Poshtë urës së Rrogozhinës është gjetur makina e autorëve të atentatit të Bledar Muçajt. Automjeti është shkrumbuar plotësisht. Në këtë zonë autorët i ka pritur një makinë tjetër.
Në këtë zonë bizneset janë të panumërta, 20 deri në 30 që kanë kamera sigurie dhe që mendohet se i kanë filmuar lëvizjet e autorëve. Kamerat janë sekuestruar nga autoritetet për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.
Ende skemi informacion për motivin e atentatit. Shumë pak njihet viktima, pasi nuk është banor i qytetit, por e kishte marrë me qira lokalin në pedonale. Bledar Muça është nga fshati Dushk i Lushnjes.
Lajmi kryesor:
Atentat në Lushnje, ekzekutohet duke pirë kafe pronari i lokalit, plagosen 5 të tjerë! Autori zbriti nga makina dhe qëlloi mbi 20 herë me breshëri kallashnikovi
//ReportTv.al