Xhaxhai i Aleks Nikës, dëshmori i rënë më 21 janar tha se çështja e dënimit të autorëve është zvarritur por për këtë nuk ka faj policia apo qeveria, por segmente të tjera të drejtësisë. Ai tha se nuk pret drejtësia nga qeveria dhe se me përfundimin e reformës në drejtësi shpreson të ketë një vendim të drejtë për të autorët që vranë 4 protestuesit.
"Ne kërkojmë vetëm drejtësi, ne nuk kërkojmë nga qeveria po nga drejtësia. Zvarritja ka patjetër por nga shumë segmente të tjerë, nuk është zvarritje nga kryeministri. Po të përfundojë reforma në drejtësi e besoj se do ketë drejtësi për të rënët", tha xhaxhai i Aleks Nikës.
Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e pyetur se mos janë gjetur prova të reja që kërkohet nisja e hetimeve për vrasjen e Aleks Nikës, ajo tha se kjo i duhet lënë policisë dhe prokurorisë të bëjë punë e saj.
"Policia do veprojë e pastaj prokuroria do hetojë mbi bazën e provave", tha Gjonaj
Lajmi kryesor:
10 vite pas, shpallen 'Dëshmorë të Atdheut' 4 protestuesit e vrarë! Rama: Parlamenti s'bën gjyqe, të veprojë drejtësia
//ReportTv.al