Tre fëmijët që vranë babanë kanë dalë para gjykatës së Durrësit. Djali i madh Hysen Meta ka deklaruar se babanë Pëllumb Meta e vrau e motra. Ndërkohë, kjo e fundit në dëshminë para togave të zeza ka marrë përsipër autorësinë e krimit. Ajo ka thënë se nga frika në fillim kishte menduar që t’ia linte vëllait të madh përsipër krimin.
Hygerta Meta ka folur edhe për fejesën pa dëshirë për të cilën këmbëngulte ia tij. Ajo ka thënë se ky debat ka nisur që në muajin dhjetor dhe ka pretenduar se babai tentonte ta vriste përse ajo nuk pranonte të fejohej.
"Në fillim ishte shume vështirë. Nga frika mendova t’ia lija vëllait. Por ai s’ka qenë prezent kohët e fundit. Kishte 15 ditë para ngjarjes që ishte kthyer. Debati kishte nisur në dhjetor. Unë nuk isha e interesuar për fejesën. Dhe ai në fillim s’me tha gjë. Ndodhi një problem tek bombola e gazit. Se unë aty gatuaja. Gjithmonë. Dhe nga refuzimi që i bëra unë për fejesë ai tentonte të më vriste, mua ose mamanë. Tek bombola e gazit, preu bombolën e gazit dhe refuzonte ta rregullonte. Pas kësaj me ka thëne në fund të janarit që të fejohesha prapë. Dhe atëherë me tha ju s’keni për të bërë hajër në këtë shtëpi. Me kërcënonte mua dhe mamin. Mamin e kërcënoi për një portokall se e këputi dhe i tha do te vras", ka deklaruar Hygerta.
Ajo ka rrëfyer edhe episodet e dhunës që i ati ushtronte ndaj saj dhe nënës. Sipas Hygertës, ai i kërcënonte se do i vriste me tritol dhe nga frika nuk kishin bërë kallëzim në polici për dhunën e ushtruar.
Hygerta Meta: Kemi pasur konflikte për shkak të dhunës. Ai vinte na godiste. I erdhi mamit për bajram e goditi me grusht në zemër pasi ai e thirri dhe ajo nuk e dëgjoi. E rrihte në prezencën time. Kështu ka qenë gjithmonë.
Gjyqtarja: Pse nuk bëtë kallëzim
Hygerta Meta: S’e bëra nga frika. Duke pasur parasysh kur kërkohet ndihmë dhe përsëri ndodhi vrasje. Frikë kisha dhe nga fisi i tij. Më dërgonte dikë tjetër për të më vrarë. Ai na kishte thënë që do ju vras shumë herë. Na thoshte nëse ikni të bëni denoncimin do ju vras të gjithëve. Nëse largoheni nga unë do ju vras me tritol. S’kishim ku të shkonim.
Dëshminë e Hygertës e ka pohuar edhe Hysen Meta, vëllai i saj i madh i cili deklaroi se autorja e vrasjes është e motra.
Lajmi kryesor:
Ekzekutuan të atin, fëmijët ndryshojnë dëshminë në gjykatën e Durrësit! Hyseni: E vrau motra! Hygerta e pranon! 3 ditë para i kishte kërcënuar me vdekje (Video)
SI.E.//ReportTv.al