Kronikë

Detaje nga atentati në Kamëz, zbulohet kush ishte shënjestra (EMRI)

23 Shkurt, 14:43| Përditesimi: 23 Shkurt, 14:58

  • Share

1740312474_a1510d3fea064ecabb1d9a2552ba78ec.jpg

Foto nga vendi i ngjarjes

Burime nga policia bëjnë me dije se njëri nga të shpallurit në kërkim për ngjarjen e djeshme në Kamëz, Enedjon Kaçi, dyshohet se ishte shënjestër e atentatit, ndërsa dy të kërkuarit e tjerë, Fabion Kurti e Dejvi Mullai, janë autorët që qëlluan me armë.

Dy autorët lëviznin me një makinë tip BMW, ndërsa shënjestra dhe persona të tjerë që ende nuk janë identifikuar, lëviznin me Land Rover.

Dy 24-vjecarët e shpallur në kërkim Dejvi Mullai dhe Fabion Kurti rezultojnë të skeduar dhe të shoqëruar më parë për shpërndarje të lëndëve narkotike, ndërsa objektivi i atentatit nuk rezulton me precendent penal. Deri më tani policia dyshon se mund të ketë ndodhur konflikt mes të rinjve për lëndë narkotike, që mund të ketë ndikuar më pas edhe në përdorimin e armës së zjarrit.


Lajmi kryesor:

Atentati te ‘Ura e Bathores’, në kërkim 2 autorët që qëlluan me armë drejt Land Roverit dhe shënjestrën Enedjo Kaci, ja pista e hetimit (EMRAT)


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se në primaret e PD do të fitojnë kandidatët më të mirë?