‘Sa burg rrezikojmë o Gaz’, Report Tv zbardh dosjen e plotë për vrasjen horror në Dajt! Fjalët e fundit të Marjetës për viktimën: Prej fajit tënd më vdiq vëllai

19 Dhjetor 2022, 11:00| Përditesimi: 19 Dhjetor 2022, 14:52

  • Share

TIRANË- Për zbardhjen e krimit makabër të ndodhur në 2017, Menduh Kurtdeda, i cili u rrah dhe u dogj i gjallë në Dajt, ka ndihmuar dëshmia e Faiks Stojnës, ish i dashuri i Marjeta Karajt. Atij i ishte rrëfyer gjithçka nga Marjeta dhe djali i saj, Besmiri. Ky i fundi punonte si shofer, shpërndarës mallrash në biznesin e Faikut dhe kishin një raport të mirë, aq sa për t’i rrëfyer një krim kaq makabër.

Vrasja ndodhi në maj të 2017, e ndërsa zhvarrosja e trupit të viktimës është bërë në 10 shkurt të 2021. Kjo pasi familjarë të viktimës kanë dëshmuar për policët që i afërmi i tyre kishte protezë dhe kjo ka shërbyer si spunto për autoritetet që të bëjnë analizat e ADN-së. Mostra i është marrë 2 djemve të Menduhut, Mareglenit dhe Andreas, si edhe vëllait të viktimës Musait. Në përfundim rezultoi se trupi i pajetë i gjetur është i Menduh Kurtdedës. Dëshmitë e Faik Stojnës dhe Gazmir Ngotës se Menduhu i kishte një borxh Marjeta Karajt, i ka orientuar hetimet në këtë pistë e ku në fund rezultoi se kjo shumë prej 1 mln lekësh, ishte shkaku i vrasjes në mënyrë makabre të 61-vjeçarit.

Në skenë del Faik Stojna, i dashuri i Marjeta Karaj që i kishte rrëfyer gjithçka
Një person kyç që ka ndihmuar në zbardhjen e hetimeve ka qenë Faik Stojna, i dashuri i Marjeta Karaj, të cilit kjo e fundit i kishte rrëfyer gjithçka që kishte ndodhur me Menduh Kurt-Dedën. Ai është marrë në pyetje si personi që ka dijeni për hetimet, për faktin sepse 2 autorët, Besmiri dhe Gazmiri, e kanë kryer vrasjen me makinën në pronësi të Faik Stojnës. Ky i fundit është njohur me Marjeta Karajn në vitin 2014 dhe kanë pasur një lidhje intime me njëri-tjetrin, por edhe kjo është përfunduar me sherr, pasi Marjeta e akuzonte se i kishte lekë borxh. Madje, Marjeta e ka kërcënuar Faikun që t’i jepte lekët përndryshe “do e digjte si Meduhun”. Ky kërcënim tregon se edhe Faiku ka qenë në dijeni të detajeve të vrasjes, të cilat i ka rrëfyer në polici. Me zbulimin që trupi i përkiste Menduh Kurt-Dedës, janë marrë në përgjime njerëzit përreth tij, nga ku është bërë e munduar shkuarja deri te autorët e vërtetë.  

Ai ka dëshmuar përpara efektivëve se viktima Menduh Kurt-Deda ishte pronari i një OJF-je dhe Marjeta punonte si sekretare aty. Mes tyre, ka vijuar rrëfimin e tij Faiku, ka pasur mosmarrëveshje  në lidhje me financimin dhe menaxhimin e fondeve te shoqatës. Marjeta pretendonte për një borxh prej 1 mln lekësh, e ndërsa viktima e mohonte një fakt të tillë. Duke qenë se Menduh nuk po i jepte lekët që Marjeta pretendonte se i kishte borxh, e ka përfshirë edhe djalin e saj Besmirin dhe shokun e tij, Gazmirin. Të dy së bashku në maj të 2017 e kanë marrë Menduh Kurt-Dedën më makinën Ford Focus, me ngjyrë jeshile me portobagazh, në pronësi të Faik Stojnës, por që përdorej nga Besmiri dhe e kanë transportuar në vendin e quajtur Kodër Shupal, e kanë lidhur me zinxhir qeni dhe e kanë djegur për së gjalli. Kjo skemë, siç ka treguar Faiku, i është rrëfyer edhe nga vetë djali i Marjetës, Besmiri.

Dëshmia e Gazmir Ngotës, bëhet i “penduar” i drejtësisë dhe zbulon vrasjen
E njëjta dëshmi si Faiku, është dhënë edhe nga Gazmir Ngota dhe pas përputhjeve me provat, është bërë arrestimi i Marjeta Karajt, e ndërsa Besmir Karaj është në kërkim si autor i kësaj ngjarjeje horror.

Pas konfirmimit se kufoma i përket Menduh Kurtdedës, në 24 dhjetor 2022 policia i shkoi në punë Gazmir Ngotës. Ai nuk ka qenë aty në atë momente dhe është njoftuar nga shefi i tij që të paraqitej te puna ose në DVP Tiranë. Nga ky moment, Ngota është zhdukur dhe ka mbyllur telefonin. Pas 2 muajsh i fshehur ai është paraqitur në Komisarat ku ka rrëfyer vrasjen, është penduar dhe ka zbërthyer gjithçka.

“Ndërsa po qarkullonim nëpër rrugica, afër një tregu fruta perimesh në Xhamllik, Besmiri pa një person të seksit mashkull duke ecur në këmbë dhe menjëherë ndaloi makinën, pasi tha se e njihte. Për mua ishte hera e parë që e shikoja këtë person, por kujtoj që Besmiri i thërriti në emër, “Mendu” dhe pasi i futi krahun e mori në makinë. Kujtoj që personi në fjalë ishte i madh në moshë, mbi 65 vjeç dhe mbaj mend që kishte konsumuar alkool. Gjatë rrugës, në automjet Besmri filloi që t’i bënte Mendus presion, duke i thënë kam kaq kohë që të kërkoj, shiko çfarë kam për të bërë dhe gjëra të tjera të kësaj natyre. Më pas, Besmiri mori në telefon nënën e tij, Marjetën dhe i tha kam gjetur Mendun, e kam me vete me makinë dhe hajde tek Kastrati, që të flasësh vetë me të.  Kemi vazhduar rrugën me makinë dhe pasi mbërritem tek Karburanti në Allias, makinën Ford Fokus e futëm në parkingun, pas pishinave të kompleksit Las Palmas, në pronësi të Cufes të cilin unë e njoh që fëmijë si banor të zonës. Besmri zbriti nga makina Mendun dhe menjëherë nisi ta qëllonte me shpulla, duke e sharë dhe ofenduar, ndërkohe që ky i fundit nuk reagonte pothuajse fare, vetëm qeshte, pasi si duket ishte ne gjendje te dehur.

Pas pak castesh aty ka ardhur Marjeta, e cila e acaruar i bërtiste Mendus, duke i thënë prej teje më vdiq vëllai, duhet të më kthesh menjëhere lekët, nga ku unë kuptova që Mendui, i kishte leke borxhe Marjetës. Menduja, i thoshte nuk kam asnjë lekë borxhe, dhe vetëm qeshte dhe kjo sjellje e tij ka acaruar Marjetën dhe Besmirin i cili ka filloi që ta qëlloj Mendun, me grushta e shkelme, ku si pasojë ky i fundit është rrëzuar në tokë dhe nuk po ngrihej me pasi ishte moshë e thyer. Besmiri dhe Marjeta u larguan disa metra me tutje, dhe për disa caste biseduan vetëm për vetëm me njëri tjetrin. Pasi unë jam afruar pranë tyre Besmiri më tha shprehimisht “sa burg rezikojme o gaz”. Unë i thashë, nuk e di shume kemi për të rrezikuar nëse i ndodh dicka e keqe. Në vijim Besmiri pyeti Marjetën “çfarë të bëjmë” dhe ajo i tha shprehimisht “hiqeni qafe”, sepse nuk i bie njeriu mendja por këtë”, ka thënë Gazmiri në dëshminë e tij.

Vrasja iu “shkatërron” jetën 2 shokëve
Vrasja e Menduh Kurtdedës është fiksuar mirë në mendjen e 2 autorëve. Besmir Karaj ka shfaqur probleme me ankthin dhe pasiguri, çka e ka detyruar atë të largohet nga vendi. Madje, nga dosja thuhet se në momentin kur është zbuluar kufoma në Kodër Shupal, Besmiri i ka deklaruar bashkëpunëtorit se "Menduh i del në ëndërr çdo natë". Të njëjtën përjetim, ka rrëfyer Gazmiri ka pasur edhe ai. Nga një punë stabël që kishte si shpërndarës picash tek piceri në rrugën “Siri Kodra” Tiranë, ai u kthye në një person të alkoolizuar, ku te alkooli gjente shpëtim për të harruar aktin makabër. Për pasojë ka shkëputur çdo raport me Besmirin dhe Marjetën.

Ora 11:50
Nga vrasja deri tek ankthi pas krimit, rrëfimi i plotë i Gazmir Ngotës: Konsumoja shumë alkool, doja të dorëzohesha! Edhe Besmiri u bë keq

1671108049_1671106659111001.jpg

Gazmir Ngota, dëshmitari kyc i vrasjes së Menduh Kurt-Dedës në vitin 2017 ka rrëfyer me detaje si ndodhi ngjarja e rëndë duke zbuluar edhe cfarë përjetoi pas krimit bashkë me Besmir Karajn pasi nëna e këtij të fundit i kërkuan që t’i vinin flakën.

Rrëfimi i plotë

Unë jam kthyer nga Italia në Shqipëri në muajin shkurt 2017. Në Itali kam punë të ndryshme krahu dhe pas u ktheva në Shqipëri nëpërmjet lidhjeve shoqërore, çunat që rrija në lagjen Allias, Tiranë jam njohur me shtetasin Besmir Karaj. Ndër cunat që rrinin me mua dhe Besmirin kanë qenë F.T me orgjinë nga Kukësi, M.Sh me origjinë nga Shkodra, E.D me origjinë nga Elbasani, dhe shumë tjetër emrat e të cilave nuk më kujtohen. Të gjithë personat e sipërcituar ishin përdorues te lëndëve narkotike dhe kryesisht mblidheshim tek bar kafe “Kënaqësia”, në Allias në pronësi të B.M. Gjatë darkave, takoheshim në lagje dhe shpesh herë frekuentonim dhe lokalin tjetër në pronësi të “Çufes” që ndodhet përballe Bar Kafe ‘Kënaqesia’, afër karburantit, në Allias. Duke qenë se unë sapo kisha ardhur nga Italia dhe aso kohe kisha para, Besmiri me është afruar dhe kemi krijuar njohje dhe shoqëri me njëri-tjetrin. Besmir punonte me një person tjetër që i thërrisin “Faja” me origjinë nga Pogradeci ose Korça, për të cilin më pas kam mësuar se kishte qenë i dashuri i nënës së vet, Marjeta Karaj. Nga Besmiri kam mësuar se nëna e tij drejtonte një fondacion, ndërsa vetë Besmiri punonte si shofer, me makinën e Fajes, të markës Ford Focus me ngjyrë jeshile dhe e shoqëronte atë për shpërndarjen e produkteve të ndryshme ushqimore. Në tre apo katër raste edhe unë kam udhëtuar së bashku me Besmirin, Marjetën dhe Fajen, me automjetin tij Ford Focus, në qytet Durrës, Fushë Krujë etj.

Rreth dy muaj pasi isha kthyer në Shqipëri, ku muaji dhe data e saktë nuk më kujtohet unë kam qenë tek magazina e Besmirit, që ndodhej mbrapa konviktit nr 1 të Shkollës së Bashkuar Tiranë dhe ndërsa po qëndronim, kemi pirë verë të hapur me turshi. Rreth orës, 01:00 të mëngjesit mua më mbaruan cigaret dhe shkova për të blerë një paketë cigare tek një kioskë, tek kryqëzimi i Varrit te Bamit, që qëndron hapur 24 orë. Ndërsa po kthehesha, disa metra pa mbërritur tek magazina Besmiri është afruar me mjetin tip Ford Fokus dhe më tha hajde hip, të bëjmë një xhiro. Ndërsa po qarkullonim nëpër rrugica, afër një tregu fruta perimesh në Xhamllik, Besmiri pa një person të seksit mashkull duke ecur në këmbë dhe menjëherë ndaloi makinën, pasi tha se e njihte. Për mua ishte hera e parë që e shikoja kete person, por kujtoj që Besmiri i thërriti në emër, “Mendu” dhe pasi i futi krahun e mori në makinë. Kujtoj që personi në fjalë ishte i madh në moshë, mbi 65 vjeç dhe mbaj mend që kishte konsumuar alkool. Gjatë rrugës, në automjet Besmri filloi që t’i bënte Mendus presion, duke i thënë kam kaq kohë që të kërkoj, shiko çfarë kam për të bërë dhe gjëra të tjera të kësaj natyre. Më pas, Besmiri mori në telefon nënën e tij, Marjetën dhe i tha kam gjetur Mendun, e kam me vete me makinë dhe hajde tek Kastrati, që të flasësh vetë me të.  Kemi vazhduar rrugën me makinë dhe pasi mbërritem tek Karburanti në Allias, makinën Ford Fokus e futëm në parkingun, pas pishinave të kompleksit Las Palmas, në pronësi të Cufes të cilin unë e njoh që fëmijë si banor të zonës. Besmri zbriti nga makina Mendun dhe menjëherë nisi ta qëllonte me shpulla, duke e sharë dhe ofenduar, ndërkohe që ky i fundit nuk reagonte pothuajse fare, vetëm qeshte, pasi si duket ishte ne gjendje te dehur.

Pas pak castesh aty ka ardhur Marjeta, e cila e acaruar i bërtiste Mendus, duke i thënë prej teje më vdiq vëllai, duhet të më kthesh menjëhere lekët, nga ku unë kuptova që Mendui, i kishte leke borxhe Marjetës. Menduja, i thoshte nuk kam asnjë lekë borxhe, dhe vetëm qeshte dhe kjo sjellje e tij ka acaruar Marjetën dhe Besmirin i cili ka filloi që ta qëlloj Mendun, me grushta e shkelme, ku si pasojë ky i fundit është rrëzuar në tokë dhe nuk po ngrihej me pasi ishte moshë e thyer. Besmiri dhe Marjeta u larguan disa metra me tutje, dhe për disa caste biseduan vetëm për vetëm me njëri tjetrin. Pasi unë jam afruar pranë tyre Besmiri më tha shprehimisht “sa burg rezikojme o gaz”. Unë i thashë, nuk e di shume kemi për të rrezikuar nëse i ndodh dicka e keqe. Në vijim Besmiri pyeti Marjetën “çfarë të bëjmë” dhe ajo i tha shprehimisht “hiqeni qafe”, sepse nuk i bie njeriu mendja por këtë”. Pas këtij momenti Marjeta u largua në këmbë në drejtim të banesës së saj, ndërsa Besmiri dhe unë ngritem për krahësh Mendun dhe e futëm atë në sediljen e pasme të mjetit tip Ford Focus me ngjyrë jeshile, targat e të cilit nuk i mbaj mend. Pasi vazhduam lëvizjen Besmiri më tha do ta cojmë mbrapa Dajtit qenin, ndërsa unë s’është se bëra ndonjë reagim, pasi mendova se Besmiri thjesht po i bënte presion Mendus. Ky i fundit, megjithëse ishte koshient, nuk bënte asnjë reagim. Tek karburant Gega Oil, në vendin e quajtur kafja e Rremës, Besmiri ndaloi mjetin më tha “zbrit merr benzinë” dhe më dha në dorë dy bidona të vegjël 0.5 litër që mbante në makinë. Besmiri më dha lekët që bleva benzinë, dhe vazhduam rrugën ne drejtim të Shkallës së Tujanit, deri sa arritëm në Kodër Shupal. 

Ishte shumë erresire dhe gjatë rrugës nuk jemi hasur/shkëmbyer me asnjë automjet apo person tjetër. Në vendin të quajtur Kodër Shupal, Besmiri ndaloi makinën, bashkë zbritëm nga makina Mendun, duke e mbajtur për krahu dhe e mbështetëm Mendun në trungun e një peme që ndodhej disa metra më poshtë, në anë të rrugës. Besmiri e lidhi Mendun në trungun e një peme me zinxhirë që mbante në makinë, me qëllim që ai të mos lëvizte dhe e spërkati me benzinë, nga koka tek këmbët, ndërkohë që Menduja në atë moment vetëm rënkonte. Besmiri nxori nga xhepi një mjet ndezës cakmak, dhe i vuri flakën Mendus, i cili menjëherë u përpi nga zjarri. Unë jam shokuar, pasi nuk e prisja një veprim të tillë dhe menjëherë kam shkuar tek makina dhe bashkë me Besmirin që ishte ne drejtim te tij, jemi kthyer për në Tiranë. Gjatë rrugës unë jam bërë keq, dhe i kam thënë disa here Besmirit cfarë bëre kështu, unë jam familjar, do me lesh fëmijet rrugës, dhe ai më ka thënë mos u be merak, se do e mbaj unë persiper, fajin që kam bërë. Atë natë Besmiri më la tek Karburant Kastrati në Allis, dhe më tha që të shkoja në shtëpi, ndërsa ai vetë do të lante makinën në lavazh. Pasi jam futur në shtëpi, unë e kam përjetuar shumë keq këtë ngjarje, por gjithsesi nuk jam shprehur tek persona të tjerë. Të nesërmen e ditës, unë si kam besuar vetes që kam kryer një veprime të tillë dhe që nga ai moment ka filluar që të pij gjithnjë e më shumë alkool, për ta kaluar këtë ngjarje. Dy apo tre ditë pas ngjarjes unë kam takuar Besmirin tek lokal Kënaqesia dhe nga bisedat tona kam kuptuar se dhe ai e kishte përjetuar shumë keq. Kujtoj se pasi kufoma është gjetur në Kodër Shupal, dhe lajmi ka dalë në media Besmiri e ka përjetuar dhe me thoshte që Menduja me del në ëndërr cdo natë. Te njenjten perjetim kam patuar dhe unë. Më pas, unë jam mbyllur në vetvete dhe kam shkëputur çdo lloj komunikim si me Besmirin ashtu edhe me Marjetën. 

Sqaroj se, unë e kam menduar disa herë që të dorëzohem në polici dhe të shpjegoj faktin që ka ndodhur, kam qenë në dilemë që të dorëzohem ose jo, duke menduar që kam dy fëmijë te mitur për të rritur. Kjo është dhe arsye që në datë 24.10.2022 ku pasi më ka thërritur policia unë jam larguar nga vendi i punës ku punoja si shpërndares picash dhe nga banesa, pasi shoku im Fatri Tota më tregoi se e kishin pyetur në polici në lidhje me këtë ngjarje.

Ora 11:02
Detaje nga krimi horror i 2017/ Dëshmia e të dashurit të Marjeta Karajt: Ishte sekretare në shoqatën e Menduh Kurt-Dedës! Ziheshin për menaxhimin e fondeve

1671104420_mirjetakaraj.JPG

Report Tv ka siguruar detaje të reja nga krimi horror i vitit 2017, kur u vra Menduh Kurt-Deda. Një tjetër dëshmitar kyc është Faik Stojna, me të cilin ka pasur lidhje intime Marjeta Karaj që dyshohet se ishte porositësja e vrasjes.

Në vitin 2014, Stojna është njohur me Marjeta Karajn, e cila ishte e punësuar si sekretare e një OJF që drejtohej nga viktima. Sipas tij, kanë pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme në lidhje me financimin dhe menaxhimin e fondeve te shoqatës. Makina që përdorën Besmir Karaj dhe Gazmir Ngota, të porositur nga Marjeta Karaj për djegien e Menduh Kurt-Dedës ishte e Faik Stojnës.

“Për zgjidhjen e këtyre mosmarrëveshjeve, Marjeta Karaj ka përfshirë djalin e Besmir Karajt i cili në bashkëpunim me një person tjetër, lidhje e tij shoqërore në muajin maj të vitit 2017, e kanë marrë dhe hipur Menduh Kurt-Dedën në automjetin e markës Ford Focus, me ngjyrë jeshile me portobagazh (në posedim nga Faik Stojna) dhe e kanë transportuar në drejtim të vendit të quajtur Kodër Shupal. Në këtë vend ata e kanë lidhur të ndjerin me një zhinxhirë si ato që përdoren për lidhjen e qenve, dhe pasi e kanë spërkatur me benzinë dhe kanë ushtruar ndaj tij presion për kthim e borxhit Marjetës. Në kushtet kur shtetasi Menduh Kurt-Deda ka mohuar borxhin ndaj mamasë së Besmir Karaj, shoku i Gazmir Ngota, i kanë vënë flakën me ane të një mjeti ndezës (çakmak), dhe si pasojë trupi i Menduhit është përfshirë nga flakët. Pasi kanë kryer këtë veprim Besmiri ishte shoku i tij janë larguar prej aty.

Sipas deklaruesit Faik Stojna këtë fakt ai e ka mësuar disa kohë më pas nga Besmir Karaj si dhe dhe mamaja e tij Marjeta Karaj, me të cilën fillimit ka patur lidhje intime ndërsa me pas ka patur mosmarrëveshje lidhur me një borxh ndërmjet tyre”, thuhet në dosjen hetimore.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 19/12/2022 23:48

    Listes se te akuzuarve i duhet shtuar dhe Faik Stojna per moskallzim krimi,s.d.q nuk do te ishte keq qe shteti te hetonte kete fondacion,me duket i dyshimte per menyren si perdoren parate e fondacionit,gjithashtu me ben pershtypje qe nga nje ane kemi viktimen, pronarin e OJF qe merr para borxh,nga ana tjeter kemi Marjeta Karaj,sekretare,por qe sillet si pronare,bile del ne foto dhe me Meten!Dicka nuk shkon ne kete histori!

    Përgjigju
  • Ermali: 19/12/2022 12:22

    Mashtrues!Nuk i njihte shoket me ke rrinte! Nga dolen inicialet e ketyre shokve ?pastaj thot kam udhtuar nje here me viktimen!pastaj thot nuk e njihja kur e hypen ne makin! Per mendimin tim eshte avokati qe i tregon site genjeje,Avokatet jane bashkpuntore te krimit dhe sekseret e Gjygjtareve & Prokuroreve.

    Përgjigju
  • goni: 19/12/2022 11:42

    shteti ka rene ne duar kriminelesh,,,,populli te mos qendroje ..por te ngrihet te perzere kete klike kriminalo-hajdute.....

    Përgjigju
    • Deni: 19/12/2022 20:00

      Dhe te vije nje klase tjeter me kriminale dhe me hajdute.

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?