Ekzekutuan të atin, fëmijët ndryshojnë dëshminë në gjykatën e Durrësit! Hyseni: E vrau motra! Hygerta e pranon! 3 ditë para i kishte kërcënuar me vdekje (Video)

26 Shkurt, 08:06| Përditesimi: 27 Shkurt, 09:05

  • Share

Durres-  Tre fëmijët që vranë babanë, Pëllumb Metën në Shënavlash të Durrësit u lanë në burg nga Gjykata e Durrësit. Djali i madh, 25-vjeçari Hysen Meta, që  akuzohet si ekzekutor ka ndryshuar dëshminë në gjykatë, duke pretenduar se të atin e ka vrarë, e motra Hygerta. 19-vjeçarja ka mbështetur dëshminë e të vëllait, duke thënë se ka qëlluar të atin me pistolete. 

Hygerta Meta: Nga frika mendova t’ia lija vëllait. Por ai s’ka qenë prezent kohët e fundit në familje, 15 ditë kishte që ishte kthyer nga jashtë, ndërsa debatet me babanë kishin nisur në dhjetor për fejesen. Nga refuzimi që i bëra unë për fejesën ai tentoi të më vriste, mua dhe mamanë. Tentoi të na vriste tek bombola e gazit, preu tubat dhe refuzoi ta rregullonte bombolën e gazit ku gatuanim”.

E pyetur nga gjyqtarja Shpëtime Pitarku se pse nuk keni denoncuar dhunën, Hygerta Meta tha se ka patur frike nga babai.

“Na thoshte nëse ikni të bëni denoncimin do ju vras të gjithëve. Nëse largoheni nga unë do ju vras me tritol. S’kishim ku të shkonim”.

Dëshminë e Hygertës e ka pohuar edhe Hysen Meta, vëllai i saj i madh i cili ka deklaruar se babai donte ta fejonte me detyrim.

Hysen Meta: “Se kam bere unë vrasjen, por kam qenë prezent kur ajo e qëlloi se donte ta fejonte me zor! Kishin debatuar shumë herë! Kam thënë ndryshe para oficerit sepse isha i hutuar dhe na ka ardhur keq për atë që ka ndodhur. As vëllezërve të vet nuk u ka ardhur aq keq sa na erdhi ne!”

Gjatë dëshmisë së Hysen Metës ka ndërhyrë prokurorja, Suela Beluli e cila tha se 25 vjecari ndryshon qëndrime herë pas here, ndaj do të mblidhen prova të tjera për vrasjen. Më tej gjyqtarja Pitarka ka pyetur Hygerta Meten si lindi mendimi për vrasjen e të atit.

Hygerta Meta: ‘Kur ai me tha do ju vras! Aq më fiksoi truri na e ka thënë edhe herë të tjera! Të enjten më tha do ju vras! Të shtunën e vrava! Më tha se i refuzova fejesën. Mora armën në dhomën ngjitur ia tregova e pa armën dhe më tha ‘Ku shkon me atë gjë?’ ‘Ik andej!’. Dhe unë e qëllova”.

Ndërsa 21-vjeçari Amarlido Meta ka deklaruar se nuk ka qenë në banesë kur ndodhi krimi.

“Unë s’kam qenë në dijeni fare, kam qenë në punë. E dija për konfliktet, por me babin flisja rrallë”

Fëmijët e kishin vrarë Pëllumb Metën më 10 shkurt dhe e denoncuan të zhdukur më 13 shkurt. Nga hetimet e thelluara u zbulua krimi tronditës në familje. Krimi i rëndë u zbulua më 23 shkurt, kur policia gjeti trupin e 49-vjeçarit të groposur në kasollen e bagëtive, në oborrin e shtëpisë, në oborrin e shtëpisë në fshatin Shënavlash të Durrësit. Në gjendje të lirë po hetohet nëna e tyre, Blerina Meta.

Lexoni me poshte deshmite ne gjykate 

Ora 14:24
Vrasja e Pëllumb Metës nga fëmijët, vajza i nënshtrohet ekzaminimit mjekësor nëse është abuzuar seksualisht

1708948420_hygertameta.jpg

Hygerta Meta para daljes në gjykatë ditën e sotme i është nënshtruar një ekzaminimi mjekësor për të verifikuar nëse është abuzuar seksualisht.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se përgjigja ka rezultuar negative.

Ora 13:15
Avokatja e Hygerta Metës: Dëshmitë kontradiktore, pranoi vrasjen e babait! Ka ende vend për hetime

 

Hygerta Meta dhe vëllai i vogël Amarildo Meta mbrohen nga e njëjta avokate e caktuar kryesisht nga shteti, pasi të dy kanë refuzuar që të marrin avokat për mbrojtjen. Avokate Arta Gecaj tha për mediat se ka ende vend për hetimet, pasi Hygerta Meta ka ndryshuar dëshminë, duke pranuar vrasjen e të atit Pëllumb Meta dhe tashmë dëshmitë janë kontradiktore.

“Ata nuk kishin zgjedhur një avokat për mbrojtjen, janë caktuar kryesisht nga shteti. Sa i përket dy të mbrojturve prej meje, Hygerta pranoi veprën që ka kryer. Duke qenë se ka dhënë dy prononcime të tjera që janë në kundërshtim me njëri-tjetrën, sot tha se jam unë ajo që e kam kryer aktin. Do vazhdojnë hetimet. Atje janë bërë dy deklarime kontradiktore, ka vend për hetime të tjera shtesë.

Ora 13:01
Vrasja e Pëlllumb Metës, dëshmon djali i vogël: Nuk isha në dijeni, kam qenë në punë! Babai nuk pranoi të fliste për fejesën e motrës

1708946173_Screenshot6.jpg

Amarildo Meta, djali i vogël i Pëllumb Metës ka deklaruar se nuk ka qenë i pranishëm në momentin e vrasjes. Ai ka deklaruar para togave të zeza se e dinte që i ati donte ta fejonte të motrën, Hygertën, pa dëshirën e saj, por kur ka tentuar që të flasë me babanë e tij për këtë çështje ai ka bërë sikur se ka dëgjuar.

“Unë s’kam qenë në dijeni fare, kam qenë në punë. Nuk kam vënë re gjë, nuk kam parë asnjë veprim. E dija për konfliktet, por me babin flisja rrallë. E dija që donte ta fejonte motrën, se me tha vetë motra. Kur fola me babin, bëri sikur s’më dëgjoi”, ka deklaruar Amarildo Meta.

Ora 12:48
DËSHMIA/ Hygerta Meta pranon para gjykatës vrasjen e të atit: Doja t’ia lija fajin vëllait! Babai donte të më vriste, ka goditur edhe nënën në zemër

1708946173_Screenshot6.jpg

Tre fëmijët që vranë babanë kanë dalë para gjykatës së Durrësit. Djali i madh Hysen Meta ka deklaruar se babanë Pëllumb Meta e vrau e motra. Ndërkohë, kjo e fundit në dëshminë para togave të zeza ka marrë përsipër autorësinë e krimit. Ajo ka thënë se nga frika në fillim kishte menduar që t’ia linte vëllait të madh përsipër krimin.

Hygerta Meta ka folur edhe për fejesën pa dëshirë për të cilën këmbëngulte ia tij. Ajo ka thënë se ky debat ka nisur që në muajin dhjetor dhe ka pretenduar se babai tentonte ta vriste përse ajo nuk pranonte të fejohej.

"Në fillim ishte shume vështirë. Nga frika mendova t’ia lija vëllait. Por ai s’ka qenë prezent kohët e fundit. Kishte 15 ditë para ngjarjes që ishte kthyer. Debati kishte nisur në dhjetor. Unë nuk isha e interesuar për fejesën. Dhe ai në fillim s’me tha gjë. Ndodhi një problem tek bombola e gazit. Se unë aty gatuaja. Gjithmonë. Dhe nga refuzimi që i bëra unë për fejesë ai tentonte të më vriste, mua ose mamanë. Tek bombola e gazit, preu bombolën e gazit dhe refuzonte ta rregullonte. Pas kësaj me ka thëne në fund të janarit që të fejohesha prapë. Dhe atëherë me tha ju s’keni për të bërë hajër në këtë shtëpi. Me kërcënonte mua dhe mamin. Mamin e kërcënoi për një portokall se e këputi dhe i tha do te vras", ka deklaruar Hygerta. 

Ajo ka rrëfyer edhe episodet e dhunës që i ati ushtronte ndaj saj dhe nënës. Sipas Hygertës, ai i kërcënonte se do i vriste me tritol dhe nga frika nuk kishin bërë kallëzim në polici për dhunën e ushtruar.

Hygerta Meta: Kemi pasur konflikte për shkak të dhunës. Ai vinte na godiste. I erdhi mamit për bajram e goditi me grusht në zemër pasi ai e thirri dhe ajo nuk e dëgjoi. E rrihte në prezencën time. Kështu ka qenë gjithmonë.

Gjyqtarja: Pse nuk bëtë kallëzim

Hygerta Meta: S’e bëra nga frika. Duke pasur parasysh kur kërkohet ndihmë dhe përsëri ndodhi vrasje. Frikë kisha dhe nga fisi i tij. Më dërgonte dikë tjetër për të më vrarë. Ai na kishte thënë që do ju vras shumë herë. Na thoshte nëse ikni të bëni denoncimin do ju vras të gjithëve. Nëse largoheni nga unë do ju vras me tritol. S’kishim ku të shkonim.

Dëshminë e Hygertës e ka pohuar edhe Hysen Meta, vëllai i saj i madh i cili deklaroi se autorja e vrasjes është e motra. 

Ora 12:38
Hygerta Meta rrëfen duke qeshur si vrau babanë: Më tha ku shko me atë armë, e qëllova 2 m larg

 

Hygerta Meta e arrestuar për bashkëpunim për vrasjen dhe groposjen e të atit Pëllumb Metës, para gjykatës është pyetur sesi i ka lindur mendimi për vrasjen. Shqiptarja.com sjell dëshminë e 19-vjeçares para togave të zeza, e cila ftohtësisht dhe duke qeshur, ka treguar sipas saj se është ajo që qëlloi babanë për vdekje në dhomën e ndenjës.

Gjyqtarja: Na thuaj si të lindi mendimi vrasjen dhe ku e gjete pistoletën?

‘Kur ai me tha do ju vras! Aq më fiksoi truri na e ka thënë edhe herë të tjera! Të enjten më tha do ju vras! Të shtunën e vrava! Më tha se i refuzova fejesën për herë të dyte dhe e disha që kishte armën. S’ishte hera e parë që kishte armë. Dhe e dija kur vinte nga puna dija çdo lëvizje e mendova për pasdite.

Mora armën, ai erdhi nga puna ishte duke pushuar ishte me kurriz i shtrirë. Mora armën në dhomën ngjitur ia tregova e pa armën dhe më tha ‘Ku shkon me atë gjë?’ E bëra t’i flisja përballë! Ai nuk u befasua dhe i thash çohu në këmbë! Ai tha? ‘Ik andej!’. Dhe unë e qëllova, dy metra larg tij. Ishim tek dhoma e ndenjës, isha unë që hyra në dhomën e gjumit dhe arma ishte te dhoma e gjumit të vëllait Hysenit.

Por ai nuk rrinte aty, unë e dija ku ndodhej armën se pastroja shtëpinë. Nuk ishte e fshehur. (Qesh ndërkohë)! Jam penduar tani, por nuk ka kthim pas.'- tha ajo.

Ora 12:32
Vranë babanë, Hygerta Meta në Gjykatë: Vëllai i vogël dhe nëna nuk ishin të pranishëm! Amarildo Meta: Filluam fshehjen e provave

1708946173_Screenshot6.jpg

Tre fëmijët që vranë babanë Pëllumb Meta në Durrës kanë dalë sot para Gjykatës. Hygerta Meta ka deklaruar para togave të zeza se vëllai vogël dhe nëna nuk kanë qenë në banesë në momentin e vrasjes dhe se e kanë marr vesh lajmin pak më vonë. Më pas ajo ka thënë se janë marrë me fshehjen e gjurmëve.

“Vëllai dhe nëna kanë mësuar vrasjen më vonë kur kanë ardhur në banesë. Jemi marrë me fshehjen e armëve dhe gjurmëve”, ka deklaruar Hygerta Meta në Gjykatë.

Ndërkohë, djali i vogël Amarildo Meta ka deklaruar se kur është kthyer nga puna nëna i ka thënë se babai është vrarë.

“Gjeta mamanë e shqetësuar në shtëpi dhe pastaj me tha që ishte vrarë babai. Sapo kisha ardhur nga puna. Dhe aty nisëm të kryejmë veprimet për ta fshehur. I kërkova makinën shokëve që të largonim automjetin tjetër”, ka deklaruar Amarildo Meta.

Ora 12:31
Vranë të atin/ 2 dëshmitë kontradiktore të Hysen Metës! Para gjykatës: E vrau motra, donte ta fejonte me zor! Në prokurori tha se e qëlloi vetë 4 herë

1708945491_2c214e2d37a34e81933695b0381ffe2f.jpg

Foto: Hysen, Hygerta dhe Amarildo Meta duke hyrë në gjykatë

Fëmijët kanë ndryshuar dëshmitë. Hysen Meta, djali 25 vjeçar i cili akuzohet se është ekzekutori që ka shkrehur armën e krimit drejt të atit, ka ndryshuar dëshminë në gjykatën e Durrësit ku doli për masë sigurie. 

Hysen Meta sot (26 shkurt) para gjykatës ka hedhur akuza në drejtim të motrës së ajo e ka kryer aktin fatal për vrasjen e babait Pëllumb Meta. Ndryshe nga sa kishte deklaruar në Prokurori ku - siç zbulohet nga dosja- ka treguar me detaje si nisi konflikti dhe se ku e kishte marrë armën me të cilën e kishte kryer vrasjen dhe më pas groposjen. Por ajo që nuk ndryshon është se në familje ka ekzistuar dhuna dhe se i ati donte të fejonte me zor të motrën. 

Shqiptarja.com sjell dy dëshmitë kontradiktore

Çfarë dëshmoi Hysen Meta sot në gjykatë

Hysen Meta: Se kam bere unë vrasjen

Gjyqtarja: Kush e ka bërë?

Hyseni: Të flasë kush e ka bërë! Kam qenë prezent! Motra ka qëlluar babain! Hygerta

Gjyqtarja: Kishit konflikte?

Hyseni: E qëlloi se donte ta fejonte me zor! Kishin debatuar shumë herë! S’kam qenë i pranishëm gjithmonë. Babi mua s’më pyeste për ketë pjesë! Marrëdhëniet i kam pas jo shume të mira!  Kam thënë ndryshe para oficerit sepse isha i hutuar dhe na ka ardhur keq. Për atë që ka ndodhur. As vëllezërve të vet nuk u ka ardhur aq keq sa na erdhi ne!

Prokurorja: Ai ndryshon qëndrime herë pas herë! Kur të mbledhim provat do ta mbajmë qëndrimin tonë.

Çfarë  dëshmoi Hysen Meta për grupin hetimor?

Marrë nga dosja që policia e referoi në Prokurori 24 shkurt 2024

"Pas dy ditësh i vëllai (Shënim redaksia)  ka bërë denoncim në polici për humbjen e babait. Kanë biseduar me njëri tjetrin që nëse do të zbuloheshin nga policia ajo do të merrte përsipër fajësinë e autoresinë e ngjarjes. E ëma pas kësaj ka pastruar dhomën si dhe divanin mbi të cilin ishte shtrirë Pëllumbi kur u qëllua e kanë ngjitur në katin e dytë. 

Faktin e sipërcituar e pranon në deklarimin e tij dhe shtetasi Hysen Meta, i cili ndër të tjera citon faktin që me babain kishte konflikte të shumta pasi babai e fyente gjithmonë për shkak se ai për momentin ishte pa punë si dhe herë pas here ai fyente dhe të ëmën e motrën e tij. Ditën e shtunë në datë 10.02.2024 mbasdite kur kanë qenë të dy në banesë janë konfliktuar tek kuzhina dhe ai ka dalë ka  marrë armën pistoletë TT të babait që e linte tek një dhomë e vogël dhe me të e ka qëlluar atë katër herë duke e vrarë.

Më pas e kanë mbështjellë me plasmas dhe e kanë fshehur kufomën duke e futur në një gropë tek kasollja bagëtive. Bashkë me të vëllanë rreth orës 04.00, kanë lëvizur makinën për ta hequr nga banesa e krijuar alibinë që babai ishte larguar e kështu Amarildo ka marrë makinën citroen e ka lëvizur në drejtim të Sektor Rinia për ta lënë makinën andej, e ai me nje makinë audi A 8 ngjyrë e zezë që ja ka marrë deklaruesit Sajmon Bajramaj, e ka ndjekur pas të vëllanë e pasi e kanë mbyllur makinën janë kthyer në banesë. Citon se më pas armën pistoletë e ka fshehur në zonën e vaskave të kënetës përballë baneses së tyre'  

Është proceduar me shkuarjen në vendin ku ishte fshehur arma dhe në zonen e ishkënetës ku gjenden ish vaskat e peshkimit u konstatua e mbëshjellë me një copë beze arma e zjarrit pistoletë TT model 54 kalibër 7.62 mm, me një krëhër me dy fishekë.

Dosjen e disponon Report Tv dhe Shqiptarja.com. 

Ora 12:03
Vranë të atin, momenti kur tre fëmijët mbërrijnë në gjykatën e Durrësit

 

Tre fëmijët të cilët vranë babain Pëllumb Meta në Durrës, janë paraqitur sot para gjykatës nën masa të rrepta sigurie. Tre fëmijët, Hysen, Hygerta dhe Amarildo Meta kanë mbërritur në gjykatën e Durrësit. Në gjykatë nuk është paraqitur asnjë familjar i tyre.

 

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/02/2024 02:07

    Viktima ekzekutohet ne dt-10 shkurt,denoncohet i zhdukur ne 13 shkurt dhe trupi gjendet ne 23 shkurt.Ky djali mund te mos e kete vrare,por dhe mundet dhe tani ja kane lene motres sepse kodi penal shqiptar eshte me i bute me femrat,gjithashtu dhe ragimi i bashkeshortes eshte i dyshimte.Ne fillim u duk sikur lajmin e morri nga policia dhe u trondit,kurse tani na del qe paska pastruar vendin e krimit! Cfardo qe te kete qene arsyeja per t'a vrare,kane pasur plot kohe qe te 4-te qe te kordinonin sidisi pergjigjet qe do te jepnin,pavaresisht se tani i prishen pune vetes duke ndryshuar deshmine.Tani ne doni te gjeni te verteten,futini qe te katert te bejne poligrafin dhe testojuni duart, rrobat ber gjurme baruti,ose me mire kepucet,apo pandoflat,apo cfare kishin te veshur per gjurme baruti e pikeza te vogla gjaku,gati te padukshme me sy te lire ne pjese te futura te kepuceve/pandoflave,se rrobat dhe mund t'i kene lare,por nuk besoj kepucet,apo pandoflat.Kujt t'i gjenden gjurmet e barutit e gjakut,e kush nuk kalon poligrafin,ai/ajo eshte vrasesi i vertete.Gjykata humb kohe kot me keto pyetsore.Lerjani kriminalistikes te beje punen e vet!

    Përgjigju
  • E verteta: 26/02/2024 16:53

    Dy plumba ne gjoks dhe nje ne koke eshte dore e stervitur o kafshe qe vrave babane. Nuk eshte dore femre. Policia ta hetoje edhe si vrases me pagese pasi gjasat jane qe mos ta kete per here te pare.

    Përgjigju
    • E verteta: 27/02/2024 08:53

      Filma do kesh pare ti qe ende nuk kupton! E kisha fjalen per djalin se vajza nuk mund te qelloje ashtu,kjo e para dbe e dyta kam dyshimin se vertete babai i ndjere mund te kete zbuluar dicka por jo ate qe thua ti. Mos repliko per " trimeri" por jepi dhe pak llogjike vetes se gabon.

    • Trimi: 26/02/2024 21:24

      ke pare shume filma o gjeni. Po sidoqoft, meqense me quajte i pazgjuar tregove njecik vetpermbajtje kshu qe po te argetoj. Ndoshta vajza vertete ka punuar si vrasese me pagese dhe babai e zbuloi sekretin e saj dhe prandaj ajo e hoqi qafe ate. Fantazi por kshu thua dhe ti. Histerine se kisha vetem per ty.

    • E verteta: 26/02/2024 19:45

      Histeria eshte e jotja qe nuk kupton cfare kam shkruar. Nuk flas per distance dhe nishan por per menyren e ekzekutimit. Nje dore e pastervitur godet kuturu dhe shume here dhe jo dy ne gjoks dhe nje koke. Kete metodike ekzekutimi e zbaton vetem killeri dbe nje mendje dhe dore e stervitur. Ai vret babai dhe e paska problem te vrase me pagese o Trim i pazgjuar??

    • Trimi: 26/02/2024 17:42

      Avash mo se nga 2 metra larg, skam eksperience po sme duket gje e veshtire. Vrases me pagese thote, shpertheu histeria, fantazite e shfrenuara dhe skizofrenia e ktij populli.

  • Elton: 26/02/2024 14:33

    Qesh t qr qesh ,si mos t qeshësh? Babain ke vrar Pyyyt o shofshi far e keqe

    Përgjigju
    • Trimi: 26/02/2024 19:29

      Ca ke o gerrnet qe ofendon femrat tregon trimeri te madhe kshu e apo e do dhe ti nje qoke ashtu ne koke

    • Gerneta: 26/02/2024 15:38

      Nuk e kuptoj pse shkoi puna kaq keq. Ne fund te fundit nje rak do e hante kjo gjithsesi nga ai qe do ta detyronte i ati apo nga kushdo tjeter qofte.

  • Me paramendim: 26/02/2024 13:15

    Duhet me evidenca të gjendet kush është vrasësi se këta gënjejnë të gjithë. Mund t'a kenë ekzekutuar të gjithë nga një plumb.

    Përgjigju
  • Muji: 26/02/2024 12:53

    Cdo babai/vellai/burri qe trajton vajzen e gruan si skllave meriton plumbin! Kjo quhet per vetembrojtje. Sa femra rrihen barbarisht nga burri, gjakosen, nxihen sakatosen edhe askush nuk ben ze. Kurse kur ngrihen kudra ketij palo burri quhet krim i madh. Vetembrojtje e paster nga nje abuzuesi dhunuesi. Ca denoncimi ka vlere kur del ai dhe te ben me keq se ishte, kur ti e divorcon ai te del te vret ne rruge te gjykates se spranojne qe skllavja te largohet. Meshkujt duhet ta kuptojne qe femra nuk eshte prona /sherbetorja/skllavja tyre. Femrat mbajne shtepine behen copash per te mbajtur familjen e per te sjelle ne jete femijet e ketyre palo burrave.

    Përgjigju
    • Trimi: 26/02/2024 16:30

      I lumte dora kesaj burrneshe! Ne fund e mira dhe e verteta do triumfoje, Sado pengesa te kete rruges. Dhe sado dele te hedhin balte nuk ka rendesi se dele mbeten. Luanesha dhe gjithe familja ka beshtetjen tone.

  • B*3: 26/02/2024 11:32

    Cmenduri...Trishtim i madh te lexosh lajme te tilla. Me vjen keq qe asnje specialist i fushesh nuk flet kurre per "Tjetersimin prinderor". Tjetersimi prinderor eshte nje drame e shoqerise shqiptare. Nena ose babai kthen femijet kunder prinderit tjeter duke pretenduar se vetem ai eshte i domosdoshem ne jeten e femijes se tij duke mos ndare dot nevojat e veta nga nevojat e femijes. Me pak fjale prind egoist. Dhe fatkeqesisht, keta lloj prinderisht i ushqejne femijet e tyre me ate lloj forme urrejtje ndaj prinderit tjeter, sa femijet nuk reflektojne dot me me mendjen e tyre, por me mendjen e prinderit manipulues. Uroj qe keto qe lexoj mos te jene te verteta dhe fajtori i vertete i kesaj ngjarje makabre te denohet maksimalisht. Nena ne kete rast paska bere pune te shkelqyer. Te 3 femijet vrases apo bashkepunetore? Nuk e besoj.

    Përgjigju
    • nick: 26/02/2024 13:35

      bravo

  • GOLI: 26/02/2024 09:44

    TRAGJIKE...POR- S'DO TA FLISJA QE KALAMAJT JANE VRASESIT E PRINDERIT...E VERTETA DUHET QENE: ÇUNAT DHE ÇUPA E MBROJNE VRASESIN E VERTETE........

    Përgjigju
    • Shkodrani-Belgjike: 27/02/2024 10:01

      Nëna e tyne asht vrasësja e vërtete dhe ajo jep intervista si një zonjë e paster sikur mos kishte ndodh gja. Edhe e ëma e saj kishte vrarë vjehrrën, është shum e lehtë të gjindet vrasësja.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?