Komunikimet përmes aplikacionit Signal, si ia dha paratë familja Ferracaku mashtrueses Deraj! 70 mijë euro i shkëmbyen brenda taksisë para Bankës së Shqipërisë

26 Maj 2023, 13:28| Përditesimi: 26 Maj 2023, 13:29

  • Share

1684924999_page.jpg

Abedin Ferracaku komunikonte përmes aplikacionit Signal, e cili priste që Milena Deraj dhe avokati Arjan Ndoj ta ndihmonin në një proces gjyqësor që kishin në Shkodër, në lidhje me një ngjarje kriminale të ndodhur në Velipojë, në vitin 2021. Kështu thuhet në dosjen hetimore ku zbardhet dëshmia e saj.

Milena Deraj thotë se në fillim të vitit 2022, Abedin Ferracaku e ka marrë në telefon përmes aplikacionit ‘signal’ duke i kërkuar që të takohen e t’i jepte shumën e parave që kishte biseduar me avokatin.

Më pas e ka takuar dhe i ka dhënë 80 mijë euro. Dy javë më vonë, janë takuar brenda një taksie para Bankës së Shqipërisë ku i ka dhënë 70 mijë euro. Një muaj më vonë, janë takuar te Lulishtja ‘1 maj’ ku i ka dhënë pjesën e mbetur të parave dhe plotësoi shumën 340 mijë euro.

Këto para, thotë se i ka mbajtur në shtëpinë e saj për rreth 10 ditë dhe për 3-4 muaj i ka mbajtur në makinë. Më pas pretendon se avokati Arjan Ndoj e ka kontaktuar duke i thënë se heq dorë nga kjo punë ndërsa Milena Deraj nuk i ka treguar shumë e eurove që i kishin dhënë.

Dy ditë më vonë kontaktoi Abedinin duke i thënë se do t’i kthente lekët po të mos bëhej puna por ai i ka thënë se është vënë në rrezik për këtë shumë parash ndaj do që t’i bëhet puna.


Lajmi kryesor:

Mashtrime për 'pazare’ me burgimet përjetë, lihet në burg Milena Deraj! 30-vjeçarja shkoi në polici pasi u kërcënua, zbardhen SMS-të! Përmendi Arjan Ndojin e Tom Doshin


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?