Detaje të reja dalin nga sulmi me armë zjarri në drejtim të lokalit të Gjovalin Prendit në fshatin Pllanë të Lezhës. Në drejtim të lokalit u qëllua tre herë me pistolete në pjesën hyrëse. Në momentin e ngjarjes lokali ka qenë i mbyllur dhe janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Ka qenë pronari i cili ka shkuar për të hapur biznesin në orët e mëngjesit dhe ka konstatuar atë çfarë i kishte ndodhur, duke lajmërua menjëherë policinë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar tre gëzhoja pistoletë të cilat pritet të analizohen nga grupi hetimor, ndërsa janë ngritur pika kontrolli dhe po krihet e gjitha zona me qëllim identifikimin dhe kapjen e autoreve.
Biznesi i cili u sulmua me armë nuk ka patur kamera sigurie dhe ndodhet disa metra larg zonës së banuar, ndërsa pronari mësohet te këtë thënë se nuk ka konflikte.
Gjovalin Prendi rezulton të jetë xhaxhai i Taulant dhe Aurel Prendit të cilëve ju bë atentat me armë zjarri në shkurt të vitit 2014. Policia bën të ditur se pista kryesore e hetimeve në lidhje me sulmin me armë është përqendruar tek veprimtaria e djalit dhe nipave të pronarit jashtë vendit, piste e cila u hetua edhe për atentatin me armë në vitin 2014-të.
Lajmi kryesor: