Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i dy të rinjve në Malësinë e Madhe. Report Tv mëson se trupat e pa jetë janë gjetur pranë parcelës së kanabisit që mendohet se është bërë shkak për vrasjen e Kelment Pepaj dhe Vilson Çuatj. Trupat e tyre mësohet se janë gjetur në një distancë të largët nga njëri- tjetrit. Gazetari Ergys Kavaja raporton se vendi ku janë gjetur trupat e pajetë është dy orë larg qendrës së fshatit Vrith.
Lajmi kryesor:
Gjenden dy trupat e pajetë të të rinjve të zhdukur prej 5 ditësh në Malësinë e Madhe! Policia ndalon babanë e autorit Danjel Pepajt: Dëshmitar në ngjarje! Shënjestra e sulmit ishte Vilsoni, Klementin e qëlloi nga frika
B.K.//ReportTv.al