Pas përfundimit të dëshmisë 3 ditore të Ish Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit James Rubin, dëshmitari i radhës në mbrojtjen e Hashim Thaçit është Paul Williams. Ai është një profesor i jurisprudencës dhe i të drejtës ndërkombëtare. Williams ka qenë këshilltar i delegacionit të Kosovës gjatës kohës së bisedimeve për marrëveshjen në Rambuje. Profesor Williams është aktualisht një pegadog në Washington dhe drejton një organizatë të themeluar në vitin 1994, që vepron specifikisht me shtete të përfshira në konflikte. Profesori Paul R. Williams mori në vitin 2024 "Medaljen Presidenciale të Meritave të Kosovës" për kontributet e tij si këshilltar ligjor i Kosovës gjatë Marrëveshjeve të Paqes së Rambujesë.
Lajmi kryesor:
Përfundon dëshminë ish-zyrtari amerikan James Rubin në Hagë: Thaçi u ‘kërcënua’ nga Albright për firmosjen e marrëveshjes së Rambujesë! Ai s'ka qenë asnjëherë komandant
A.I/I.M/ReportTv.al
