Kronikë

U helmuan nga kërpudhat në Gjirin e Lalzit, humbin jetën 3 anëtarët e familjes nga Gjilani! Kreu i qendrës shëndetësore Manëz për Report Tv: Janë ndjekur të gjitha protokollet, nuk ka pasur neglizhencë

9 Maj 2021, 08:37| Përditesimi: 9 Maj 2021, 19:16

  • Share

Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti janë tre pjesëtarët e familjes nga Gjilani, banues në Gjirin e Lalzit, të cilët humbën jetën në Shqipëri, si pasojë e helmimit nga kërpudhat. Ngjara zë fill që të mërkurën e kësaj jave, kur ata paraqitën simptoma të rënda helmimi, pasi konsumuan kërpudha që i kishin mbledhur vetë në Gjirin e Lalzit. Por pavarësisht gjendjes së keqe shëndetësore, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti ndjenjën në shtëpi, duke u drejtuar për në ambulancën e Manzës të enjten në mëngjes, pasi qëndruan 6 orë me dhimbje të forta barku.

Pas mjekimit në ambulancë, ata u dërguan më pas sërish në shtëpi, por gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar edhe më tej, ku janë transportuar më pas drejt spitalit të Durrësit. Pasi nuk po përmirësoheshin, ata u transportuan drejt Tiranës, ku humbën jetën të premten, ndërsa për ngjarjen u raportua vetëm ditën e djeshme.

Pritet ekspertiza për të sqaruar çfarë ka ndodhur realisht me tre pushuesit, ndërsa policia ka proceduar penalisht dy mjekët e qendrës shëndetësore në Manzë, mjekun Shyqyr Beqajn 54 vjeç  dhe Jonuz Karajn, 60 vjeçar, për veprën penale "Mjekim i pakujdesshëm". 

Kreu i qendrës shëndetësore të Manzës. Anesti Kamberi në një prononcim për Report Tv tha shkurt se janë ndjekur të gjitha protokollet dhe nuk ka pasur asnjë neglizhim nga mjekët për rastin tragjik të 3 anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani.

"Janë ndjekur të gjitha protokollet, dhe nuk ka pasur asnjë neglizhencë nga mjekët" tha shkurt mjeku për gazetarin Arsen Rusta.

Ndërkohë, gazetari Arsen Rusta bën me dije se në dëshminë e tyre, jashtë kamerave, dy mjekët e proceduar janë shprehur se ata i mjekuan të tre personat sipas protokollit, me serum e vitamina, ndërsa theksojnë se vdekjet janë të dyshimta, duke kërkuar nisjen e hetimeve. Sipas mjekëve, ata kanë ndërruar jetë njëri pas tjetrit, me një diferencë prej 24 orësh.

Rezulton se ka ngordhur edhe qeni i familjes Haliti, që e kishin marrë me vete në shtëpinë  e pushimit në Gjirin e Lalzit, që dyshohet se mund të ketë ngrënë mbetje të ushqimit që mund t'i kenë sjellë vdekjen tre anëtarëve të kësaj familje.  

Familja Haliti, gjyshja Elfete 78 vjeçe, djali i saj Afrimi 56 vjeç dhe gruaja e tij, Ferzinaze, 57 vjeçe, janë përcjellë sot në banesën e fundit në Gjilan.

“Miq e dashamirë, këto 3 ditë përjetuam ditët më të këqija të jetës, betejën e humbën që të tre. Ju njoftojmë se nesër, me datë 09.05, bëhet varrimi me ikindi në varrezat e qytetit. Të lutemi për shpirtin e tyre në këto netë të mëdha“, ka shkruar ai në Facebook.

3 anëtarët e familjes Haliti që humbën jetën

Ora 18:20
U helmuan nga kërpudhat në Gjirin e Lalzit, përcillen në banesën e fundit tre anëtarët e familjes Haliti

1620577320_33E182CFB939422395C57AB42597DBAD780x4701.png

Tre anëtarë të familjes Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti nga Gjilani të cilët kanë ndërruar jetë pasi janë helmuar nga kërpudhat janë përcjellë për në banesën e fundit. Nëna djali dhe nusja, dyshohet se kanë vdekur pas konsumimit të kërpudhave, ndërsa viktimave iu dha sot lamtumira e fundit. Mediet kosovare raportojnë se ceremonia mortore është zhvilluar në Gjilan, nga ishte dhe familja Haliti.

Ora 11:59
Video/ Humbën jetën 3 anëtarët e familjes nga Gjilani pas helmimit nga kërpudhat, publikohen pamjet nga banesa e tyre në Gjirin e Lalzit

Në pamjet që shihni më lart duket banesa e familjes Haliti nga Kosova, e cila ishte vendosur me banim në Gjirin e Lalzit, ndërkohë që 3 pjesëtarë të saj ndërruan jetë pasi dyshohet se u helmuan nga kërpudhat. Familja Haliti, gjyshja Elfete 78 vjeçe, djali i saj Afrimi 56 vjeç dhe gruaja e tij, Ferzinaze, 57 vjeçe, ndërruan jetë me një diferencë 24 orë pas njëri-tjetrit, ndërsa mjekët e qendrës shëndetësore të Manzës janë proceduar për "mjekim të shkujdesur".  

Ora 11:09
Vdekja nga helmimi i tre anëtarëve të familjes nga Gjilani, kreu i qendrës shëndetësore Manëz për Report Tv: Janë ndjekur të gjitha protokollet, nuk ka pasur neglizhencë (VIDEO)

Kreu i qendrës shëndetësore të Manzës. Anesti Komberi në një prononcim për Report Tv tha shkurt se janë ndjekur të gjitha protokollet dhe nuk ka pasur asnjë neglizhim nga mjekët për rastin tragjik të 3 anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani.

"Është dhënë ndihma mjekësore sipas të gjitha protokolleve në kohë rekord, dhe nuk ka pasur asnjë neglizhencë nga mjekët" tha shkurt mjeku për gazetarin Arsen Rusta.

3 anëtarët e familjes Haliti Elfete, Afrim dhe Ferzinaze dyshohet se humbën jetën pas helmimit nga kërpudhat në banesën e tyre në Gjirin e Lalzit, ndërsa po ndiqen penalisht në gjendje të lirë edhe dy mjekët e qendrës shëndetësore të Manzës për Shyqyr Beqajn 54 vjeç  dhe Jonuz Karajn, 60 vjeçar, për veprën penale "Mjekim i pakujdesshëm".

Ora 10:48
Detaje të reja nga tragjedia e familjes nga Gjilani, mjekët e Manzës: Vdekjet të dyshimta, humbën jetën 24 orë diferencë nga njëri-tjetri! I ngordhi edhe qeni

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me tragjedinë e ndodhur në familjen Haliti nga Gjilani ku humbën jetën çifti i bashkëshortëve edhe gjyshja. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka zbardhur dëshminë ë mjekëve në qendrën shëndetësore të Manzës, ku deklarojnë se këto vdekje kanë qenë të dyshimta dhe se anëtarët nuk kanë vdekur në të njëjtën kohë por njëri pas tjetrit me 24 orë diferencë. Sipas kolegëve të dy mjekëve Jonuz Karaj dhe Shyqyri Beqja që po ndiqen penalisht, shprehen se ata kanë respektuar protokollin dhe u kanë bërë serum  dhe vitamina.

Gjithashtu familja Haliti dy ditë para se të helmoheshin me kërpudhat, ishin interesuar në qendrën shëndetësore të Manzës për të bërë vaksinën antiCOVID , por ishte refuzuar pasi nuk ishin pjesë e grupeve të riskut. 3 familjarët më datë 5 janë paraqitur për simptomat e helmimit.

"Janë trajtuar në Manzë. Nuk kemi bërë mjekim të gabuar kemi ndjekur protokollin. Kemi aplikuar  serum me vitamina sipas protokollit. Vdekjet janë të dyshimta dhe të hetohet pasi ato nuk kanë ndodhur të tjera njëherza, por çdo 24 orë njëri p[as tjetrit duke nisur nga data 6, 7 dhe 8 maj", thanë mjekët

Gjithashtu familjes i ka ngordhur edhe qeni, që mendohet se mund të ketë konsumuar kërpudha. Dy mjeket Jonuz Karaj dhe Shyqyri Beqja që po procedohen në gjendje të lirë, nuk janë paraqitur sot në punë, por janë zevendëzuar nga kolegët e tyre.

1620550198_Screenshot1.jpg

Ora 09:15
'Po kalojmë mirë, kemi mbledhur kërpudha', familjari rrëfen mesazhin e fundit nga vëllai, para se të humbte jetën nga helmimi së bashku me gruan dhe nënën

Fotoja e fundit që Afrim Haliti i dërgoi vëllait

Vëllai i Afrim Halitit, i cili humbi jetën pas helmimit nga kërpudhat, së bashku me nënën dhe gruan, ka treguar mesazhin e fundit që mori nga ai. Në dëshminë e tij në polici, vëllai i viktimës tha se ai i kishte dërguar një foto, duke i treguar se ata ishin në pyll duke mbledhur kërpudha dhe se po kalonin shumë mirë, por më pas mori lajmin ata ishin shtruar në spital.

 “Vëllai me çoi këtë foto dhe më tha qe ‘po kalojmë mirë, kemi mbledhur kërpudha ne pyll’. Djali ka ardhur pasi mësoi se familjaret u shtruan në spital. Në polici djali tha se vëllai nena dhe kunata kanë konsumuar kërpudhat e mbledhura në pyllin e Lalzit. Djali do tërheqë trupat nga morgu i Tiranës, për t’i çuar në Gjilan ku do bëhet varrimi i tyre”, ka thënë ai.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?