Nga vrasja deri tek ankthi pas krimit, rrëfimi i plotë i Gazmir Ngotës: Konsumoja shumë alkool, doja të dorëzohesha! Edhe Besmiri u bë keq

19 Dhjetor 2022, 11:50| Përditesimi: 19 Dhjetor 2022, 11:52

  • Share

1671108049_1671106659111001.jpg

Gazmir Ngota, dëshmitari kyc i vrasjes së Menduh Kurt-Dedës në vitin 2017 ka rrëfyer me detaje si ndodhi ngjarja e rëndë duke zbuluar edhe cfarë përjetoi pas krimit bashkë me Besmir Karajn pasi nëna e këtij të fundit i kërkuan që t’i vinin flakën.

Rrëfimi i plotë

Unë jam kthyer nga Italia në Shqipëri në muajin shkurt 2017. Në Itali kam punë të ndryshme krahu dhe pas u ktheva në Shqipëri nëpërmjet lidhjeve shoqërore, çunat që rrija në lagjen Allias, Tiranë jam njohur me shtetasin Besmir Karaj. Ndër cunat që rrinin me mua dhe Besmirin kanë qenë F.T me orgjinë nga Kukësi, M.Sh me origjinë nga Shkodra, E.D me origjinë nga Elbasani, dhe shumë tjetër emrat e të cilave nuk më kujtohen. Të gjithë personat e sipërcituar ishin përdorues te lëndëve narkotike dhe kryesisht mblidheshim tek bar kafe “Kënaqësia”, në Allias në pronësi të B.M. Gjatë darkave, takoheshim në lagje dhe shpesh herë frekuentonim dhe lokalin tjetër në pronësi të “Çufes” që ndodhet përballe Bar Kafe ‘Kënaqesia’, afër karburantit, në Allias. Duke qenë se unë sapo kisha ardhur nga Italia dhe aso kohe kisha para, Besmiri me është afruar dhe kemi krijuar njohje dhe shoqëri me njëri-tjetrin. Besmir punonte me një person tjetër që i thërrisin “Faja” me origjinë nga Pogradeci ose Korça, për të cilin më pas kam mësuar se kishte qenë i dashuri i nënës së vet, Marjeta Karaj. Nga Besmiri kam mësuar se nëna e tij drejtonte një fondacion, ndërsa vetë Besmiri punonte si shofer, me makinën e Fajes, të markës Ford Focus me ngjyrë jeshile dhe e shoqëronte atë për shpërndarjen e produkteve të ndryshme ushqimore. Në tre apo katër raste edhe unë kam udhëtuar së bashku me Besmirin, Marjetën dhe Fajen, me automjetin tij Ford Focus, në qytet Durrës, Fushë Krujë etj.

Rreth dy muaj pasi isha kthyer në Shqipëri, ku muaji dhe data e saktë nuk më kujtohet unë kam qenë tek magazina e Besmirit, që ndodhej mbrapa konviktit nr 1 të Shkollës së Bashkuar Tiranë dhe ndërsa po qëndronim, kemi pirë verë të hapur me turshi. Rreth orës, 01:00 të mëngjesit mua më mbaruan cigaret dhe shkova për të blerë një paketë cigare tek një kioskë, tek kryqëzimi i Varrit te Bamit, që qëndron hapur 24 orë. Ndërsa po kthehesha, disa metra pa mbërritur tek magazina Besmiri është afruar me mjetin tip Ford Fokus dhe më tha hajde hip, të bëjmë një xhiro. Ndërsa po qarkullonim nëpër rrugica, afër një tregu fruta perimesh në Xhamllik, Besmiri pa një person të seksit mashkull duke ecur në këmbë dhe menjëherë ndaloi makinën, pasi tha se e njihte. Për mua ishte hera e parë që e shikoja kete person, por kujtoj që Besmiri i thërriti në emër, “Mendu” dhe pasi i futi krahun e mori në makinë. Kujtoj që personi në fjalë ishte i madh në moshë, mbi 65 vjeç dhe mbaj mend që kishte konsumuar alkool. Gjatë rrugës, në automjet Besmri filloi që t’i bënte Mendus presion, duke i thënë kam kaq kohë që të kërkoj, shiko çfarë kam për të bërë dhe gjëra të tjera të kësaj natyre. Më pas, Besmiri mori në telefon nënën e tij, Marjetën dhe i tha kam gjetur Mendun, e kam me vete me makinë dhe hajde tek Kastrati, që të flasësh vetë me të.  Kemi vazhduar rrugën me makinë dhe pasi mbërritem tek Karburanti në Allias, makinën Ford Fokus e futëm në parkingun, pas pishinave të kompleksit Las Palmas, në pronësi të Cufes të cilin unë e njoh që fëmijë si banor të zonës. Besmri zbriti nga makina Mendun dhe menjëherë nisi ta qëllonte me shpulla, duke e sharë dhe ofenduar, ndërkohe që ky i fundit nuk reagonte pothuajse fare, vetëm qeshte, pasi si duket ishte ne gjendje te dehur.

Pas pak castesh aty ka ardhur Marjeta, e cila e acaruar i bërtiste Mendus, duke i thënë prej teje më vdiq vëllai, duhet të më kthesh menjëhere lekët, nga ku unë kuptova që Mendui, i kishte leke borxhe Marjetës. Menduja, i thoshte nuk kam asnjë lekë borxhe, dhe vetëm qeshte dhe kjo sjellje e tij ka acaruar Marjetën dhe Besmirin i cili ka filloi që ta qëlloj Mendun, me grushta e shkelme, ku si pasojë ky i fundit është rrëzuar në tokë dhe nuk po ngrihej me pasi ishte moshë e thyer. Besmiri dhe Marjeta u larguan disa metra me tutje, dhe për disa caste biseduan vetëm për vetëm me njëri tjetrin. Pasi unë jam afruar pranë tyre Besmiri më tha shprehimisht “sa burg rezikojme o gaz”. Unë i thashë, nuk e di shume kemi për të rrezikuar nëse i ndodh dicka e keqe. Në vijim Besmiri pyeti Marjetën “çfarë të bëjmë” dhe ajo i tha shprehimisht “hiqeni qafe”, sepse nuk i bie njeriu mendja por këtë”. Pas këtij momenti Marjeta u largua në këmbë në drejtim të banesës së saj, ndërsa Besmiri dhe unë ngritem për krahësh Mendun dhe e futëm atë në sediljen e pasme të mjetit tip Ford Focus me ngjyrë jeshile, targat e të cilit nuk i mbaj mend. Pasi vazhduam lëvizjen Besmiri më tha do ta cojmë mbrapa Dajtit qenin, ndërsa unë s’është se bëra ndonjë reagim, pasi mendova se Besmiri thjesht po i bënte presion Mendus. Ky i fundit, megjithëse ishte koshient, nuk bënte asnjë reagim. Tek karburant Gega Oil, në vendin e quajtur kafja e Rremës, Besmiri ndaloi mjetin më tha “zbrit merr benzinë” dhe më dha në dorë dy bidona të vegjël 0.5 litër që mbante në makinë. Besmiri më dha lekët që bleva benzinë, dhe vazhduam rrugën ne drejtim të Shkallës së Tujanit, deri sa arritëm në Kodër Shupal. 

Ishte shumë erresire dhe gjatë rrugës nuk jemi hasur/shkëmbyer me asnjë automjet apo person tjetër. Në vendin të quajtur Kodër Shupal, Besmiri ndaloi makinën, bashkë zbritëm nga makina Mendun, duke e mbajtur për krahu dhe e mbështetëm Mendun në trungun e një peme që ndodhej disa metra më poshtë, në anë të rrugës. Besmiri e lidhi Mendun në trungun e një peme me zinxhirë që mbante në makinë, me qëllim që ai të mos lëvizte dhe e spërkati me benzinë, nga koka tek këmbët, ndërkohë që Menduja në atë moment vetëm rënkonte. Besmiri nxori nga xhepi një mjet ndezës cakmak, dhe i vuri flakën Mendus, i cili menjëherë u përpi nga zjarri. Unë jam shokuar, pasi nuk e prisja një veprim të tillë dhe menjëherë kam shkuar tek makina dhe bashkë me Besmirin që ishte ne drejtim te tij, jemi kthyer për në Tiranë. Gjatë rrugës unë jam bërë keq, dhe i kam thënë disa here Besmirit cfarë bëre kështu, unë jam familjar, do me lesh fëmijet rrugës, dhe ai më ka thënë mos u be merak, se do e mbaj unë persiper, fajin që kam bërë. Atë natë Besmiri më la tek Karburant Kastrati në Allis, dhe më tha që të shkoja në shtëpi, ndërsa ai vetë do të lante makinën në lavazh. Pasi jam futur në shtëpi, unë e kam përjetuar shumë keq këtë ngjarje, por gjithsesi nuk jam shprehur tek persona të tjerë. Të nesërmen e ditës, unë si kam besuar vetes që kam kryer një veprime të tillë dhe që nga ai moment ka filluar që të pij gjithnjë e më shumë alkool, për ta kaluar këtë ngjarje. Dy apo tre ditë pas ngjarjes unë kam takuar Besmirin tek lokal Kënaqesia dhe nga bisedat tona kam kuptuar se dhe ai e kishte përjetuar shumë keq. Kujtoj se pasi kufoma është gjetur në Kodër Shupal, dhe lajmi ka dalë në media Besmiri e ka përjetuar dhe me thoshte që Menduja me del në ëndërr cdo natë. Te njenjten perjetim kam patuar dhe unë. Më pas, unë jam mbyllur në vetvete dhe kam shkëputur çdo lloj komunikim si me Besmirin ashtu edhe me Marjetën. 

Sqaroj se, unë e kam menduar disa herë që të dorëzohem në polici dhe të shpjegoj faktin që ka ndodhur, kam qenë në dilemë që të dorëzohem ose jo, duke menduar që kam dy fëmijë te mitur për të rritur. Kjo është dhe arsye që në datë 24.10.2022 ku pasi më ka thërritur policia unë jam larguar nga vendi i punës ku punoja si shpërndares picash dhe nga banesa, pasi shoku im Fatri Tota më tregoi se e kishin pyetur në polici në lidhje me këtë ngjarje.


Lajmi kryesor:

‘Sa burg rrezikojmë o Gaz’, Report Tv zbardh dosjen e plotë për vrasjen horror në Dajt! Fjalët e fundit të Marjetës për viktimën: Prej fajit tënd më vdiq vëllai


  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?