'3 gjyqtarë, 2 mijë € secili', telefonata e Nejton Balit me të ëmën zbardhi korrupsionin: 10 mijë € ose vëllai dënohet me 5-10 vite burg/ SPAK filmime kur gjyqtarja mori ryshfet

10 Shtator 2020, 11:21| Përditesimi: 10 Shtator 2020, 15:33

  • Share

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i Mimoza Margjekës dhe avokatit Skënder Demiraj, të cilësuar si arrestimet e para në radhët e drejtësisë. Ata u akuzuan për korrupsion, që përmes ryshfetit të ndryshonin masën e sigurisë për Orion Balin nga "arrest me burg" në "garanci pasurore".

Ka qenë telefonata e vëllai të Orionit, Nejton bali me të ëmën e tij për të siguruar paratë që të lironte të vëllanë. Ai kishte marrë avokatin Skënder Demiraj të mbrojtur të vëllanë.

Demiraj përmes njohjeve të tij ka ofruar garancinë për të ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg, në arrest shtëpie duke i kërkuar 6 mijë euro pasi kishte 3 gjyqtarë për të paguar që do të merrnin vendimin për çështjen e të vëllait. Avokati  gjithashtu i ka kërkuar Nejton Balit që të fusni në llogari bankare 5 milionë lekë si garanci pasurore për të bindur gjykatën në ndryshimin e masës së sigurisë.

Nga të dhënat e siguruara nga SPAK nga transkriptet e bisedave telefonike të përgjuara mes Nejton Bali dhe të ëmës së tij, ai kërkon 6 mijë euro dhe në total duhen 10 mijë euro.

"Nejton i thotë të ëmës se ka komunikuar me të vëllanë, Orionin të cilin e ka sqaruar se ka biseduar me Skënderin dhe se kërkon 6 mijë euro si fillim për ta nxjerrë në arrest shtëpie dhe 4 mijë euro shkojnë në 10 mijë euro. Burri i huaj do 6 mijë euro si fillim pasi ka 3 gjyqtarë dhe nga dy secili, për të mos llogaritur më pas edhe Skënderin", zbardhet nga përgjimet e SPAK.

Të gjitha komunikimet dhe takimet e avokatit mes vëllezërve Bali dhe të Nejton me të ëmën kanë qenë të përgjuara dhe vëzhguara nga SPAK. E ëma ka filluar të kërkojë para borxh për të mbledhur lekën, ndërsa i biri Nejton i ka kërkuar që duhet patjetër që si fillim të japin 7 mijë euro  dhe se avokati donte pjesën e vet

"Duhen 7 mijë euro një herë patjetër pasi edhe Skënderi do ndonjë lekë. Lekët duhen nesër ose pasnesër dhe duhet t'ia çojë Skënderit që ta nxjerrë në arrest shtëpie që të ndryshojë masën e sigurimit. Shkojnë dikur rreth 10 mijë euro ose në të kundërt 5 deri në 10 vite burg" i thotë Nejton të ëmës nga përgjimet e SPAK.

S’mund ta lëmë në burg…s’e di nëse kemi 6 mijë euro,” ka thënë e ëma nga ana tjetër.

Ndërsa në përgjimet e SPAK avokati Skënder Demiraj i ka thënë Nejton se “Kam futur njerëz me peshë….Do kontaktoj me një biznesmen…ai vetë nuk njeh gjyqtarë, por djali i tij, Klaudio Zhilla, njeh".

Zhilla është një tjetër sekser që njihej me Arben Carën dhe kishte vënë në dispozicion ambientet e hotelit të tij për të dhënë ryshfetin. Ka qenë Arben Cara që ka marrë paratë dhe ia ka dorëzuar të shoqes.  

Në fund kur masa ndryshohet avokati merr në telefon Nejton Bilën dhe i thotë: Mbaroi punë

Cara dhe Margjeka kanë qenë në vëzhgimin nga policia e shtetit dhe SPAK  pasi një sërë provash dolën nga përgjimet dhe vëzhgimet kur kanë marrë leket duke i mbërthyer ata me prova. Përmes përgjimeve dhe filmimeve kanë vërtetuar dhe siguruar provat se gjyqtarja e Apelit Korçë, Mimoza Margjeka dhe bashkëshorti i saj, dekan i fakultetit të Juridikut në Universitetin e Durrësit, Arben Cara kanë marrë ryshfet.

Grupi u arrestua një ditë më parë ku bashkëshorti i gjyqatres Arben Cara dhe dy sekserët Nejton Bali dhe Klaudio Zhilla u vendos "arrest me burg", ndërsa avokati dhe gjyqtarja u lanë në "arrest shtëpie", të gjithë të akuzuar për korrupsion aktiv.

Gjyqtarja Mimoza Margjeka

1599729786_1599657270ArbenCara.jpg

Arben Cara dhe Skënder Demiraj

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 10/09/2020 14:14

    Nena e shkrete u bo cope per ti gjetur leket dhe si perfundim jo nje djale por dy djemte e saj do te perfundojne ne burg ndersa Ajo qe mori leket dhe dha nje vendim kundra ligjit qendron ne arrest shpie, ku neser do te dali njoftimi se gjyqtarja ka ikur ne drejtim te paditur.Mjere Nena e shkrete.

    Përgjigju
  • Kali i betejes: 10/09/2020 12:13

    Pavarsisht se ky eshte korrupsion i nivelit 6 mije euro, nuk kam pare nje pronomcim nga Drejtuesit e Universitetit, ku punon Profesor Sekseri. A duhet ti thone dicka prinderve qe dergojne femijet per tu shkolluar ne ate Universitet?!

    Përgjigju
  • Spakut: 10/09/2020 11:55

    Ore qfar drejtësie, askun në bot nuk ka ende pa vendim gjykate dalin provat dhe dëshmit në fusha të hapura...???

    Përgjigju
  • ANDRI: 10/09/2020 11:45

    hAJDE spak HAJDE, ORE PO SI E LINI TE KIRE ATA JANE KOKA E TERE PAZARIT, turppppp! PALSE SA DO KENE BERE ME PARE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?