Report tv ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes nga lokali në fshatin Pllanë e Lezhë, i cili u qëllua me armë zjarri në orët e para të mëngjesit. Xhama të thyer dhe shenja plumbash vihen re në lokal. Policia vijon hetimet dhe po bën krehjen e zonës për të kapur autorët e sulmit dhe zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.
Lajmi kryesor:
Në 2014 i vranë nipin në atentat, sulmohet me armë lokali i Gjovalin Prendit në Lezhë! Gjenden 3 gëzhoja, pistë hetimi veprimtaria e djemve dhe nipërve të tij
I.K/ReportTv.al