Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me tragjedinë e ndodhur në familjen Haliti nga Gjilani ku humbën jetën çifti i bashkëshortëve edhe gjyshja. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka zbardhur dëshminë ë mjekëve në qendrën shëndetësore të Manzës, ku deklarojnë se këto vdekje kanë qenë të dyshimta dhe se anëtarët nuk kanë vdekur në të njëjtën kohë por njëri pas tjetrit me 24 orë diferencë. Sipas kolegëve të dy mjekëve Jonuz Karaj dhe Shyqyri Beqja që po ndiqen penalisht, shprehen se ata kanë respektuar protokollin dhe u kanë bërë serum dhe vitamina.
Gjithashtu familja Haliti dy ditë para se të helmoheshin me kërpudhat, ishin interesuar në qendrën shëndetësore të Manzës për të bërë vaksinën antiCOVID , por ishte refuzuar pasi nuk ishin pjesë e grupeve të riskut. 3 familjarët më datë 5 janë paraqitur për simptomat e helmimit.
"Janë trajtuar në Manzë. Nuk kemi bërë mjekim të gabuar kemi ndjekur protokollin. Kemi aplikuar serum me vitamina sipas protokollit. Vdekjet janë të dyshimta dhe të hetohet pasi ato nuk kanë ndodhur të tjera njëherza, por çdo 24 orë njëri p[as tjetrit duke nisur nga data 6, 7 dhe 8 maj", thanë mjekët
Gjithashtu familjes i ka ngordhur edhe qeni, që mendohet se mund të ketë konsumuar kërpudha. Dy mjeket Jonuz Karaj dhe Shyqyri Beqja që po procedohen në gjendje të lirë, nuk janë paraqitur sot në punë, por janë zevendëzuar nga kolegët e tyre.
Lajmi kryesor:
U helmuan nga kërpudhat në Gjirin e Lalzit, humbin jetën 3 anëtarët e familjes nga Gjilani! Kreu i qendrës shëndetësore Manëz për Report Tv: Janë ndjekur të gjitha protokollet, nuk ka pasur neglizhencë
//ReportTv.al