Report Tv ka siguruar detaje të reja nga krimi horror i vitit 2017, kur u vra Menduh Kurt-Deda. Një tjetër dëshmitar kyc është Faik Stojna, me të cilin ka pasur lidhje intime Marjeta Karaj që dyshohet se ishte porositësja e vrasjes.
Në vitin 2014, Stojna është njohur me Marjeta Karajn, e cila ishte e punësuar si sekretare e një OJF që drejtohej nga viktima. Sipas tij, kanë pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme në lidhje me financimin dhe menaxhimin e fondeve te shoqatës. Makina që përdorën Besmir Karaj dhe Gazmir Ngota, të porositur nga Marjeta Karaj për djegien e Menduh Kurt-Dedës ishte e Faik Stojnës.
“Për zgjidhjen e këtyre mosmarrëveshjeve, Marjeta Karaj ka përfshirë djalin e Besmir Karajt i cili në bashkëpunim me një person tjetër, lidhje e tij shoqërore në muajin maj të vitit 2017, e kanë marrë dhe hipur Menduh Kurt-Dedën në automjetin e markës Ford Focus, me ngjyrë jeshile me portobagazh (në posedim nga Faik Stojna) dhe e kanë transportuar në drejtim të vendit të quajtur Kodër Shupal. Në këtë vend ata e kanë lidhur të ndjerin me një zhinxhirë si ato që përdoren për lidhjen e qenve, dhe pasi e kanë spërkatur me benzinë dhe kanë ushtruar ndaj tij presion për kthim e borxhit Marjetës. Në kushtet kur shtetasi Menduh Kurt-Deda ka mohuar borxhin ndaj mamasë së Besmir Karaj, shoku i Gazmir Ngota, i kanë vënë flakën me ane të një mjeti ndezës (çakmak), dhe si pasojë trupi i Menduhit është përfshirë nga flakët. Pasi kanë kryer këtë veprim Besmiri ishte shoku i tij janë larguar prej aty.
Sipas deklaruesit Faik Stojna këtë fakt ai e ka mësuar disa kohë më pas nga Besmir Karaj si dhe dhe mamaja e tij Marjeta Karaj, me të cilën fillimit ka patur lidhje intime ndërsa me pas ka patur mosmarrëveshje lidhur me një borxh ndërmjet tyre”, thuhet në dosjen hetimore.
Lajmi kryesor: