Në 2014 i vranë nipin në atentat, sulmohet me armë lokali i Gjovalin Prendit në Lezhë! Gjenden 3 gëzhoja, pistë hetimi veprimtaria e djemve dhe nipërve të tij

26 Dhjetor 2020, 08:18| Përditesimi: 26 Dhjetor 2020, 11:10

  • Share

Qëllohet me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të Gjovalin Prendit mëngjesin e sotëm. Persona edhe të paidentifikuar kanë hapur zjarr në drejtim të lokalit dhe më pas janë larguar. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar nga të shtënat me armë zjarri.

Lokali ndodhet në fshatin Pllanë të Lezhës rreth orës  06:30 të mëngjesit të sotëm në rrethana ende të paqarta. Gjovalin Prendit në 2014 i kanë ekzekutuar me breshëri kallashnikovi nipin Taulant Prendi 27 vjeç, ndërsa mbeti i plagosur vëllai i Taulantit, Aurel Prendi, 25 vjeç. Në drejtim të lokalit u qëllua tre herë me pistoletë në pjesën hyrëse. Në momentin e ngjarjes lokali ka qenë i mbyllur dhe janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Ka qenë pronari i cili ka shkuar për të hapur biznesin në orët e mëngjesit dhe ka konstatuar atë çfarë i kishte ndodhur, duke lajmërua menjëherë policinë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar tre gëzhoja pistoletë të cilat pritet të analizohen nga grupi hetimor. Biznesi i cili u sulmua me armë nuk ka patur kamera sigurie dhe ndodhet disa metra larg zonës së banuar, ndërsa pronari mësohet te këtë thënë se nuk ka konflikte. Pista kryesore e hetimeve në lidhje me sulmin me armë është përqendruar tek veprimtaria e djalit dhe nipave të pronarit jashtë vendit, piste e cila u hetua edhe për atentatin me armë në vitin 2014-të.

Lokali ndodhet në rrugën nacionale Lezhë-Milot, pranë urës së Milotit, pranë vendit ku ndodhur atentati në 2014 ndaj nipit të Gjovalin Prendit. Ekzekutimi në 2014 ndodhi pranë Urës së Milotit, ku dy vëllezërit Prendi së bashku me Klodian Ndreca, 28 vjeç, po udhëtonin me një makinë tip "Golf" ku dy persona ka qëlluar mbi 20 herë me kallashnikov në drejtim të tyre. Klodjani dhe Taulanti mbetën të vdekur në vend, ndërsa u plagos rëndë Aurrel Prendi.

Policia ka nisur hetimet për sqarimin e arsyeve dhe kapjen e autorëve, të cilët sulmuan lokalin e Gjovalin Prendit, ndërsa janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës.

Ora 11:04
Detaje të reja nga sulmi më armë në lokalin në Lezhë/ Gjenden 3 gëzhoja, pistë hetimi veprimtaria e djemve dhe nipërve të Gjovalin Prendit

Detaje të reja dalin nga sulmi me armë zjarri në drejtim të lokalit të Gjovalin Prendit në fshatin Pllanë të Lezhës. Në drejtim të lokalit u qëllua tre herë me pistolete në pjesën hyrëse. Në momentin e ngjarjes lokali ka qenë i mbyllur dhe janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Ka qenë pronari i cili ka shkuar për të hapur biznesin në orët e mëngjesit dhe ka konstatuar atë çfarë i kishte ndodhur, duke lajmërua menjëherë policinë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar tre gëzhoja pistoletë të cilat pritet të analizohen nga grupi hetimor, ndërsa janë ngritur pika kontrolli dhe po krihet e gjitha zona me qëllim identifikimin dhe kapjen e autoreve.

Biznesi i cili u sulmua me armë nuk ka patur kamera sigurie dhe ndodhet disa metra larg zonës së banuar, ndërsa pronari mësohet te këtë thënë se nuk ka konflikte.

Gjovalin Prendi rezulton të jetë xhaxhai i Taulant dhe Aurel Prendit të cilëve ju bë atentat me armë zjarri në shkurt të vitit 2014.  Policia bën të ditur se pista kryesore e hetimeve në lidhje me sulmin me armë është përqendruar tek veprimtaria e djalit dhe nipave të pronarit jashtë vendit, piste e cila u hetua edhe për atentatin me armë në vitin 2014-të.

Ora 09:24
Xhama të thyer dhe shenja plumbash, pamjet nga lokali i qëlluar me armë zjarri

Report tv ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes nga lokali në fshatin Pllanë e Lezhë, i cili u qëllua me armë zjarri në orët e para të mëngjesit. Xhama të thyer dhe shenja plumbash vihen re në lokal. Policia vijon hetimet dhe po bën krehjen e zonës për të kapur autorët e sulmit dhe zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.

Ora 09:00
Si u ekzekutua nipi i Gjovalin Prendit, të cilit iu sulmua lokali në Lezhë! Çfarë thoshte xhaxhai për ngjarjen

Dy të vrarë dhe një i plagosur është bilanci i një ekzekutimi me armë të ndodhur në afërsi të urës së Milotit në shkurt të 2014.   

Dy vëllezërit Taulant dhe Aurrel Prendi së bashku me Klodian Ndreca, 28 vjeç, po udhëtonin me një makinë tip "Golf" ku dy persona ka qëlluar mbi 20 herë me kallashnikov në drejtim të tyre. Klodjani dhe Taulanti mbetën të vdekur në vend, ndërsa u plagos rëndë Aurrel Prendi.

Sipas policisë pista kryesore e hetimit është se objektivit i atentatit mund të ketë qenë Klodian Ndreca, 28 vjeçari i cili po drejtonte makinen. Ndërsa dy vëllezërit Prendi, djem halle me Ndrecën, ishin viktima të rastësishme pasi kishin qenë në makinë me Klodianin në momentin e ekzekutimit. Por nuk përjashtohet pista e hetimit se objektivi mund të jetë ngatërruar dhe objektiv i atentatit mund të ketë qenë ish pronari i automjetit, shtetasi me iniciale M.P, i cili dyshohet se ka precedente penalë në Itali.

Xhaxhai i vëllezërve Prendi në një prononcim për median thotë se nuk kanë pasur asnjë konflikt dhe i kërkojnë qeverisë të zbardhë vrasjen dhe të vihet në vend drejtësia. 

“Ngjarja na ka shokuar. Ne nuk kemi patur konflikt me asnjeri. I kërkoj qeverisë Rama që të vihet drejtësia në vend.”- thotë Gjovalin Prendi. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?