Fotoja e fundit që Afrim Haliti i dërgoi vëllait
Vëllai i Afrim Halitit, i cili humbi jetën pas helmimit nga kërpudhat, së bashku me nënën dhe gruan, ka treguar mesazhin e fundit që mori nga ai. Në dëshminë e tij në polici, vëllai i viktimës tha se ai i kishte dërguar një foto, duke i treguar se ata ishin në pyll duke mbledhur kërpudha dhe se po kalonin shumë mirë, por më pas mori lajmin ata ishin shtruar në spital.
“Vëllai me çoi këtë foto dhe më tha qe ‘po kalojmë mirë, kemi mbledhur kërpudha ne pyll’. Djali ka ardhur pasi mësoi se familjaret u shtruan në spital. Në polici djali tha se vëllai nena dhe kunata kanë konsumuar kërpudhat e mbledhura në pyllin e Lalzit. Djali do tërheqë trupat nga morgu i Tiranës, për t’i çuar në Gjilan ku do bëhet varrimi i tyre”, ka thënë ai.
Lajmi kryesor: