Një atentat në mes të qytetit ka tronditur mbrëmjen e sotme Lushnjen. Me breshëri kallashnikovi është ekzekutuar 34 vjeçari Bledar Muça në ambientet e lokalit të tij bar “Pedonale”. Ai ishte i ulur në tavolinë duke pirë kafe kur u qëllua për vdekje, ndërsa nga breshëria e plumbave u plagosën 5 persona të tjerë, mes tyre edhe 2 gra.
Të plagosur nga të shtënat kanë mbetur Judin Velo, 32 vjeç, Ervis Tafa dhe Sara Liçi, 24 vjeç ndodhen në terapi intensive, ndërsa dy të plagosurit e tjerë Eksara Sauli, 26 vjeç dhe Majlinda Gjyli 66 vjeçe, ndodhen jashtë rreziku për jetën. Ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur transportimin e tyre në spital.
Autorët dyshohet se kanë qenë 2, ku njëri ka zbritur nga makina tip Golf me ngjyrë të zezë dhe ka qëlluar të paktën rreth 20 herë me breshëri kallashnikovi drejt lokalit ku ishte ulur shënjestra. Plumbat dyshohet se i kanë kapur rastësisht 5 të plagosurit. E gjithë kjo skenë ka ndodhur ndërsa lokali ka qenë i mbushur me njerëz, përfshirë gra, të cilët janë tmerruar teksa po konsumonin kafe.
Pas atentatit është gjetur një makinë e djegur poshtë urës së Rrogozhinës në Lushnje, që dyshohet se është e atentatorëve të Bledar Muçës. Atentatorët janë ndihmuar nga persona të tjerë për t'u larguar. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e tyre. Gjithashtu edhe në Elbasan janë ngritur pika kontrolli në hyrje të këtij qyteti dhe po kontrollohen automjete nëse autorët kanë mundur të dalin nga qyteti pa lënë gjurmë.
*Raportuan gazetarët Sokol Dema dhe Yrjet Saliasi
Foto VIDEO nga vendi i ngjarjes
Poshtë urës së Rrogozhinës është gjetur makina e autorëve të atentatit të Bledar Muçajt. Automjeti është shkrumbuar plotësisht. Në këtë zonë autorët i ka pritur një makinë tjetër.
Në këtë zonë bizneset janë të panumërta, 20 deri në 30 që kanë kamera sigurie dhe që mendohet se i kanë filmuar lëvizjet e autorëve. Kamerat janë sekuestruar nga autoritetet për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.
Ende skemi informacion për motivin e atentatit. Shumë pak njihet viktima, pasi nuk është banor i qytetit, por e kishte marrë me qira lokalin në pedonale. Bledar Muça është nga fshati Dushk i Lushnjes.
Një atentat me mbi 20 plumba ndodhi në qendër të Lushnjes në një kohë kur pedonalja e qyteti, por edhe baret rreth e rrotull ishin të mbushura me njerëz. Nga të shtënat mbeti i vdekur pronari i lokalit Bar Pedonalja dhe janë plagosur 5 të tjerë. Gjithçka ka mbetur pas atentati janë njolla gjaku në trotuar e rrugë, xhama të thyer dhe sende të ndryshme si këpucë e syze që mund të kenë qenë të viktimës dhe të të plagosurve.
Rritet bilanci i të plagosurve nga atentati në Lushnje ku u vra pronari i lokalit Bledar Muça. Ka shkuar në 5 numri i të plagosurve, mes tyre janë 2 gra. 3 prej të plagosurve janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë jashtë rrezikut për jetën.
Është gjetur një makinë e djegur që dyshohet se është e atentatorëve që ekzekutuan Bledar Muçën në lokalin e tij. Makina është gjetur në fshatin Thanasaj në Lushnje. Tashmë policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve.
Ekzekutimi me breshëri kallashnikovi në qendër të Lushnje ka alarmuar policinë duke ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve, të cilët janë larguar me një makinë. Gjithashtu edhe në Elbasan janë ngritur pika kontrolli ne hyrje te këtij qyteti dhe kontrollohen automjete nëse autorët kanë mundur të dalin nga qyteti.
Foto nga vendi i ngjarjes
Në atentatin në Lushnje, dy autorët kanë qëlluar me kallashnikov mbi 20 herë, plumba që kanë të vdekur pronarin e lokalit Bar Pedonalja dhe plagosën 3 të tjerë.
Bledar Muça
Report Tv ka siguruar foton e Bledar Muçës, 34 vjeç, i cili u ekzekutuar mbrëmjen e sotme në lokalin e tij në Bar Pedonalja në qendër të Lushnjes. Ai u qëlluar me breshëri kallashnikovi nga dy autorë, që ishin në lëvizje me makinë, ndërsa kanë mbetur të plagosur edhe 3 të tjerë.
Judin Velo, Ervis Tafa dhe Sara Liçi janë 3 të plagosurit nga atentati me armë zjarri në Lushnje ku mbeti i vrarë Bledar Muça. Ende nuk ka një informacion të saktë mbi nurmin e të plagosurve.
“Sot rreth orës 22:00, në një lokal në pedonalen e qytetit, është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi B. M dhe kanë mbetur të plagosur shtetasit J. V., 32 vjeç, E. T dhe S. L., 24 vjeçe të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve”, thotë policia.
Çfarëdo lloj motivi të kenë pasur vrasësit nuk justifikohet përdorimi i automatikut në një lokal me njërëz që nuk i kanë borxh askujt! Uroj që të gjenden autorët dhe të kapin ndonjë të përjetshëm!! Shërim të shpejtë të plagosurve!!
PërgjigjuDemokracija i ka kta.
PërgjigjuKm është i zën me goranat dhe talibanat !
PërgjigjuPo ku po jetoj o zot?! Vetem vrasje, dhune, korupsion, aroganc! Lajme te mira 0 ! O shqiperi e mallkuar!!
PërgjigjuKeshu esh kur do ti maresh pune land shytit e cun. Ku pjerdhe landi per njeri ne lushnje. Land shyti spordhi per spakun
PërgjigjuEshte cuditshme ne shume ngjarje te renda Ne te cilat shumicat nuk tregohen ne mendia , Ne ambjente ku jane ne nje tufe meshkujsh( burrash ) 40 vjec e me shume ne disa raste, Jane disa vajza prezent 20-25 vjec krejt rastesisht !!! Te cilat shiten si domate e patate.. sipas ofertes.
Përgjigju