Sociale

Historia rrëqethëse e çiftit të moshuar korçar: Vajza me dhëndrin na morën lekët, na nxorën nga shtëpia. MSH gjen zgjidhje

29 Qershor 2018, 14:48| Përditesimi: 29 Qershor 2018, 17:33

  • Share

Hedhja në rrugë e dy të moshuarve nga fëmijët e tyre ka sjellë reagimin e qytetarëve të ndryshëm. 82-vjeçari Fadil Mane tregon mes lotësh historinë e dhimbshme të jetës së tij. 

Prej rreth 2 javësh, dy të moshuarit jetojnë në qiell të hapur, me lëmoshat e qytetarëve duke u strehuar në hotelin më të lirë që ndodhet në qytet. I moshuari tregon situatën e vështirë në të cilën ndodhet, duke u shprehur se janë në një gjendje shumë të vështirë.

82-vjeçari ndihet i kërcënuar dhe i frikësuar për jetën e tij dhe të bashkëshortes, e cila prej kohësh është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai thekson se shpresa e vetme është te mediat dhe apelon për ndihmë urgjente nëpërmjet tyre.

Tani jetojmë jashtë, hotelin e paguan dje pardje, kurse mbrëmë e paguam vetë nga 10 mijë lekë.

Duam një shtëpi të futemi brenda se ne dy pleq jemi, dhe ka ndodhur kudo, i zënë për gryke dhe o burra hajt ti mbysim

Kam 4 fëmijë, tre çupa dhe një djalë. Çupa e djali jetojnë këtu. Me djalin kemi folur, 3 herë më ka marrë djali dhe 3 herë jemi zënë.

82-vjeçari Fadil Mane

Shumë qytetarë i janë bashkuar nismës për të ndihmuar të moshuarit. Ndërkohë që pas publikimit të historisë së dhimbshme të çiftit ka reaguar Ministria e Shëndetësisë e cila ka marrë masa për t’i strehuar ata në shtëpinë e të moshuarve të Poliçanit.

Ndërkohës, sot Ministria e Shëndetësia ka sistemuar çiftin e moshuar në qendrën Polivalente në Poliçan, ndërsa sqaron se po kryhen procedurat për plotësimin e dokumentacionit për vendosjen përfundimtare në institucionet publike rezidenciale të dy të moshuarve.

Komento

Komente

  • [email protected]: 01/07/2018 13:30

    Turp dhe te pcipe

    Përgjigju
  • Labi: 30/06/2018 01:40

    3 cupa e nje dial e su doli nje femi zot ..sikur dhe prindi m i besdisur n bot t jet nuk hidhet kur n rruge zoti ka per ti ndeshkuar keta femi t ndyre

    Përgjigju
  • LORA: 29/06/2018 16:10

    Dhimbje e pamate per zotin Fadil dhe Gruan e tij,te shkaktuara nga femije bastarede,,,,te cilet jam e sigurt qe do te shpagojne shtrenjte nje dite braktisjen dhe neperkembjen e prinderve te tyre te moshuar. Lajm i mire qe Ministria e Shendetesise e ka bere detyren per ta.Ky eshte shteti qe u duhet njerezve.

    Përgjigju
  • Naimi: 29/06/2018 14:56

    Rrite femijen qe te te haje koken. Mjere ne cfare brezi po rrisim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?