtrueses Deraj! 70 mijë euro i shkëmbyen brenda taksisë para Bankës së Shqipërisë

1684924999_page.jpg

Abedin Ferracaku komunikonte përmes aplikacionit Signal, e cili priste që Milena Deraj dhe avokati Arjan Ndoj ta ndihmonin në një proces gjyqësor që kishin në Shkodër, në lidhje me një ngjarje kriminale të ndodhur në Velipojë, në vitin 2021. Kështu thuhet në dosjen hetimore ku zbardhet dëshmia e saj.

Milena Deraj thotë se në fillim të vitit 2022, Abedin Ferracaku e ka marrë në telefon përmes aplikacionit ‘signal’ duke i kërkuar që të takohen e t’i jepte shumën e parave që kishte biseduar me avokatin.

Më pas e ka takuar dhe i ka dhënë 80 mijë euro. Dy javë më vonë, janë takuar brenda një taksie para Bankës së Shqipërisë ku i ka dhënë 70 mijë euro. Një muaj më vonë, janë takuar te Lulishtja ‘1 maj’ ku i ka dhënë pjesën e mbetur të parave dhe plotësoi shumën 340 mijë euro.

Këto para, thotë se i ka mbajtur në shtëpinë e saj për rreth 10 ditë dhe për 3-4 muaj i ka mbajtur në makinë. Më pas pretendon se avokati Arjan Ndoj e ka kontaktuar duke i thënë se heq dorë nga kjo punë ndërsa Milena Deraj nuk i ka treguar shumë e eurove që i kishin dhënë.

Dy ditë më vonë kontaktoi Abedinin duke i thënë se do t’i kthente lekët po të mos bëhej puna por ai i ka thënë se është vënë në rrezik për këtë shumë parash ndaj do që t’i bëhet puna.

Ora 13:09
Detaje për mashtrimin e Milena Deraj: Bashkëpunova me ish prokurorin Arjan Ndoj për t’i kërkuar 340 mijë € familjes Ferracaku me premtimin se do i shpëtonte nga burgu përjetë

1685099440_arjanndoja.png

Milena Deraj, e cila akuzohet se ka mashtruar familjen Ferracaku duke i kërkuar shifrën 340 mijë euro me premtimin se do i shpëtonte nga burgu përjetë pretendon se ka bashkëpunuar me avokatin Arjan Ndoj, ish prokuror të cilit iu bë atentat më 1 nëntor 2019.

Sipas dosjes hetimore, Milena Deraj i kishte thënë familjes Ferracaku se do të bisedonte me një avokat por pa përmendur emrin dhe do t’i kthente përgjigje. Rreth një javë më vonë është takuar me Arjan Ndojin në një lokal te Liqeni ku i ka treguar problemin që kishte familja Ferracaku.

Ndoj i kishte thënë se do e shihte personalisht dhe do i kthente përgjigje të saktë. Një muaj më vonë, Arjani i kishte thënë se e ka studiuar dosjen edhe është e pamundur që të mos dënohet me provat që disponohen por emund të kërkonin gjykim të shkurtuar për të shmangur dënimin e përjetshëm. Kjo do të bëhej vetëm nëse pranonte gjykata. Për ta bërë këtë, Mirela i ka thënë avokatit Arjan Ndoj se do t’i kërkonte 340 mijë euro Abedin Ferracakut dhe më pas do i kthente përgjigje.

Më pas ka shkuar te Abedini duke i thënë se avokati kërkonte 340 mijë euro për ta kaluar cështjen në gjykim të shkurtuar por do t’i kushtonte rreth 6 muaj kohë. Ende nuk është gjetur asnjë indicie që të tregojë se deklaratat e saj kanë bazë të vërtetë.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Scutari: 26/05/2023 15:40

    Ferra-cakët kanë vrarë një jetim të pafajshëm që në darkë nuk ngopte barkun me bukë! Asnjëherë nuk do të bëjnë hajër në këtë botë!! Trushjanë të trashë!!

    Përgjigju
    • Avokat: 26/05/2023 21:50

      Jam dakord me ty. Ato shkuan edhe shfryn hallet e tyre tek disa njerez te urge. Piken e hajrit mos e bafshin kshu kur pin macja uthull

  • Mirel: 26/05/2023 15:20

    Na u shpif fare ,, cdo dite vetem lajme per njerez te korruptuar lexojm.

    Përgjigju
  • Dashamiri: 26/05/2023 14:55

    Bavo goca, vajze e shkathet dhe me bole. Do mencuri te kesh sukses ne zanatin e ktyre qe meren me mashtrime. Raste si ky i vajzes jane per skenare filmi. Bravo per guximin dhe shkathtesine qe ka. Natyrisht qe ne fund si eci, po adrenaline ama, plot ka pas. Haha

    Përgjigju
  • Eeereeeee: 26/05/2023 14:48

    Bravo cupa

    Përgjigju
  • Gripi: 26/05/2023 14:13

    Mire jua beri Ferracakeve rrace e poshter. Prokuroria do hetoje burimin e parave te Ferracakeve dhe kesaj shoqes te kesaj? Jane shuma shume te medha per te qarkulluar ne cash. Kete kalbeni ne burg por nese nuk hetohet burimi i parave qe ka marre kjo atehere nuk quhet drejtesi.

    Përgjigju
    • e drejta: 26/05/2023 14:32

      BRAVO TAMAM...

  • leshntresh: 26/05/2023 13:11

    do semuret edhe kjo edhe do dali...medet per budallenjte! Ose jane pale droge, ose jeni gomere qe jepni qindra mijera euro

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 26/05/2023 11:16

    Kjo milenaderaj ka qene ne administraten e Banges Shqiperise dhe ne ate te Kuvendit te 140 shushunjave? Apo jane dy milenaderaj?

    Përgjigju
    • Roni: 26/05/2023 15:27

      Po, ne Banke e ne Parlament ka punuar, ka marre rroge nga taksapaguesit shqiptare. Mashtruesja, gruaja e gazetarit te shuar Alfred Peza, e ka pesuar keq. Shpresojme qe drejtesia te vere dore ne burimin e gjithe ketyre parave ne cash qe kane qarkulluar nga morracaket e Velipojes deri tek mashtruesja qe besoj do kalbezohet pak ne burg.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?