Zaniolo dhe Tonali

Skandali në Serie A me bastet, Corona: Të përfshirë 10 futbollistë të tjerë dhe 6 klube

14 Tetor 2023, 12:31| Përditesimi: 14 Tetor 2023, 17:01

  • Share

Thellohet skandali i futbollistëve të Serie A të përfshirë në bastet e paligjshme. Sipas medieve tej Adriatikut, nuk janë vetëm Fagioli, Zanioli, Tonali dhe Zaleuski, ndërsa mendohet se numri i futbollistëve që kanë bërë evazion fiskal dhe kanë marrë pjesë në baste të paligjshme (vendosur edhe për skuadrat e tyre) është edhe më i madh.

"Bombën" e plasi Fabrizio Corona, njeriu i njohur për paparacët në Itali dhe një personazh i njohur. Në një bisedë për "Corrierre Dello Sport", Corona tregon se janë gjashtë klube dhe dhjetë futbollistë të tjerë të përfshirë, pa prekur këtu Serie B.

"Dijeni se janë të përfshirë të paktën 10 futbollistë të tjerë, 5-6 agjentë futbolli e klube, ka edhe strofulla klandestine të lojërave të fatit. Ky hetim do të trondisë Italinë. Sa skuadra futbolli janë të përfshira? Pesë apo gjashtë. Nuk mund t’i përmend emrat, përndryshe do të hetohem edhe unë", tha Corona.

Sa i takon burimit të informacionit, ai tha se është xhaxhai i një ish-lojtari të Interit në kohën e Mourinhos, që më pas hapi edhe ai një biznes të tillë kur pa përfshirjen e madhe të futbollistëve në këtë aktivitet.

"Do të tregojmë emra të tjerë dhe do të zbulojmë burimin tonë të lajmit. Ai është xhaxhai i një ish-lojtari të Interit të Mourinhos, mik i ngushtë i Mario Balotellit. Mario është një mik i imi, ka ardhur shumë herë këtu, është tronditur nga provat që i kam dhënë. Xhaxhai tha se nipi i tij ishte shpërngulur në Romë dhe më pas hapi një strofkë bixhozi", shpjegon Corona.

Corriere Dello Sport bën me dije se Tonali, në siklet dhe mes lotëve i ka rrëfyer familjarëve se është i varur nga bixhozi dhe se do pranonte ndihmën e terapistëve, për të lënë vesin.

Kumari nuk është krim (gjithsesi është i ndaluar nëse bastet vendosen me bastevënës të paautorizuar nga shteti italian), por neni në fjalë specifikon ndalimin "për subjektet e sistemit federal, për menaxherët, për anëtarët e shoqërive që i përkasin sektorit profesional të vendosin ose pranojnë baste, drejtpërdrejt ose tërthorazi, edhe nga palët e autorizuara për t'i marrë ato, të cilat kanë si objekt rezultate në lidhje me ndeshjet zyrtare të organizuara në kuadër të FIGC, FIFA dhe UEFA".

 

Ora 17:01
Detaje të reja/ 22-vjeçari Nicolo Fagioli shpenzoi të paktën një milionë euro për baste në vetëm pak muaj

"La Repubblica" në Itali ka ndarë detaje të reja në lidhje me skandalin e basteve, ku përfshihen disa personazhe të njohur nga bota e futbollit italian dhe lajmet e fundit lidhen me mesfushorin e Juventusit Nicola Fagioli, me të cilin nisi gjithçka, kur autoritetet në Torino nisën përgjimet për bastet në platformat e paligjshme.

Thuhet se Nicola Fagioli ka paguar më shumë se një milionë euro në vetëm pak muaj në një llogari të paligjshme. Por kush e prezantoi çështjen? Në këtë pikë, raportet nga Italia janë ende jo shumë të qarta. Disa burime pohojnë se pas gjithë kësaj qëndron Nicolo Zaniolo, lojtar i Aston Villas.

"La Repubblica" citoi si burim Fagiolin, i cili dyshohet se prezantoi Zaniolo-n si dhe Sandro Tonalin  me një grup agjentësh bastesh, të cilët më pas paguanin baste për treshen e lart përmendur në platforma të paligjshme online.

Për çfarë kanë vënë bast mesfushorët italianë? Shumë gjëra janë ende të hapura në këtë drejtim, por futbollistëve u ndalohet rreptësisht bastet në ndeshjet e futbollit.

Zaniolo dhe Tonali treguan se ata kurrë nuk kanë vënë baste për ndeshje futbolli, por vetëm në lojëra letrash (blackjack dhe poker) dhe burime të caktuara në Itali pohojnë se ata kanë vendosur bast edhe në ndeshje futbolli të ekipit të tij, veçanërisht për Zaniolon që mendohet se ka qenë në stol në një ndeshje Kupe kur luante me Romën. Ish-anëtari i Romës mësohet se ka vënë bast për ndeshjet e skuadrës së tij dhe po ashtu përmendet se është e përfshirë edhe nëna e tij Françeska.

Ora 14:29
Skandali me bastet/ Sandro Tonali i varur nga bixhozi, pranon mes lotësh ndihmën e terapistëve


Goditja e madhe për Sandro Tonalin. Ish-mesfushori që la Milanin për të kaluar te Newcastle është përjashtuar nga kombëtarja e Italisë, pasi është përfshirë në skandalin e basteve në platforma ilegale, teksa ka fshehur edhe të ardhurat. Veç tyre, kampioni i mesfushës duket se është i varur nga ajo që në fillim u duk si argëtim, por që tani i ka shkaktuar telashe.

Corriere Dello Sport bën me dije se Tonali, në siklet i ka rrëfyer familjarëve se është i varur nga bixhozi dhe se do pranonte ndihmën e terapistëve, për të lënë vesin.

"Ka frikë, goditja ishte e madhe", thonë të afërmit e tij. Kur agjentët e tij e informuan për nevojën që t'i drejtohej një terapisti për të kapërcyer problemin e varësisë ndaj lojërave të fatit, ai pranoi, megjithëse me siklet, raporton Corriere della Sport.

Ndërkohë Newcastle rezervoi një fluturim privat për të marrë mesfushorin nga Italia. Trajneri Eddie Howe është në pritje të tij dhe tashmë të premten ka kërkuar informacion për gjendjen e tij psikologjike, duke i dërguar një mesazh inkurajues.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?