Mashtrimi nga Milena Deraj, detaje nga dëshmia: 6 ditë para zgjedhjeve u takova me Tom Doshin! Pretendon se pasi u mor peng u detyrua që të bënte një video

26 Maj 2023, 13:59| Përditesimi: 26 Maj 2023, 14:03

  • Share

1684330941_finalprojekt.00000000.Still035.jpg

Në dosjen hetimore që ka siguruar Report Tv për mashtruesen Milena Deraj, zbardhen detaje të reja për dëshminë që përmend edhe emra politikanësh. Sipas saj, dy ditë para zgjedhjeve është takuar me Abedin Ferracakun, i cili i tha se komunikoi në telefon me Tom Doshin. Më pas, Abedini, Afërdita dhe Milena u nisën për në Shkodër.

Sipas Milenës, u ndalën te një ndërtesë në Kiras ose Zus ku nuk kishte persona të tjerë edhe erdhi vëllai i Abedinit, i cili ishte i armatosur. Ajo thotë se e futën në një dhomë ku i thanë se aty ishte ulur edhe avokati Arjan Ndoj ndërsa thotë se qëndroi rreth 2 orë e 30 minuta e u kërcënua me armë se do vritej nëse përvec shumës 340 mijë euro që i kishin marrë për mashtrim, nuk do i jepte edhe 200 mijë euro të tjera.

Gjithashtu pretendon se e kanë detyruar të bëjë video ku do thoshte: “Unë e quajtura Milena Deraj për çështje e zotit Abedin Ferracaku kam marrë shumën prej 540 mijë euro për dosjen Ferracaku me prokurore Znj. Hamzaj”.

Pas disa orësh e lanë të lirë dhe u kthye për në Tiranë së bashku me Afërditën. Ajo tregon se tentoi të kontaktonte me Arjan Ndoj por e kishte të pamundur.

Për shifrën 340 mijë euro thotë se i ka kthyer vetëm 140 mijë ndërsa shumën tjetër prej 200 mijë euro i kishte investuar në fshatin Salari, Tepeleni për të bërë shtëpi guri. Ajo pretendon se shumën e eurove që i kishin dhënë nuk i pranonin por kërkonin në total 540 mijë euro të tjera. Milena Deraj pretendon se familja Ferracaku i ka kërcënuar edhe të afërmit.

Sipas saj, më 22 maj e ka telefonuar Abedin Ferracaku përmes një numri të huaj duke thënë “Të erdhi dita të pres në Shkodër”.

Ajo ppretendon se 6 ditë para zgjedhjeve, Tom Doshi e ka telefonuar për ta pyetur rreth historisë me vëllezërit Ferracaku. Sipas Milena Derajt, është takuar me Tom Doshin në zyrën e tij ku i ka thënë se do ja kthente paratë.


Lajmi kryesor:

Mashtrime për 'pazare’ me burgimet përjetë, lihet në burg Milena Deraj! 30-vjeçarja shkoi në polici pasi u kërcënua, zbardhen SMS-të! Përmendi Arjan Ndojin e Tom Doshin


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?