Kronikë

Detaje të reja nga vrasja në Has/ Konflikti nisi për shkak të rrugës që është hapur mes tokave

7 Maj, 20:16| Përditesimi: 7 Maj, 20:18

  • Share

Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti në fshatin Pla në Has ku mbeti i vrarë 34-vjeçari. Sipas raportimeve të gazetarit të Report Tv Benet Beqiri konflikti ka nisur për shkak të një rruge e cila ndante dy shtëpitë.

Toka ka qenë më parë e ish-ndërmarrjes bujqësore dhe ka qenë pa certifikatë pronësie. Mësohet se një nga nga familjet ka hapur edhe rrugë kalimi vite më parë. Gjurma e rrugës ka qenë burim konfliktesh prej vitesh, pasi dy familjet pretendojnë se rruga ka prekur pronat e tyre. Rruga që bëhet fjalë është dhe ajo që shihet në foto. 


Lajmi kryesor:

Konflikti për pronën merr jetë në Has/ Vajza godet me sëpatë fqinjët burrë e grua, djali i tyre vjen nga Anglia dhe i vret të vëllanë! Shkak i sherrit një rrugë që ndante tokat (EMRAT)


H.K/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?