Gjenden dy trupat e pajetë të të rinjve të zhdukur prej 5 ditësh në Malësinë e Madhe! Policia ndalon babanë e autorit Danjel Pepajt: Dëshmitar në ngjarje! Shënjestra e sulmit ishte Vilsoni, Klementin e qëlloi nga frika

8 Tetor 2020, 15:23| Përditesimi: 8 Tetor 2020, 22:18

  • Share

MALËSI E MADHE- Trupa e pajetë të Klement Pepaj dhe Vilson Cutaj u gjetën në vrarë me armë zjarri pranë malit të Rrencit në Malësinë e Madhe, në pyllin e Vrithit aty dhe ku u dëgjuan të shtënat ditën që u zhdukën tre të rinjtë. Vetëm 200 metra larg parcelës së drogës që mendohet të jetë shkaku i ngjarjes, viktimat ishin larg njeri tjetrit

Policia e Shkodrës në drejtimin e kryekomisar Niko Brahimit zbuloi vendin që shikoni në pamjet e siguruara nga Report TV, pas disa orë kërkimi në territorin e Vrithit, me një sipërfaqe të madhe të pabanuar dhe dy orë larg qendrës së fshatit.

Viktimat u dërguan në morgun e qytetit për  ekspertizë mjeko ligjore që do të saktësoj mënyrën dhe armën e krimit. Nga hetimet e deritanishme Daniel Pepaj kushëri me Klement Pepaj, i cili mendohet ta ketë kaluar kufirin me Malin e Zi, është ekzekutori  i dy të rinjve. Policia e Shkodrës ka ndaluar babanë e Danjel Pepajt, Rrok Pepaj në cilësinë e dëshmitarit në ngjarje. Prej disa orësh ai ndodhet në Policinë e Shkodër ku po jep dëshminë ë tij para hetuesve. 

Dy viktimat Klement Pepajt dhe Vilson Çutaj dhe autori Daniel Pepaj

VIDEO nga kërkimet

Akuza ndaj Pepajt u ngritën ditën e denoncimit publik nga prindërit e Klementit. Ka dyshime që shkaku i ngjarjes është një parcelë më kanabis sativa që Danieli u ka grabitur Vilsonit dhe Klemedit, Nga dëshmitë e siguruara në polici, një ditë para zhdukjes, Danieli u rrah nga Klementi dhe Vilsoni një ish denuar për prodhim dhe shitje të drogës, Për hakmarrje, i riu që duhet t'i ketë çuar në pyll dy të tjerët duke i gënjyer për drogën e fshehur, i ka vrarë ata. Mëgjithatë për hetuesët ka ende punë që ngjarja të zbardhet ndërkohe që Daniel Pepaj është shpallur në kërkim.   

Më herët Report Tv solli dëshmi nga familjarët e viktimave dhe të autorit të dyshuar. Aty në Vrith dolën të kërkojnë jo vetëm prindërit e tre djemve por edhe fshatarë e dashamirë të tyre.  Celularët i mbanin gratë në pritje të lajmit mbi fatin e djemve.  Babai i Klementit po orientonte forcat e policies dhe telefonin e tij e hapi motra e 21 vjecarit. “ Babai është në mal tani. Me policinë është duke kërkuar. Është një tokë të pabanuar, shumë lart në malësi”,  Report Tv solli pamje në zonën e kërkimit. Makina policie dhe mjete private të përqendruara më shumë në një territor me objekte të braktisura në Bajzë të Malësisë së Madhe. Në këtë kohë babai i Danielit, Nush Pepaj u thirr në polici për t'u pyetur përseri kurse gruaja qante. “Ai që ma jep mua lajmin se se ku ndodhen si me jetë si pajetë, tan jetën time ia jap” . Tashmë kjo familje është ngujuar në pritje të rregullave zakonore deri kur të zbardhet e vërteta, Vilson Çutaj 37 vjec nga Bajza, Klement Pepaj 25 vjeç nga Vrithi dhe Daniel Pepaj nga Vrithi u zhdukën që prej datës 3 tetor 2020.

Ora 22:15
Burime: Shënjestra e Daniel Pepajt ishte Vilson Çutaj, Klementin e qëlloi nga frika

1602188347_cutajpepaj.jpg

Vilson Çutaj dhe Daniel Pepaj

Detaje të reja nga vrasja e dy të rinjve në Malësi të Madhe. Burime nga grupi hetimor por edhe nga të afërm të Daniel Pepajt bëhet me dije se ai ka pasur qëllim të vrasë Vilson Çutajn.

Ndërkohë Klement Pepajn e ka qëlluar nga frika për të cilin fillimisht mendoi se e kishte plagosur. Ndërsa fillimisht ka shtënë ndaj Vilson Çutaj i cili ka plumba në trup, ndërsa Klement Pepajn e ka qëlluar nga pas shpine. Sipas dëshmitarëve të dy  viktimat ishin të bërë shoshë nga plumbat.

Ora 20:46
Babai i autorit të dyshuar të ekzekutimit ndalohet nga policia : Mund të jetë dëshmitarit në ngjarje

1602187588_DANIELDHERROKPEPAJ.jpg

Daniel dhe Rrok Pepaj

Babai i Danjel Pepaj, Rrok Pepja është ndaluar nga policia dhe prej disa orësh po merret në pyetje nga policia e Shkodrës në cilësinë e dëshmitarit të ngjarjes së rëndë ku u vranë Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj.

Ora 19:22
Pamjet kur ambulanca transporton trupat e pajetë në morgun e spitalit të Shkodrës

Pas disa orësh zbulimi të dy trupave të pajetë të Klement Pepja dhe Vilson Çutaj, ambulanca transporton gjatë orëve të mbrëmjes trupat e tyre drejt morgut të Spitalit të Shkodrës. Dy të rinjtë u vranë me breshëri kallashnikovi në zonën e Vrith të Malësisë së Madhe nga Danjel Pepaj.

Ora 18:54
U gjetën të pajetë/ U zbraz një karikator kallashnikovi mbi të rinjtë! Familjarët ndihmuan në gjetjen trupave të tyre

Detaje të reja kanë ardhur nga gjetja e dy trupave të pajetë në Malësinë e Madhe. Nga ekspertiza në terren është vënë re se në trupat e viktimave ka një numër të madh plumbash. Me ndihmën e familjarëve u bë e mundur gjetja e trupave.

Ora 18:22
Pas ekspertizës në terren, mbërrin ambulanca që do transportojë trupat e pajetë të dy të rinjve drejt morgut

Disa orë pas gjetjes së trupave të pajetë të dy të rinjve Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj, ka mbërritur ambulanca.

Ajo do të bëjë transportimin e trupave drejt morgut të spitalit të Shkodrës pasi ka përfunduar dhe ekspertiza e grupit hetimor. Aktualisht rreth 20 efektivë janë në terren të cilët po kërkojnë Daniel Pepajn.

Ora 17:41
Policia vijon kontrollet në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe, në kërkim të Danjel Pepajt

Gjetja e trupave të pajetë të Klement Pepajt dhe Vilson Çutaj nuk i ka ndalur kërkimet e Policisë së Shtetit, Mësohet se uniformat blu vijojnë kërkimet në fshatin Vrith për të gjetur një gjurmë të Danjel Pepajt, autori i dyshuar për ekzekutimin e të rinjve. Mendohet se ai ai është larguar drejt Malit të Zi, por nuk përjashtohet as pista se mund të jetë fshehur në zonë.

Ora 16:52
Detaje nga vrasja e 2 të rinjve në Malësinë e Madhe/ Trupat e pajetë pranë parcelës së kanabisit, larg njëri- tjetrit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i dy të rinjve në Malësinë e Madhe. Report Tv mëson se trupat e pa jetë janë gjetur pranë parcelës së kanabisit që mendohet se është bërë shkak për vrasjen e Kelment Pepaj dhe Vilson Çuatj. Trupat e tyre mësohet se janë gjetur në një distancë të largët nga njëri- tjetrit. Gazetari Ergys Kavaja raporton se vendi ku janë gjetur trupat e pajetë është dy orë larg qendrës së fshatit Vrith.

Ora 16:19
Mes shkurreve dhe pemëve të dendura/ Ky është vendi ku u gjetën pas 5 ditësh trupat e pajetë të 2 të rinjve në Malësinë e Madhe

Ky është vendi ku u gjetën pa 5 ditësh trupat e pajetë të 2 të rinjve në Malësinë e madhe! Report Tv sjell video nga vendi i ngjarjes. Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj u gjetën të pajetë në Pyllin e Vrithit. Siç shihet në pamje zona shumë e pyllëzuar, çka vështirësoi gjetjen e trupave të pajetë të të rinjve. 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Delinquenti: 09/10/2020 07:31

    KJO ESHTE DEMOKRACIA QE NE E KEMI KERKU VETE DHE KJO DEMOKRACI DUHET PRANU ME TE MIRAT DHE TE KEQIJAT QE KA SEPSE NUK KA VETEM LULE KA EDHE FERRA DHE GJEMA ............

    Përgjigju
  • Gjynah: 08/10/2020 23:35

    Papunesi e madhe ne ato zona gjynah djem te ri per te fitu dy lek e kan ber

    Përgjigju
  • Timi: 08/10/2020 20:19

    Eshte bere Shqiperia si Sinaloa.

    Përgjigju
    • pap: 10/10/2020 01:15

      Loni, mire per keta "te varferit"/"te papunet" e paska fajin politika, po per ata qe i'a vervitin njeri-tjetrit sepaten ne mes te rrashtit te kokes, thiken mu ne zemer, apo koqen e plumbit te kallacit ne rreze te veshit, per punen e gardhit, vijes se ujit, per pse me pe, per pse me zure vendin e parkimit, per pse me shave nga nena, per pse me ngacmove dashnoren, per pse...., per pse....., kush mendon se e ka fajin?! Nje keshille miqesore per ty dhe ata qe mendojne si ti, kjo pune eshte shume me e thelle dhe e komplikuar. Nese nuk ke kryqe t'i japesh drejtim, mos hish shashka ne ere. He, evlat, boll merreni me lloqe kavaje dhe u shtoni stresin njerezve me keto "konkluzionet" tuaja. Do te benit me mire te shtrronit bithen dhe punonit .....

    • Loni: 09/10/2020 00:34

      Eshte ber cdo vend per mbijetese... E ka fajin politika o popull qe nuk meet Masa per të gjithe... Ligji antimafia nuk zbatohet... Si films ti 20 vjec pa punuar me Porsche e lambo!? Do think ju rrezikoj... Ku Jan forcat e rendit organet ligj zbatuese!? Shiko rrushi rrushin e piqu... Edhe ato per nje jete me te mire synuan Apo per makine a probleme ekonomike qe u vrane... Prandaj fajin e ka tahirat me shoke qe e nxorren situaten jasht kontrollit... E kanabizuan kete vend edhe e degjeneruar edhe dalin viktimat pastaj. Cdo veprim ka kundraveprim. Si cdo ilac efektet anesore edhe kurative... Keshtu qe kush eshte ne kete meselee pyet skarpamenton mire se digjesh piqesh ose hipen lart... Merren parasysh te gjitha edhe extremi jeta qe te iken... Keshtu qe ngushellime per djemte familjareve edhe qofte me kaq.

  • Nick: 08/10/2020 19:36

    Atij yllit qe flet aty lart duhet me ja shkerdhy robt po mor shkerdhate a ke pak djem te rinje ne jug qe sdihet gje se ku jane,trafiku i droges kte pune ka ne te gjithe boten.

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 08/10/2020 18:36

    Nuk eshte kurfare humbje hiq - asnje ishalla nuk mbet kesiblloj berrllogu.

    Përgjigju
  • ylli: 08/10/2020 17:47

    JA TA SHIKOJE POPULLI SE C'FARE JANE DHE C'FARE BEJNE MALOKET E QELBUR TE SALI KERMES DHE LUL PLEHRES,,,C'DO GJE E BEJNE KETA PER PARA,,,TE VRASIN,PRESIN,,DHE TE VIJNE NE VARRIM,,A KA ME TE POSHTER SE KETA ,,,PER PARA NXJERRIN NUSEN,,GOCEN,,NENEN, NE RRUGE SI PROSTITUTE,,,PRANDAJ POPULLI TE MBLEDHE MENDJEN DHE TE VOTOJE EDI RAMEN ME PARTINE SOCIALISTE SI NJEREZ TE KULTURUAR DHE EFEKTIVE NE PUNE,,DHE PAQSORE ,,ATA NUK JANE VRASES SI SALIU QE TE VRET NE MES TE BULEVARDIT DHE TE DERGON NATEN NJEREZ PER TE BLERE TE VRARET ME PARA.....

    Përgjigju
    • Xhaja: 09/10/2020 12:50

      Gjuhe e ulet dhe e neveriteshme. Zoti te falt' "ylli"! Ngushellime familjeve!

    • Rimi: 09/10/2020 09:35

      Mire kta qenkan ashtu si i pershkruan ti. Po ti more keshtu ngushellon familjet, pa ditur situaten dhe flet sikur ti kan bo tana te keqijat ata te PD. Kjo ngjarje perderisa duket eshte per pune droge, a je i vetedijshem se drogen e lejuan ata te Ps. Vota eshte e lire nuk eshte nevoja te imponosh ne kete menyre per te votuar tjeter parti. Mos mashtro tjeret siq te kan mashtruar. Ndrysho se qenke komplet burre pa dinjitet e ndjenja, te tevij turp nga vetja

    • shkodra: 08/10/2020 21:33

      keke vk krejt ti shok. edhe kyt rast don me fut pun politike

    • Latif: 08/10/2020 18:02

      Po te tilla episode ka ne cdo zone apo krahine, ska lidhje, ndjese per nderhyrjen

  • Shaban: 08/10/2020 17:11

    Korren ate qe mbollen.

    Përgjigju
    • [email protected]: 08/10/2020 19:32

      Gjynah se jane te rinj . Per te jetuar kan mbjedhur parcela . Ngushellime familjes !

  • Like: 08/10/2020 17:06

    Kjo eshte demokracia e kerkuar

    Përgjigju
  • Hasta el fuego: 08/10/2020 16:30

    Pabesi e madhe asht ba edhe i vjedh edhe i vret nuk ka ma burrni sot me ja nis ne vermosh e me maru ne konispol per lek spyt kush a tka djal daje djal axhe a kushri a vlla po te fut plumin e zhduket thirrni menjes mos shqiptar se jeta asht e gjat e pasuria nuk bahet tu vra e tu pre as tja fut njani tjetrit.

    Përgjigju
    • Bravo: 08/10/2020 17:03

      Ah te ishin te gjith shqipetaret si puna jote tani nuk do ishte shqiperia si eshte tani. bravo te qoft per mentalitetin qe ke. Suksese vella.

  • Ali: 08/10/2020 16:02

    Ky ashte kapitalizmi si nuk ke siguri per jeten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?