Elisa Spiropali

Kosova & Rajoni

Gjyqi për ish-krerët e UÇK në Hagë, Spiropali: Drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë

15 Shtator, 12:36| Përditesimi: 15 Shtator, 12:39

  • Share

1756198147_spiropali.JPG

Elisa Spiropali, e cila është propozuar për ministre të Jashtme, ka reaguar për gjyqin që ka nisur në Hagë, ku po dëshmon pala mbrojtëse e ish-krerëve të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte. Spiropali shprehet se “drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë.”  Sipas saj, çdo ekuivalencë mes akuzave të fajësisë dhe lirisë do të ishte një barazim i turpshëm i së keqes me të mirën.

“Në Hagë nisën sot dëshmitë e mbrojtjes për çlirimtarët e Kosovës, të gjendur prej kohësh në pritjen e pafund dhe të pamerituar. Në këtë moment, kur paraqitja e provave dhe dëshmive të mbrojtjes do të largojë përfundimisht njollat e fantazisë mbi emrin e UÇK-së, drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë.

Çdo vendosje ekuivalence mes akuzave të fajësisë mbi çlirimtarët dhe lirisë që ata sollën për shqiptarët e  Kosovës do të ishte një barazim i turpshëm i së keqes me të mirën, një pllakë turpi në historinë e popujve për liri dhe drejtësi.”, shkruan Spiropali.

Postimi i Spiropalit 


Lajmi kryesor:

Gjyqi në Hagë/ Ish-ndihmës sekretari amerikan James Rubin dëshmon për Thaçin: Ishte person politik në UÇK, nuk merrte vendime


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?