Detaje të reja janë bërë publike për vrasjen makabre të çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho. Mediat në Itali duke cituar burime nga grupi i hetimit raportojnë se Elona Kaleshi nuk ka vepruar e vetme. Sipas hetuesve, 36-vjeçarja nga Durrës, ish-e dashura e Taulant Pashos, djalit të çiftit të vrarë ka pasur disa bashkëpunëtorë gjatë kryerjes së krimit dhe dyshimet janë se vrasja ka ndodhur për shumën prej 40 mijë eurove që kishte Shpëtim Pasho, i cili i kishte fituar pasi kishte bërë një aksident në punë. Prokurore e kësaj çështje është Ornella Galeotti, e cila ka ngritur akuzë kundër Kaleshit për vrasjen dhe fshehjen e kufomave.
Lajmi kryesor:
Vrasja e masakrimi i çiftit Pasho në Itali/ Në pranga ish-e dashura e djalit të tyre! Hetuesit: Elona s'veproi e vetme! Krimi dyshohet për 'thesarin' e çiftit! Del videoja e arrestimit
B.K./ReportTv.al