Nje grup prej 5 personash me veshje kamuflazh si të policisë, po mbajnë të terrorizuar fshatin Haderaj në Bashkinë e Selenicës. Gjithsej në fshatin Haderaj janë 10 familje, 3 prej tyre kishin rënë pre e hajdutëve.
Episodi i fundit është shënuar mbrëmjen e së dieles, ku pre ka rënë familja e Fidel Caushit. Gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Armand Xhelili ka qenë në këtë fshat të thellë malor, ku ka intervistuar, Caushin pronarin e njërës banesë. Ai shprehet se "u konfliktova me dy prej grabitësve të armatosur, të cilën kanë tentuar t'i vënë edhe prangat".
Caushi tha se hajdutët e veshur si policë, e kanë kërcënuar me familjen dhe kanë dashur ti vënë prangat. Fillimisht tha se ata u janë prezantuar si policë por ai e ka kuptuar se po mashtrojnë.
"Në orën 6 futëm mallin dhe erdhëm në shtëpi. Mbylla portën dhe erdha brenda. Erdhi një makinë dhe i thashë nuses erdhi një makinë. Mendova se ishte ndonjë mik. Doli i pari dhe zbriti nga makina ishte me maskë. Ishin 5 persona të veshur si policë. Kishin pistoleta, maska, pranga dhe radio policie. Më thanë që ishin policë dhe do kryenin kontroll. U konfliktova me dy prej tyre, tentuan të më vinin pranga.Si të vijë policia me këto kushte thashë unë. Dy grabitësit e tjerë më kërcënuan familjen. Ato më kapën dhe unë i kapa të dy dhe i solla këtu. Nxorri hekurat njëri. Njëri po bënte kontrollin nëpër shtëpi. Hapi divanet dhe i thashë të thërriste vëllain se nuk janë policia këto. Jashtë qëlluan me armë dhe ikën", tha ai.
Në një rrëpirë, automjeti i autorëve tip Mercedes Benz 240 ka dalë nga rruga. Policia ka arritur të vë në pranga dy prej autorëve, ndërsa janë identifikuar edhe pjesëtarët e tjerë të grupit.
"Kishin targa policie dhe veshtje policie. Erdhën 5 veta. Mbtrëmë më vjen kunata me ulërimë. Hajd the se më kanë vënë djalin. Një nip e kishin lënë shtrirë. Ik u thashë", shtoi vëllai i tij.
Po kështu pre e grabitësve me kamuflazh policia ka rënë disa ditë më parë edhe familja e Hate Caushaj. Të tmerruar ata tregojnë momentet e vështira që janë përjetuar.
"Nga ora 6 e gjysmë i ranë derës. Plaka më tho o burro qenka policia, futu brenda më thanë mos lëviz. Vajta te fëmija, 3 fëmijë të djalit të edhe nusja fëmijë. Vajta aty dhe u thashë largohuni. Këmi frikë të rrimë në shtëpi më parë skemi pasur nga këto", rrëfen Hate.
Ne një banese tjetër ata kanë arritur të marrin 5 milionë lekë (të vjetra). Në zonë raportohet si tentativa e 3 për grabitje, kurse më parë kanë tentuar të vledhin edhe shtëpinë e vëllait të Caushit. Grupi hetimor tregohet i rezervuar deri në arrestimin e të gjithë anëtareve, ndërsa po punohet për dokumentin e plotë të kësaj ngjarje kriminale.