"La Repubblica" në Itali ka ndarë detaje të reja në lidhje me skandalin e basteve, ku përfshihen disa personazhe të njohur nga bota e futbollit italian dhe lajmet e fundit lidhen me mesfushorin e Juventusit Nicola Fagioli, me të cilin nisi gjithçka, kur autoritetet në Torino nisën përgjimet për bastet në platformat e paligjshme.
Thuhet se Nicola Fagioli ka paguar më shumë se një milionë euro në vetëm pak muaj në një llogari të paligjshme. Por kush e prezantoi çështjen? Në këtë pikë, raportet nga Italia janë ende jo shumë të qarta. Disa burime pohojnë se pas gjithë kësaj qëndron Nicolo Zaniolo, lojtar i Aston Villas.
"La Repubblica" citoi si burim Fagiolin, i cili dyshohet se prezantoi Zaniolo-n si dhe Sandro Tonalin me një grup agjentësh bastesh, të cilët më pas paguanin baste për treshen e lart përmendur në platforma të paligjshme online.
Për çfarë kanë vënë bast mesfushorët italianë? Shumë gjëra janë ende të hapura në këtë drejtim, por futbollistëve u ndalohet rreptësisht bastet në ndeshjet e futbollit.
Zaniolo dhe Tonali treguan se ata kurrë nuk kanë vënë baste për ndeshje futbolli, por vetëm në lojëra letrash (blackjack dhe poker) dhe burime të caktuara në Itali pohojnë se ata kanë vendosur bast edhe në ndeshje futbolli të ekipit të tij, veçanërisht për Zaniolon që mendohet se ka qenë në stol në një ndeshje Kupe kur luante me Romën. Ish-anëtari i Romës mësohet se ka vënë bast për ndeshjet e skuadrës së tij dhe po ashtu përmendet se është e përfshirë edhe nëna e tij Françeska.
Lajmi kryesor:
Skandali në Serie A me bastet, Corona: Të përfshirë 10 futbollistë të tjerë dhe 6 klube
S.Dh/ReportTv.al