Në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka nisur sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku palët mbrojtëse do të paraqesin dëshmitarët e tyre. I pari që po dëshmon është James Rubin, ish-zyrtar i lartë amerikan dhe një njohës i zhvillimeve në Kosovë gjatë periudhës së luftës.
Sipas ish-zyrtarit amerikan, Thaçi nuk kishte autoritet dhe as mundësi që të diktonte asgjë në UÇK. Rubin tha se e ka parë vetë në takime me komandantët e UÇK-së se nuk ishte Thaçi ai që urdhëronte të tjerët, por komandantët i tregonin atij se çfarë duhej të bënte.
"Nuk ishte në gjendje të diktonte rregulla dhe kushte. Kështu që kur ne dëshironim të bënim diçka shumë të rëndësishme, atij i duhet të komunikonte me persona të tjerë për t’i dhënë miratim”, tha Rubin.
Dëshmia e tij pritet të hedhë dritë mbi rrethanat politike dhe diplomatike të kohës, dhe të mbështesë argumentet e mbrojtjes. Rubin ka qenë ndihmës sekretar i Shtetit për Çështje Publike dhe zëdhënës i sekretares së Shtetit, Madeleine Albright dhe i konsideruar si krahu i djathtë i saj. Në vitin 1999, ai është angazhuar si negociator i posaçëm për të siguruar çmobilizimin e UÇK-së. Aktualisht, Rubin shërben si Përfaqësues i Posaçëm dhe Koordinator në Qendrën për Angazhim Global të Departamentit të Shtetit.
Gjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi vazhdon të zgjasë prej muajsh, dhe ndaj tyre rëndojnë akuzat e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit. Avokati i Thaçit, para nisjes së seancës, tha se më në fund po iu jepet mundësia që të tregojnë të vërtetën rreth asaj që ka ndodhur në Kosovë në vitin 1999.
“Jemi entuziastë për sot, sepse do të na jepet mundësia që të kthehemi në realitet, do të kemi një shans që ta riekzaminojmë të vërtetën se çfarë ka ndodhur në Kosovë në vitin 1999. Do të jetë fillimi i një procesi ku ju mund të shihni prova të reja që do të tregojnë që presidenti nuk është përgjegjës për akuzat që i janë bërë”, tha Prosper.
Një ditë më parë, mijëra shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës u mblodhën në Hagë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Ata bënë thirrje për drejtësi dhe i kërkuan gjykatës që t'i lirojë nga burgu. Në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe protestës reagoi edhe kryeministri Edi Rama.
Aktakuza ndaj Thaçit dhe të tjerëve u bë publike në vjeshtën e vitit 2020, dhe që prej atëherë, ata qëndrojnë në qendrën e paraburgimit në Sheveningen të Hagës. Gjykimi ndaj tyre nisi në prill të vitit 2023.
Lajm në përditësim...
Ish-zyrtari i lartë James Rubin tha se marrëdhëniet e Thaçit me Shtetet e Bashkuara ishin të veçanta dhe të një rëndësie të jashtëzakonshme për të.
Ai theksoi se që nga takimi i parë, kishte krijuar përshtypjen se Thaçi e shihte Amerikën si simbol të fuqisë dhe si pasqyrim të asaj që ai e konsideronte si shtet i fortë dhe i besueshëm.
“Sipas meje, prioriteti i tij më i madh ishte të kishte mbështetjen e udhëheqjes amerikane”, tha Rubin gjatë dëshmisë së tij.
Ai nënvizoi se, në asnjë moment, nuk kishte vërejtur te Thaçi ndonjë sjellje apo qasje që do të rrezikonte këtë mbështetje.
“Jo, Thaçi gjithmonë dëshironte të sigurohej që Amerika do të qëndronte në krah të tij dhe të Kosovës”, shtoi Rubin.
Elisa Spiropali, e cila është propozuar për ministre të Jashtme, ka reaguar për gjyqin që ka nisur në Hagë, ku po dëshmon pala mbrojtëse e ish-krerëve të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte. Spiropali shprehet se “drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë.” Sipas saj, çdo ekuivalencë mes akuzave të fajësisë dhe lirisë do të ishte një barazim i turpshëm i së keqes me të mirën.
“Në Hagë nisën sot dëshmitë e mbrojtjes për çlirimtarët e Kosovës, të gjendur prej kohësh në pritjen e pafund dhe të pamerituar. Në këtë moment, kur paraqitja e provave dhe dëshmive të mbrojtjes do të largojë përfundimisht njollat e fantazisë mbi emrin e UÇK-së, drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë.
Çdo vendosje ekuivalence mes akuzave të fajësisë mbi çlirimtarët dhe lirisë që ata sollën për shqiptarët e Kosovës do të ishte një barazim i turpshëm i së keqes me të mirën, një pllakë turpi në historinë e popujve për liri dhe drejtësi.”, shkruan Spiropali.
Postimi i Spiropalit
Ish-zyrtari i Shtetit Amerikan, James Rubin ka rrëfyer një rast kur Hashim Thaçi ka refuzuar nënshkrimin e një marrëveshje në emër të Ushtrisë Çlirimtar të Kosovës (UÇK) në Konferencën e Rambujesë.
Sekretarja e Shtetit Amerikan në atë kohë, Madeline Albright i tha Thaçit se “një drejtues duhet të marrë vendime të vështira dhe se pa pranimin e tyre, nuk do të kishte mbështetje na Perëndimi”.
“Thaçi tha se i vinte keq, por përgjigjja e tij ishte jo”, tha Rubin teksa theksoi se Hashim Thaçi ishte nën presion të vazhdueshëm nga komandantët e ushtrisë si dhe nga financuesit europianë.
Ish-presidenti i Kosovës refuzoi të firmoste marrëveshjen pasi në të nuk ishte e specifikuar pavarësia e territoreve të Kosovës dhe se ndryshe do të konsiderohej tradhti.
James Rubin n deklaratë theksoi se roli i Konferencës së Rambujesë ishte gjetja e një kompromisi për luftën, pa bërë deklarata specifike për pavarësinë e Kosovës. Por, për Kosovën kjo do të ishte një tradhti e kryer nga ana e Hashim Thaçit nëse do të binte dakord
"Ne nuk kishim ende ndonjë qëndrim të qartë sa i takon pavarësisë. Neve na duhej një kompromis që të kalonim në fazën tjetër. Thaçi kishte rol politik, por jo kompetenca. Atij i kishin thënë se nëse nuk e përmend pavarësinë, do të ishte tradhtar", tha Rubin.
Ndër të tjera, ish-zyrtari amerikan tha se Thaçi nuk kishte autoritet të plotë për të përcaktuar rregulla apo për të marrë vendime në UÇK pa miratimin e komandantëve ushtarakë.
“Unë jam takuar me komandantët, dhe kam parë me sytë e mi marrëdhënien e këtyre komandantëve me Hashimin, ata i thanë atij çfarë të bënte, pra nuk i thoshte Hashimi çfarë të bënin por komandantët i thoshin Hashimit se çfarë të bënte”, deklroi Rubin.
Për James Rubin këta persona konsideroheshin “ekstremistë” pasi kërkon nga Thaçi veprime të menjëhershme forma e të menduarit e këtij të fundit ishte më pragmatike.
“Ne e bindëm delegacionin shqiptar të Kosovës që pavarësinë do ta kishin, por fillimisht shpëtojeni popullin”, tha Rubin.
Ish-zyrtari amerikan James Rubin në deklaratën e lexuar në fillim të dëshmisë së tij nga avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ka treguar për ndërveprimet me këtë të fundit përgjatë viteve 1999.
I angazhuar nga sekretarja e kohës së shtetit amerikan, Madeline Albright, Rubin kishte si detyrë mbështetjen e delegacionit shqiptar gjatë Konferencës së Rambujesë si dhe ishte i dërguar i posaçëm për të siguruar demobilizimin e UÇK-së.
James Rubin theksoi se autoriteti i Thaçit ishte i kufizuar dhe se nuk mund te firmoste marrëveshje me palë të tjera pa miratimin e krahut ushtarak si dhe nuk merrte pjesë në bisedimet teknike.
Në deklaratën e tij thuhet se Hashim Thaçi kishte shprehur dëshirën e madhe për të Kosovë demokratike dhe të çliruar nga dhuna.
Sakaq, Rubin ka treguar dhe takimin e fundit me Hashim Thaçin, i cili ka ndodhur në vitin 2019. Ish-zyrtari amerikan tregoi se në atë kohë ai kishte një kontratë me qeverinë e Kosovës ër të përfaqësuar përpjekjet e Thaçit për të arritur paqe me Serbinë.
“Unë isha shumë i gëzuar që ta shoh”, tha Rubin.
Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Pierre Richard Prosper deklaroi se do të kenë mundësi për të zbuluar të vërtetën rreth ngjarjeve gjatë vitit 1999. Ai i bëri këto komente para fillimit të dëshmisë së parë të mbrojtjes nga James Rubin, ish-ndihmëssekretar i Shtetit amerikan, i thirrur nga mbrojtja e Thaçit.
“Presidenti falënderon të gjithë për mbështetjen në këtë proces. Jemi entuziastë për sot, sepse do të na jepet mundësia që të kthehemi në realitet, do të kemi një shans që ta riekzaminojmë të vërtetën se çfarë ka ndodhur në Kosovë në vitin 1999. Do të jetë fillimi i një procesi ku ju mund të shihni prova të reja që do të tregojnë që presidenti nuk është përgjegjës për akuzat që i janë bërë”, tha mes tjerash Prosper.
Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, nisi pak minuta pas orës 09:00 dëshminë para Dhomave të Specializuara në Hagë. Ai është thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit, i akuzuar për krime lufte. Dëshmia e tij pritet të zgjasë dy deri në tre ditë.
Komente

Gjykatë e pa aftë dhe kriminale nuk meren me krimet e Serbisë por meren me ata që luftuan për liri. Kjo gjykatë gjithmon ka qenë e pa aftë mbajtën kriminelin Millosheviç deri sa vdiq dhe nuk ishin të aftë ta dënonin sepse është mbushur me tuaf të mbaruar...
Përgjigju